Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Në ditën e parafundit të vitit 2015, kryetari opozitës maqedone Zoran Zaev tha publikisht diçka shumë interesante, të padëgjuar deri më sot nga një lider sllavo-maqedon. Zaev, duke folur në hyrje të selisë së Prokurorisë Speciale, tha se Maqedonia nuk mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në prill, me më shumë votues se banorë. Zaev madje dha shifra të sakta duke thënë se nuk mund të lejohet që Maqedonia të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një trupë zgjedhore prej 1 milion e 750 mijë votuesish, kur popullsia e përgjithshme e vendit është më pak se 1 milion e 650 mijë banorë.
Me këtë thënie Zaev pohoi se në establishmentin politik sllavo-maqedon ka pasur një pajtim të dy partive të mëdha, SDSM dhe VMRO-DPMNE, që numri popullsisë sllavo-maqedone të rritet në letër, duke u llogaritur edhe emigrantët të cilët e kanë lëshuar vendin që prej shumë e shumë viteve, e shpesh edhe të vdekurit, në mënyrë që sllavo-maqedonët të përbëjnë, në letër, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit. Tashmë kur ky pakt po shkelet për interesa politike, duke u krijuar vota fiktive sllavo-maqedone për partinë në pushtet, çka është rasti me VMRO-DPMNE, që është në pushtet prej rreth dhjetë viteve, Zaev thotë se ky pakt arritur për shkak të interesit të përbashkët për ekzistencën e Maqedonisë të sunduar nga sllavo-maqedonët, nuk mund të jetë më në fuqi. Pra, Zaev dërgoi një kumt Gruevskit: Duhet të zgjedhësh mes pushtetit të fituar me vota maqedonësh inekzistues, dhe ekzistencës së Maqedonisë si shtet.
Nëse Zaev do t? qëndrojë fjalës, atëherë ai do të pranojë që të hyjë në zgjedhje vetëm nëse numri përgjithshëm trupës zgjedhore zbret në 1 milion e 300 mijë vetë. Nëse Zaev do të pranojë që të hyjë në zgjedhje me një trupë zgjedhore prej afërsisht 1 milion e 750 mijë votuesish, do të thotë se është përtëritur marrëveshja e fshehtë për ekzistencën kombit maqedon që përbën shumicën e popullsisë në Maqedoni, duke u dhënë garanci të ndërsjellta se ky realitet rremë nuk do të interferojë në realitetin zgjedhor të vendit.
Nëse Maqedonia ka 400 mijë sllavo-maqedonë më pak, çka del nga thënia e Gruevskit, do të thotë, sipas censusit të vitit 2002 (i fundit mbajtur në vend), që në vend ka jo më shumë se 900 mijë sllavo-maqedonë. E nëse e llogarisim përqindjen e shqiptarëve atje, mbi një popullsi prej më pak se 1 milion e 650 mijë banorësh, do të thotë se shqiptarët, të cilët sipas censusit të vitit 2002 janë 509,000 banorë, përbëjnë rreth 31% të popullsisë, dhe jo 25% sa njihen zyrtarisht. E duke llogaritur rritjen demografike të këtyre 14 viteve, që është vetëm te shqiptarët dhe jo te sllavo-maqedonët, numri të cilëve vazhdon të zvogëlohet, atëherë del se, edhe sipas dinamikës së të dhënave të censusit të vitit 2002, pa marrë parasysh zvogëlimin e popullsisë shqiptare në këtë proces, shqiptarët janë sot rreth 40% të popullsisë në Maqedoni.
Nëse Zaev qëndron fjalës, dhe duhet besuar se do t? qëndrojë ndryshe hyn paraprakisht si humbës në zgjedhjet e ardhshme, atëherë zgjedhjet e prillit të këtij viti do të jenë një provë për realitetin etnik në Maqedoni. Me këtë rast ka shumë gjasa që zgjedhjet politike të shkaktojnë një tërmet gjeopolitik në vendin fqinj, në kuptimin që e kam thënë më lart.
Tërmeti tjetër gjeopolitik ka shumë gjasa të ndodhë në tetor, me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Tashmë është përfundimisht e qartë se ekzistenca e Malit të Zi, si shtet pavarur, madje edhe ekzistenca e kombit malazez, si bashkësia më e madhe etnike në këtë vend, është e kushtëzuar organikisht me qëndrimin në pushtet të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, të kryesuar nga Kryeministri Milo Gjukanoviç. Sipas censusit të fundit, atij të vitit 2011, 45% e popullsisë së vendit janë deklaruar malazezë etnikë, ndërsa 28% janë deklaruar serbë etnikë. Por, nga 278,865 vetë sa janë deklaruar malazezë etnikë, vetëm pakësia prej 122, 491 kanë deklaruar malazezishten si gjuhë amtare. Të tjerët, shumësia, 156,374 vetë kanë deklaruar serbishten si gjuhë amtare!
