Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Dita e shpalljes së Pavarësisë është festa më e rëndësishme për çdo vend të botës të cilit gjatë historisë së tij i ka takuar të shpallë pavarësinë. Përjashtim bëjnë vende si Franca apo Anglia (Britania e Madhe), Gjermania, që nuk u ka ndodhur të shpallin pavarësinë. Asnjë vend në botë nuk e dublon atë duke krijuar një ditë tjetër të shënuar, një festë tjetër një ditë para, ose një ditë pas saj. Edhe vendet që nuk kanë pasur rastin të shpallin pavarësinë gjatë historisë së tyre dhe që kanë një tjetër festë si ditën më të rëndësishme nuk e dublojnë kurrë atë. Arsyeja është e qartë, dublimi do të thotë zhvlerësim. Dublimin e Ditës së Pavarësisë e ka bërë vetëm një vend në botë, Shqipëria, me ardhjen në pushtet të komunistëve në 1944.
Enver Hoxha e dubloi Ditën e Pavarësisë duke i ngjitur të nesërmen, në 29 nëntor atë e quajtën dita e çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistë. Shqipëria nuk është vetëm i vetmi vend në botë që ka dubluar Ditën e Pavarësisë, por edhe i vetmi vend në Europë që shpalli një ditë çlirimi në Luftën e Dytë Botërore, sipas logjikës së ditës kur është larguar nga vendi pushtuesi i fundit. Asnjë nga vendet e pushtuara nga Gjermaniza naziste dhe Italia fashiste në Europë nuk shpalli një ditë çlirimi që të jetë një festë zyrtare. Jugosllavia nuk kishte një ditë çlirimi. Greqia nuk kishte dhe nuk ka një ditë çlirimi. Franca nuk ka një ditë çlirimi. As Belgjika, Holanda, Norvegjia, Danimarka, Polonia, Çekosllovakia. Madje as Bashkimi Sovjetik, i cili luftoi më së shumti kundër Gjermanizë naziste dhe aleatëve të saj nuk shpalli si festë një ditë të çlirimit të territorit të tij nga pushtuesit gjermanë.
Shqipëria është një rast unik me shpalljen si ditë festive të çlirimit të ditës së supozuar të largimit të ushtarit të fundit pushtues nga territori i vendit. Historianët apologjizues të shtetit komunist shqiptar kanë bërë përpjekje ta justifikojnë shpalljen e ditës së çlirimit me logjikën e ditës së largimit të ushtarit të fundit pushtues, me argumentin se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që u çlirua nga forcat e saj çlirimtare, duke mos ardhur në territorin e Shqipërisë ushtri të huaja që luftonin kundër gjermanëve. Edhe kjo nuk është e vërtetë. Në Greqi, Danimarkë, Norvegji, gjithashtu nuk shkuan ushtri të huaja deri në momentin e largimit të gjermanëve. Edhe këto vende mund të kishin pretenduar se ishin çliruar me forcat e lëvizjeve të tyre të Rezistencës, por nuk e bënë një gjë të tillë se ishte qesharake dhe e pabesueshme.
Komunistët shqiptarë shpallën si çlirim të Shqipërisë falë luftës së Ushtrisë Partizane të udhëhequr prej tyre, pikërisht tërheqjen e forcave gjermane nga Shqipëria, në kuadrin e tërheqjes së përgjithshme të forcave gjermane në të gjithë frontet, në 1944. Kur Rumania, aleati i deriatëhershëm i Gjermanisë, kapitulloi në gusht 1944, Ushtria Sovjetike doli pa luftë në kufirin jugosllav, duke rrezikuar seriozisht që të bllokonte të gjithin forcat gjermane që gjendeshin në Ballkan. Për këtë arsye, forcat gjermane të Ballkanit nisën tërheqjen nga Ballkani në fillim të shtatorit. Sipas planit gjerman të tërheqjes, Shqipëri do të mbahej deri kur të tërhiqeshin trupat gjermane të Greqisë, një proces që kërkonte kohën e vet sepse në Greqi gjermanët kishin 13 divizione. (gjashtë në Greqinë kontinentale dhe shtatë në ishujt e shumtë grekë) Tërheqja e trupave gjermane nga Greqia përfundoi në 9 nëntor 1944 kur konvoji i fundit gjerman la Greqinë në itinerarin Follorinë-Manastir dhe hyri në territorin e Shqipërisë me kufijtë e 1913, të nesërmen, nga Qafë Thana. Në 11 nëntor ky konvoj gjerman u mësy nga avionët bombardues britanikë dhe amerikanë në Qafë Kërrabë, midis Elbasanit dhe Tiranës. Brenda jo më shumë se 20 ditëve nga largimi i gjermanëve nga Greqia, forcat ushtarake gjermane të mbetura në Shqipëri lanë vendin, duke u vonuar më shumë për shkak të mësymjeve të përditshme nga aviacioni britaniko-amerikan, çka i detyronte konvojet gjermane të udhëtonin natën.
