Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vendimi për të hequr tërësisht tatimin mbi fitimin për bizneset e vogla, deri në një xhiro 50 milion lekë të vjetra dhe për të paguar 5 përqind për bizneset deri në 80 milion lekë të vjetra, ishte një vendim i fortë i kryeminstrit Edi Rama, i cili duket se e gjeti të papërgatitur opozitën. Së paku tri muajt e fundit, imazhi i qeverisë ishte bërë shumë represiv dhe projektligji për procedurat tatimore, e forcoi këtë imazh në publik. Po t?i shtosh kësaj dhe krizën ekonomike si dhe betejën kundër informalitetit që mbylli qindra qepena dyqanesh të vogla, të krijohej ideja se qeveria kishte hyrë në luftë me biznesin e vogël dhe opozita po e llogariste tokë të fituar elektorale mbështetjen ndaj tyre.
Vendimi i papritur i Edi Ramës, ishte tepër radikal dhe qartazi politik, pasi tërheq në skemën e formalizimit çdo biznes të vogël dhe ndërkohë shuan debatin politik rreth taksave të tyre.
Por si reagoi opozita në këtë rast?
Reagimi i Lulzim Bashës ishte ndoshta reagimi më jopolitik dhe qesharak që një forcë serioze politike, mund të bëjë në këtë rast. Ai akuzoi kryeministrin për ?vjedhje? idesh, dhe e sulmoi atë sikur të kishte pesëfishuar taksat, dhe jo sikur t?i kishte bërë zero.
Opozita e cila ka folur për një taksë 5 përqind për gjithë biznesin e vogël, duhet ta përshëndeste vendimin dhe duhet të theksonte faktin, që qeveria u ndikua në këtë vendim nga kërkesat e opozitës. Kështu edhe ja njihte meritën vetes, si faktor presioni në shoqëri, dhe njëkohësisht gjendej në krah të përfituesve të kësaj nisme, që janë qytetarët. Projekti i propozuar i opozitës, është 5 përqind taksë për çdo biznes të vogël nga 20 deri 80 milionë, çka është pak më i lartë se vendimi i qeverisë aktuale, por gjithsesi është një propozim lehtësues. Në kushtet kur rivali i tyre në qeveri i çon taksat në zero, për shumicën e biznesit, nuk është koha të bësh politikë me fjalë boshe, por të përfitosh nga diçka që u bë realitet. Dhe ajo që preket sot, është vendimi për të ulur taksat dhe jo se çfarë ka pasur ndërmend Basha të bëjë nëse vjen ndonjëherë në pushtet, përveç gjumit.
Problemi tjetër që ka opozita me fjalorin e saj politik, në raste të tilla, është mungesa e seriozitetit në rëndësinë e njëjtë që i jep dhe një oponence të tillë të rëndësishme siç është beteja për taksat e biznesit dhe një denoncimi rutinë që bën për çdo tender që lexon tek faqja e Agjensisë së Prokurimit Publik. Beteja për taksat në kushtet specifike që po kalon biznesi shqiptar, është thelbësor dhe opozita duhet të fokusohet me seriozitet në oponencën e saj në këtë pikë dhe jo të kthejë nga debat në ankesë, se ?i kanë vjedhur idetë?. Kjo jo vetëm që nuk lë gjurmë tek ata që dëgjojnë, por u duket dhe si protestë, përse qeveria ja ka bërë këtë favor biznesit të vogël.
Nga ana tjetër opozita ka plot vend dhe kohë të bëj oponencë, për efektet e vendimit, por nuk mund ta kundërshtojë atë në parim. Ajo mund të kritikojë rakordimin e Ministrit të Financave me kryeministrin në këtë pikë, voluntarizmin që dikton shpesh politikat fiskale, xhepat e reja që do kruhen për të balancuar buxhetin nga ky efekt si dhe plot probleme të tjera. Por në vend të merret me këto, opozita ka vënë kujën pse uli qeveria taksat, a thua, po ja heq nga xhepi Bashës dhe po ja jep biznesit. Në këtë pikë ose duhet të mbështesë qeverinë dhe ta kritikojë atë që nuk e ka bërë më parë, ose së paku të heshtë, siç bën Berisha.
Të ankohesh pse ju ulën taksat biznesit, pasi këtë e ke pasur ndërmend ta bësh ti nëse vjen në pushtet, është paksa dëshpëruese, pasi duket sikur u thua shqiptarëve, se shansi i vetëm i rikthimit në pushtet, është që qeveria të mos bëj asgjë pozitive, dhe të humbasësh mundësinë që dhe ti të jesh pjesë e një gjëje pozitive. Ky është nga ato raste kur kundërshtari luftohet, duke u bërë me të dhe jo duke i dalë kundër. Pasi kundër tij, në këtë rast je kundër gjithë atyre që do ti gëzohen biznesit të vogël, me zero taksë deri në 50 milionë lekë të vjetra. Dhe ata nuk janë pak!
Po ti hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përdits...
Mund ta nisim analizën e shoqërisë moderne me një kope me de...
Nga Fitim ZekthiSulmet e urryera terroriste në Paris kanë ng...
Iniciativa është befasuese, pasi po ndërmerret në kulmin e n...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Histori ka ngjarje që zbulojnë të vë...
Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vi...
Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryeta...
Bota trondit te Premten e zeze te 13 Nentorit, kur Parisi u ...
Të parët i çoi atje suksesi, ambicja, formimi i tyre kultur...
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashi...
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush park...
Në vitin 2010, unë kam botuar në shtyp, brenda pak ditëve tr...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspek...
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...