Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka, vjosa, puka, myzeqera, divjaka, zadrima, krraba. Sado i marrosur të jesh pas tyre, ato janë femra që nuk mbarsen. Po deshe nuse që pasi ta mbarsësh të mos pjelli bastarda, ik merre në Mlik.
-Faleminderit për këshillën, po nisem që tani. Por ku ndodhet Mliku ? Mlikun nuk e mban asnjë hartë, madje as Google Earth-i, se në momentin që sateliti kishte fotografuar zonën, mbi Mlik kishin qëndruar ca re. S’ka problem. Do ta gjej Mlikun si gjindet Stambolli, duke pyetur.
Rruga për në Mlik nis në të dalë të Kavajës tek një kthesë rrëzë një kodre me ullinj në krahun lindor të autostradës.
Sa kapërxen atë kodër në majë të së cilës është një xhami me minare më të lartë se minaret e xhamive të Mekës, të hapet befas para syve një fushë mahnitëse nga ato që nuk të mërziten kurrë të shkosh t’i shikosh, nga ato që janë njësoj të bukura në çdo stinë të vitit, në çdo orë të ditës, pavarësisht kushteve të motit.
Fshatra me shtëpi të reja duken që larg si zaje të bardhë hedhur shkujdesshëm mbi fushë. Ullinj, pjeshkë, rrush gjithandej.
Fshati Gërmenj;
-A mungon ndonjë gjë në këtë mrekulli të tetë të botës ?
-Uji, përgjigjen nja pes a gjasht njëherësh.
Me ujë, pa ujë, me dyqane, karburante, motoçikleta e makina të panumurta, Gërmenji dhe fshatrat rrotull janë secili një Xhehenet më vete.
Nuk pyes në Gërmenj për nuse e Mlik. Pyetjet delikate nuk bëhen në fushë të hapur pa asnjë pikëmbështetje. Bëhen pak më tutje ku ka reliev, mes kodrave, maleve, shkëmbinjve që garantojnë përqëndrim, konfidencë.
As tre kilometra nga autostrada në drejtim të Mlikut, mbaron asfalti, nis një rrugë me taban të fortë që gjarpëron mes kodrave.
Nëpër kodra ka më pak pjeshkë dhe më tepër vreshata dhe ullinj se në fushë.
Pas ca kthesash, i pari takim i shumpritur më një vendali;
-Mirë ta paska vajtur mendja për nuse në Mlik. Por zor të ketë mbetur ndonjë. I kanë marrë ata që kanë ardhur para teje nga Kavaja, Durrësi, Tirana. Pëlqehet malli bio.
Pak më tutje një mesoburrë që i është këputur kosorja duke korrur bar. E kotë ta pyesësh për nuse e Mlik. E ka mendjen të ngjisi kosoren.
Një tjetër me shall rrotull qafës bëri sikur s’dëgjoi.
Pas shurdhit, një i moshuar që po shkonte të falej në xhami;
-Mliku nuk është i famshëm për beqarë jabanxhinj por për beqarë vendalinj. Jabanxhinjtë marrin nuse në Mlik pa problem. Halli është i vendalinjve që nuk i bindin dot kandidatet për martesë të shkojnë nuse aq larg deri në Mlik. Vajzat zbresin marrin burra tatëpjetë. Djemtë ngjiten marrin nuse përpjetë. Kështu ka qënë gjithmonë, dhe kështu vazhdon të jetë. Beqarët e Mlikut i ka gjet belaja. Meqënse s’ka fshat më të largët dhe më të lartë se Mliku ata të shkretë s’kanë ku të ngjiten as ku të venë. Megjithatë ti u nise që u nise. Ik provoje fatin në Mlik se ndoshta ka mbetur ndonjë bio-nuse për ty. Unë jam nga një fshat pak më afër se Mliku, nga Mushniku. Nuk do largohem kurrë nga ky vend i begatë. Sa të asfaltohet rruga edhe ata që kanë ikur do kthehen. Është tokë e begatë dhe e pasur kjo nën këmbët e mia. Rusët, kinezët, gjermanët, italianët, që kanë ardhur këtu kanë gjetur përveç naftës edhe flori, por e mbajnë sekret.
