Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashikon se mund të ketë një luftë në Ballkan. Ata që e njohin mirë historinë e dinë se nga Ballkani kanë nisur edhe më parë luftëra botërore. Kancelarja e shtetit e fuqisë më të madhe europiane duhet të ketë informacione të besueshme se po luhet një skenar i rrezikshëm lufte në Ballkan.
Pas kësaj deklarate, që për hir të së vërtetës nuk duhet të jetë vetëm mediatike, por duhet të jetë kanalizuar dhe nëpërmjet rrugëve të informacionit të shteteve të NATO-s, shtetet ballkanike duhet të bëjnë analizën e tyre të riskut. Edhe Shqipëria duhet të bëj analizën e saj të riskut, të gatishmërisë për luftë, të strategjive mbrojtëse apo sulmuese, të rezervave me ushqime apo lëndë strategjike të nevojshme për makinerinë luftarake.
Pas deklaratave të Merkel dhe ngjarjeve të Parisit, ekzistojnë katër mundësi që Shqipëria mund të përfshihet në gjendje lufte dhe të bëjë luftë:
Mundësia e pare, dhe me e mundshme, është që Serbia të sulmoje dhe pushtoje Kosovën. Një plan sulmi ndaj Kosovës duhet të jetë arsyeja kryesore pse Serbia po merr nga Rusia me shumë se 2.5 miliard euro armatime dhe teknologji të lartë luftarake. Nuk besoj se Serbia po armatoset, sepse ka frike mos e sulmon Kosova ose Bashkimi Europian nga territori i Kosovës. Serbia po armatoset për të sulmuar. Nëse Kosova sulmohet nga Serbia, Shqipëria nuk do mund të mbetet jashtë kësaj lufte, jo vetëm se Kosovarët janë shqiptarë, por edhe se Serbia e di që Shqipëria është prapavija luftarake e Kosovës dhe truri taktik i saj.
Mundësia e dytë është që Maqedonia të përfshihet në përleshje etnike, ose luftë civile me partizanë partiak, nëse zgjedhjet e ardhshme aty do të manipulohen nga pala në pushtet. Parashikimet janë se nëse zgjedhjet do të manipulohen, në Maqedoni do të ketë luftë. Lufta në mënyrë të pashmangshme do sjellë ndarjen e Maqedonisë në disa pjesë ose shpërbërjen e saj. Shqipëria do jetë e detyruar të përfshihet në këtë lufte, mbase jo zyrtarisht, për ti dalë në mbrojtje popullsisë shqiptare atje, që është rreth 40% e popullsisë së shtetit.
Mundësia e tretë është një skenar ?default? financiar i Greqisë, që mund te shkaktoj kaos atje, dhe të nxisë interesa të caktuara anti-shqiptare për të sulmuar apo pushtuar Shqipërinë e jugut. Një kaos mund të nxiste dhe një grusht ushtarak shteti, ku kasta ushtarake ashtu si dhe më parë, të merrte pushtetin atje. Ky është një skenar me pak i mundshëm, por që do ishte shumë i vështirë për Shqipërinë, sepse do ishte një luftë direkte, pa bufferin që do krijonte për në Kosova ose territoret shqiptarë në Maqedoni.
Mundësia e katërt është një luftë me ISIS, që mund të fillonte si rrjedhojë e sulmeve terroriste në Shqipëri, ashtu si në Francë. Kjo nuk do ishte një lufte tradicionale me armik të rreshtuar hapur kundër nesh. Kjo do ishte luftë e fshehtë me një armik të rrezikshëm dhe të padukshëm.
Por a është Shqipëria e përgatitur për lufte?
Pa pasur as hezitimin më të vogël, unë mund të them JO.
Unë nuk di asnjë sekret shtetëror, por si një qytetar i informuar di se ne nuk jemi gati për luftë. Kemi vetëm rreth 3.000 ushtarë dhe mbase rreth 9.000 policë. Çfarë lufte mund të bëjmë me 3.000 ushtarë? Sistemi i ushtrisë rezerviste është shkatërruar dhe përveç kontigjentit kriminal që kanë dhe dinë të përdorin armët, popullsia jonë nuk ka asnjë përgatitje për përdorim armësh. Shumica e ushtarëve që kemi ne sot, përdoren për të mbrojtur objekte qeveritare apo vetë qeveritarët. Pra, qeveria jone sot ka marr masa të jetë e mbrojtur nga qytetarët e vet, më shumë se sa nga armiqtë e jashtëm, apo nga një pushtues i mundshëm.