A ka ikur gjermani i fundit nga Shqipëria në 28 apo në 29 nëntor 1944, kjo është një çështje dytësore. Kurdo që të jetë larguar gjermani i fundit nga Shqipëria, festa e çlirimit të Shqipërisë, me logjikën e largimit të ushtarit të fundit pushtues nga territori i vendit, është një shpikje e komunistëve shqiptarë, unike në Europë, e bërë me këshillën keqdashëse të jugosllavëve, në varësi të të cilëve e kishin vënë në atë kohë Shqipërinë komunistët shqiptarë. Qëllimi i parë ishte që të dublohej, pra të zhvlerësohej Dita e Pavarësisë, 28 nëntori, me 29 nëntorin si Ditë e Çlirimit. Madje kjo i kthente të dy festat dhe ngjarjet historike në komedi. Shqipëria shpalli Pavarësinë në 28 nëntor dhee u çlirua në 29 nëntor!!! Qëllimi i dytë ishte që Shqipëria të kishte një festë të përbashkët me Jugosllavinë. 29 nëntori ishte dita e konstituimit të Jugosllavisë së re komuniste në Konferencën e Jajces, në 29 nëntor 1943.
Është ironi e madhe që ligji 8253 dt. 30 tetor 1997, ?Për një ndryshim në Ligjin 7651, datë 21 dhjetor 1992 ?Për festat zyrtare?, i miratuar nga Kuvendi me shumicë të Partisë Socialiste, dhe që kishte si synim ta sanksiononte 29 nëntorin festë zyrtare si Ditë të Çlirimit, në gërmën c/1 të ligjit, del krejt jashtë objektit të tij dhe sanksionon se: ?29 nëntori është dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.?
Kur në ligj duhet të ishte shkruar: ?29 nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, është festë zyrtare.?
Duke u shkruar në ligj se 29 nëntori është dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, ligjbërësit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë artikuluar pasigurinë e tyre në atë që shënonte 29 nëntori për ta.
Beogradi punon me agjendë afatgjatë kundër shqiptarëve. Në 2014, shtatë dekada pasi me urdhër të Beogradit komunistët shqiptarë dubluan dhe zhvlerësuan Ditën e Pavarësisë Kombëtare, njëherësh edhe Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, shqiptarëve iu erdhi si dhuratë e dyshimtë nga qielli i Beogradit një flamur i zi, i ashtuquajtur Flamuri AUTOCHTHONOUS, i ashtuquajtur Flamuri i Shqipërisë Etnike. Beogradi ia doli të dublojë edhe flamurin kombëtar shqiptar falë naivitetit të shqiptarëve, një pjesë e madhe e të cilëve e pritën me entusiazëm flamurin e zi, duke thënë se ai i bëri krenarë./
Nga Eduart ZaloshnjaNë dy vjetët e para të qeverisjes, qever...
Nga Mero BazeAlbin Kurti i vlen Kosovës i lire, ndërsa kauz...
Eni BITRAKUSot ne diten me te shenjte dhe te ameshuar tregua...
Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjed...
Nga Besnik ALIAJSot eshte dita me e rendesishme e kombit shq...
Nga Mentor KikiaPasi e kishte dërguar draftin për konsultim ...
fb.com/bledi.maneinstagram.com/bledimaneGjate vitit qe shkoi...
Kur në përvjetorin e njëzet e katërt të themelimit të PS, Ed...
Ben Blushi ka ndërruar taktikë. Shkrimet i lexon një herë në...
Nga Klodian TomorriPer nje kohe shume te gjate Bankat Qendro...
Kush lexon Kuranin nuk mund të mos vërejë se Allahu përsërit...
U bënë disa muaj që nuk kam përdorur këtë foltore, pasi fjal...
Në të bërët Selam, Sala është gjenial. Por nuk është vetën S...
Ne vend te anekdotes:Ike prapë në Kinë shef? Bëfsh qejf e ja...
Kurre me shume se kete vjeshte nuk e kam ndjere keqardhjen p...
Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist total...
Ka një përpjekje të opozitave shqiptare në Tiranë dhe Prisht...
Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përd...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka,...
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...