Opozita, e cila në këtë vend është opozitë etnike serbe, e shpjegon këtë mospërkim me trysninë e regjimit të Gjukanoviçit mbi popullsinë. Sado teperuar që të jetë ky mëtim opozitës, realiteti mirëfilltë etnik në Mal të Zi nuk mund të verifikohet sa kohë është në pushtet partia e Gjukanoviçit, e cila është shndërruar në parti-shtet. Që prej vitit 1991, Gjukanoviç ka qenë për rreth 15 vite kryeministër, post të cilin vazhdon ta mbajë ende. Përveç kësaj ka qenë katër vite President Republikës. Aleati tij, Filip Vujanoviç është President Malit të Zi që nga viti 2003 dhe në 2013 është rizgjedhur me një mandat të ri katërvjeçar. Vujanoviç më herët ka qenë për katër vite kryeministër (1998-2002). Ende më herët, Vujanoviç pati qenë Ministër Drejtësisë (1993-1996) dhe Ministër Punëve të Brendshme (1996-1998).
Në tetor të këtij viti në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet parlamentare ku 54 vjeçari Gjukanoviç, me ndihmën e aleatit të tij, do të kërkojë një mandat të ri, pas 19 viteve në pushtet si kryeministër dhe president. Ky rekord Azisë Qendrore, nuk mund të arrihej nga Gjukanoviç, së paku jo me mbështetjen e Perëndimit, nëse në vendin e tij, politika nuk do të ishte e ndarë ndërmjet malazezëve dhe serbëve. Opozita ka dhënë shenja se nëse do të vazhdojë sundimi partisë-shtet, në aleancë me minoritetet etnike, boshnjakët, shqiptarët, kroatët, do të jetë e detyruar që të kërkojë zgjidhje të tjera. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse e ka fjalën. Për një ndarje të Malit të Zi, sipas një vije etnike serbo-malazeze, duke u krijuar fillimisht një republikë serbe brenda Malit të Zi, në territoret e verilindjes, veriut dhe perëndimit të Malit të Zi, që mund t? bashkohen lehtë Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, që eventualisht do të shkëputet nga federata për t? iu bashkëngjitur Serbisë. Mali Zi do të mbijetojë si shtet duke ruajtur zonën përreth kryeqytetit Podgoricës dhe pjesën më të madhe të bregdetit, me rreth gjysmën e sipërfaqes që ka sot.
Edhe në rast se zgjedhjet e këtij viti në Maqedoni dhe Malin e Zi nuk do të sjellin drejtpërdrejt ato zhvillime që kam parashikuar unë këtu, përsëri zgjedhjet do të bëjnë që këto vende të hynë edhe më thellë në këto procese. Sigurisht që këto procese ndodhin nën mbikqyrjen dhe ndikimin e fuqive të mëdha ndërkombëtare, që më së shumti janë të angazhuara në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Por, për këto forca, është duke u bërë gjithmonë e më e vështirë që të mbajnë në jetë krijesat artificiale të tyre gjeopolitike, si Mali Zi i pavarur, me një komb malazez, dhe Maqedonia.
Një sprovë pak a shumë të ngjashme me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi do të kalojë edhe Kosova në 2016, me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në prill, për shkak të rrethanave të posaçme politike në të cilat do të ndodhë kjo gjë. Hashim Thaçi e kërkon postin e Presidentit si shpërblim për përkushtimin e tij për realizimin e projektit të Zajednicës, domethënë të institucionizimit të një republike serbe brenda Kosovës, të tillë që shtrihet si gjendër kanceroze gjithandej territorit të Kosovës, me metastazat e saj. Sendërtimi i idesë së Zajednicës ka një synim të dyfishtë, nga njëra anë ta hipotekojë Kosovën në Serbi dhe në anën tjetër, të krijojë një konflikt afatgjatë ndërmjet shqiptarëve në Kosovë. Ky konflikt ndërshqiptar në Kosovë do të skicohet midis atyre që do të pranojnë të qeverisin Kosovën e mbetur, si shpërblim për realizimin e projektit të Zajednicës, që ende është bërë vetëm paksa njohur, nga njëra anë, dhe shqiptarëve që nuk do ta pranojnë këtë, gjë në anën tjetër. Nga kjo pikëpamje, ky konflikt ka shumë gjasa që në ardhmëri ta çojë republikën e re në luftë civile ndërshqiptare.
Nuk merret vesh nëse kemi këtë lloj media sepse publiku nuk ...
Kam dëgjuar e lexuar shumë shqiptarë të thonë: Mjaft me këtë...
Me erdhi peshtire, kur pashe perpjekjen e mjerueshme te gaze...
Të gjithë e mbajnë mend spotin që Partia Socialiste bëri gja...
Nga Andi BUSHATINjë skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndarjes...
Nuk ka lindur shtatëdhjetë e tre vite më parë majë një kodre...
Do ta mbaj mend, asnjehere nuk do ta harroj, si vitin kur pe...
Nga Klodian TOMORRIRepublika e Weimarit ishte demokracia gjy...
Edhe pse projektligji që kërkon t’i mbajë kriminelët jashtë ...
Ditën e Pavarësisë, në Kosovë, arrestohet deputeti Albin Kur...
Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Në rini, ishte ...
U nisëm për demokraci, Europë, mirëqënie, individ të fortë, ...
Nga Arben BerishaNe keto zgjedhje te para, teorikisht demokr...
Dita e shpalljes së Pavarësisë është festa më e rëndësishme ...
Nga Eduart ZaloshnjaNë dy vjetët e para të qeverisjes, qever...
Nga Mero BazeAlbin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauz...
Eni BITRAKUSot ne diten me te shenjte dhe te ameshuar tregua...
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjed...
Nga Besnik ALIAJSot eshte dita me e rendesishme e kombit shq...
Nga Mentor KikiaPasi e kishte dërguar draftin për konsultim ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...