Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgatitur për sfidat ndaj terrorizmit. Ky lloj terrorizmi, i cili ka gjendur në befasi shtete me shërbime sekrete të konsoliduara si Franca, SHBA, Britania, Spanja, Rusia, etj, kuptohet që nuk e ka aspak problem të godasë një vend si yni. Ajo që na shpëton është parëndësia jonë për të qënë objektiv i tyre. Të paktën si teatër, nga ku do të terrorizohet bota. Por kjo nuk e përjashton mundësinë që të shndërrohemi në bazë nga ku nisen sulmet dhe ku edukohen xhihadistët e së ardhmes.
Ajo që rrezikojmë si vend, ka lidhje me faktorë afatshkurtër dhe afatgjatë. E para, ai afatshkurtër, është kthimi në bazë rekrutimi xhihadistësh për në Siri, por edhe për sulme vetëvrasëse. Kjo mesa duket ka ndodhur. Ne kemi vendin e katërt në Evropë për nga numri i luftëtarëve në territoret e ISIS, por duke marrë parasysh se luftëtarët e huaj të xhihadit me prejardhje nga Franca, Belgjika apo Gjermania, nuk janë veçse arabë me pasaporta perëndimore, atëhere i bie që ne konkurojmë për vendin e parë në Evropë, përsa i takon prodhimit ?Bio? vendas. Shto edhe shqiptarët e Kosovës, atëhere del që bashkë me Bosnjën dhe vendet e Kaukazit që kanë probleme me Moskën, të jemi ndër furnizuesit kryesorë me ?Foreign Fighters? për kalifin e Raqas.
Si rrugëzgjidhje e kësaj, largpamësia e shtetit nuk ka shkuar më larg se represioni policor dhe mbyllja e financimeve. Për hir të së vërtetës, është një rrugë e ndjekur edhe nga vende autoritariste të Lindjes së Mesme, por nuk është zgjidhje afatgjatë, veçse taposje e problemit, i shoqëruar me variablin, se sa i madh do të jetë presioni që rritet brenda enës aq më i madh do të jetë dëmi që shkakton në rast shpërthimi. Shumë regjime autoritariste të Afrikës së Veriut po mbajnë një qetësi të rreme, ndërsa ulja e valës së terrorit të markës islame ka ardhur ose nga represioni shtazarak, ose nga korruptimi i udhëheqësve të këtyre terroristëve, çka nuk është gjithsesi një zgjidhje afatgjatë.
Dhe këtu ndërthuret problemi i dytë afatgjatë, ai i pabarazisë sociale dhe mungesës së shpresës së turmave që kanë përqafuar si rrugëdalje islamin politik. Nuk ka asgjë të veçantë që bota nuk e ka njohur më parë, fakti që një pjesë e madhe e popullatës në ato territore të populluara nga myslimanë, ka përqafuar islamin militant. Në kushtet e një polarizimi ekonomik të shoqërisë, mungesës së shpresës, instrumentalizimit të demokracisë, korruptimit të elitave, mungesës së shkollimit cilësor, papunësisë mes të rriturve, mosnjohjes së një alternative tjetër politike veç asaj islamike të propoganduar nga imamët, të cilët janë të vetmit që ndodhen pranë të margjinalizuarve, atëhere nuk është çudi që kjo masë të rinjsh të jetë pre e demagogëve. Pavarësisht racizmit të saj, në pamfletin politik ?Zemërim dhe krenari? të Oriana Falaçit, ajo nuk anashkalon faktin se pjesa më e madhe e popullsisë në Lindjen e Mesme është larg shërbimeve cilësore, arsimit cilësor, dhe përmend se e gjithë kjo zonë me popullsi 400 milionë banorë, në dhjetë vjet kishte botuar tituj librash, sa Greqia që ka 11 milionë banorë, në një vit. Pas masakrës së Parisit, një francez, Thomas Pikety, cilëson se shkak i këtij terrori janë bijtë e pabarazive sociale dhe shpërndarjes së pabarabartë të pasurisë.
Pavarësisht rreshtimit majtas të Pikety, një fakt është i njohur historikisht, që baza e çdo terrorizmi janë njerëzit e pashpresë dhe të anashkaluar nga zhvillimi dhe papërfillur nga shoqëria. Dhe këtu ngjashmëria jonë me Lindjen e Mesme është më e madhe sesa me vendet Perëndimore, ku përpiqemi të klasifikohemi. Ashtu si Lindja e Mesme edhe ne kemi ardhur nga e shkuara otomane. Ashtu si ajo, kemi fenë islame predominuese. Në të njëjtën mënyrë shpresuam tek socializmi dhe po ashtu dramatikisht u zhgënjyem prej tij. Ashtu si popullsia e atyre zonave, pas transformimit të revolucionarëve të dikurshëm në pasanikë të rinj, edhe popullsia shqiptare ka mbetur pa një pikë referimi, pa ideale dhe heronj. Emigrimi ka qenë një valvul e madhe shfryrje pakënaqësish për popullsinë tonë, çka e ka ndihmuar për mosrrënjosjen e dishepujve të fondamentalizmit politik, përfshirë atë islam. Por ka një pikë ngopjeje, dhe me gjasa po i afrohemi asaj, me shpejtësi. Qoftë qeverisja e PD, qoftë kjo aktuale, kanë një pandjeshmëri të madhe ndaj korrupsionit. Zhgënjimi i sjellë nga qeveria e Ramës, ku jo vetëm nuk ju vendos fre korrupsionit, jo vetëm nuk u dënuan rastet e së shkuarës, por përkundrazi fenomeni mori përmasa galopante dhe ka shenja të besueshme të një marrëveshjeje me Berishën, atëhere nuk do të jetë çudi rritja e ekstremizmit politik në vendin tonë, ku nuk mund të përjashtohet edhe ai islamik. Ndaj në Shqipëri mbledhjet për masa kundër sulmeve terroriste nuk kanë kuptim. Ajo që do të na shpëtojë do të jetë një klasë e re politike e cila ta kuptojë që vepron në një botë globale, ku vjedhja banale nëpër tendera nuk është çështje që mund ta mbyllë Adriatik Llalla dhe marrëveshjet brenda stanit të kopukëve, por kompromenton rëndë jo vetëm ekonominë, por edhe të ardhmen dhe rreshtimin politik të Shqipërisë. Kemi nevojë për një klasë politike që shikon tej hundës së saj, pasi arroganca dhe tahmaja e kësaj aktuales, është humusi më i mirë ku mund të rriten ideologjitë radikale, përfshirë islamin politik.
Desheroj te theksoj qe ne fillim te ketij shkrimi se ndryshi...
Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit (Ose sipas tra...
Erget CenolliTë gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon...
Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u l...
Nga Mitro Çela Herë pas here, mu thaftë pena, kam thumbuar k...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të...
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Nga Marko BelloSulmet e fundit terroriste ne Paris duket se ...
Këto dy ditët e fundit situata në Kosovë është tensionuar në...
Nga Artan FugaEkspertët e pavarur i cakton politika.Do e apr...
Vendimi për të hequr tërësisht tatimin mbi fitimin për bizne...
Po ti hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përdits...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...