Dikush me motoçikletë dhe kaskë, herë para herë pas, sikur po më ndjek. I bëj shenjë. Ndal. E pyes si t’ja bëj të marr një bio-nuse në Mlik.
-Mirë e ke menduar, tha pasi nxorri nga kaska e motorrit kokën e madhe me leshra të gjata. Po mori gruaja e mirë burrin e gabuar dhe burri i mirë gruan e papërshtatëshme, hapu derën të gjitha të zezave. Vijnë na i marrin çupat na i shpjenë tatëpjetë në Kavajë, Tiranë, Durrës, Itali. Çupat tona nga sa më lart zbresin aq më larg ikin. Kam dy çupa që erdhën m’i morën për gra një suedez dhe një rus. Na ka gjet belaja. Ata të fushave që vijnë marrin për nuse çupat e maleve, ne të maleve nuk na i japin çupat e tyre për nuse.
Aty e lart s’ka më as pjeshkë as hardhi, vetëm ullinj.
Pas një përroi është Mushniku. Shumica e shtëpive të braktisura. Asnjë shtëpi e re. Fshat i braktisur ku ka shumë për të punuar por asgjë për të vjedhur. Në një si dyqan ka vetëm oriz dhe biskota. Para dyqanit disa fëmijë. Mes tyre motër e vlla. Kanë qënë në shkollë, kanë ndalur pak aty dhe do nisen në shtëpi, në Mlik. Pranojnë të fotografohen me kënaqësi. Vëllai i hedh motrës dorën në sup. Motër e vëlla më tregojnë çfarë nuk dinte Google Earth-i dhe ata që pyeta. Mliku është atje tej, fshehur pas një mali. Në Mlik nga mbi 100 kanë mbetur vetëm 9 shtëpi. Të tjerët, kush në Kavajë, kush në Durrës, kush në emigracion, janë larguar. Nuk ka rrugë për makinë deri në Mlik. Në Mlik mund të shkohet vetëm më këmbë nga toka ose me helikopter nga ajri.
Në Mlik nuk vajta dot. Nuse nuk gjeta. Sapo nis të kthehem pik e vrer tatëpjetë, përballë vjen një Golf. Ai që e nget, ka futur brenda Golfit të gjithë katundin; Babain, xhaxhain, vëllain, nusen e vëllait. Janë nga Mliku, dhe në Mlik po shkojnë. Deri në Mushnik me Golf, pastaj më këmbë. Dy vëllezërit, babai dhe xhaxhai, rikonfirmojnë; Pisk me nuset dhe dhëndurrët në Mlik. Gocat e Mlikut kanë ikur me kohë. Kanë mbetur beqarët të cilëve fusha nuk u jep nuse. Hidhet e flet nusja nga brenda Golfit; Jam nuse në Mlik. Kam ardhur nga fusha. Nuk jam e vetme. Jemi tre nuse që kemi pranuar të marrim burrë në Mlik. Ndjehemi të kënaqura, të lumtura. Më mirë që s’vajte në Mlik. Do ishe lodhur kot. Kanë ikur të tëra. Kane mbetur vetëm beqarët. Po munde thuaju mikeshave të Tiranës të mos shpenzojnë qimet e kokës nëpër operacione plastike duke marrë nga mishi i bythës për ta vënë në vende të tjera për tu dukur më të bukura. Mund të vijnë të martohen me mzatat e Mlikut pa gjithato shpenzime dhe do mbeten të kënaqura në çdo pikëpamje.
Pas Golfit, s’pyeta më. Drejt e në Tiranë. Drejt e në shtrat. Drejt e në gjumë. Ku në ëndërr pashë gratë e mia. Nëmërçka të larta, vjosa tradhëtare, puka që rrjedhin, zadrima me dredha, myzeqera të ngrohta, divjaka të lagura, krraba hyjnore.
Lëvizja Socialiste për Integrim po përpiqet të distancohet n...
Na ka marrë lumi!Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det....
Të dielën ranë reshje shumë të dendura. Shiu që duhej të bin...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgati...
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Nga Marko BelloSulmet e fundit terroriste ne Paris duket se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...