Nuk kemi rezerva ushqimore për popullsinë në Rezervat e Shtetit, sepse depot janë mbushur me mallrat e sekuestruara nga biznesi i vogël, që nuk ishte i regjistruar ose nuk lëshonte kupon tatimor. Nuk kemi rezerva karburanti siç e kërkon ligji, sepse te gjitha depozitat shtetërore të karburanteve janë prishur ose privatizuar, dhe biznesi privat nuk ka leverdi ekonomike të mbaj stok karburanti dhe para të bllokuara që nuk sjellin fitim. Asnjë kompani e licencuar karburantesh nuk ka sot rezervat strategjike të kërkuara nga ligji.
Pa ushtarë, pa ushqime, pa karburante nuk mund të bëhet luftë. Të gjithë e dimë se Shqipëria nuk ka sot asnjë avion luftarak në gjendje gatishmërie luftarake. Tanket dhe autoblindat janë shitur për skrap dhe blerja e inventarëve të reja ka ecur me ritme tepër të ngadalta. Teknologjia luftarake e kontrollit të territorit është primitive. Imagjinoje që sigurinë detare po tentohet ta bëjë një dyqan celularesh. Nuk ekziston asnjë sistem dronësh për kontroll territori, as dhe më i thjeshti, siç e ka sot Maqedonia. I vetmi investim i rëndësishëm që është bërë për mbrojtjen janë disa helikopterë të blerë nga Qeveria Berisha, por që akoma nuk janë furnizuar të plotë as sot.
Qeveritë tona janë mjaftuar me faktin se Shqipëria u fut në NATO, dhe se nëse sulmohemi, një Artikull special (artikulli 4) i marrëveshjes së NATO-s, thotë se një sulm ndaj një vendi të NATO konsiderohet një sulm ndaj të gjithë vendeve të NATO. Ky artikull është solidar, por nuk zëvendëson në asnjë rast përgjegjësinë që ka Qeveria e një vendi për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tij në rast lufte.
Bota po destabilizohet me shpejtësi të madhe dhe angazhimet e NATO-s, do jenë atje ku do jenë shqetësimet e vendeve më të forta të NATO-s. Siria sot është fusha e betejës mes Lindjes dhe Perëndimit. Rusia atje po lufton, sepse rrezikon të humbë bazën e saj luftarake të vetme në Detin Mesdhe. Por Rusisë mund ti interesojë të hap një front tjetër lufte për NATO-n, që fuqitë e saj mos të përqendrohen vetëm në Siri. Nuk është çudi që armët që ajo po i jep Serbisë të mos jenë një dhuratë 2.5 miliard eurosh, që po i falen për qejf. Duhet të ketë një plan lufte në këtë armatosje të Serbisë.
Gazeta NY Times në ditët e fundit fliste për një arsenal emigrantesh prej 60 milion vetësh që mund ti vërshojnë Europës. Nëse kjo ndodh, atëherë e gjithë vëmendja e NATO-s do drejtohet aty. Askush s?do ketë asnjë interes apo mundësi të mendoj për fatin tonë. Duhet ti dalim vetë Zot vendit tonë. Ngjarjet e dy ditëve më parë në Paris do të bëjnë që fuqitë europiane të përqendrohen urgjent ne nevojat e sigurisë së tyre të brendshme.
Për një lufte ndaj ISIS-it neve jemi gjithashtu krejtësisht të papërgatitur. ISIS luftohet kryesisht me inteligjencë, shërbime sekrete dhe mjete të sofistikuara përgjimi. Sot shërbimet tona inteligjente apo organet e tjera të zbatimit të ligjit kanë sistemin me primitiv të përgjimeve në Europë. Pergjohet zëri dhe sms, por asgjë tjetër. Nuk përgjohen BBB, Viber, Whatsapp, Skype, FB, Twitter, etj, etj, apo nuk përgjohen mikrofonat apo kamerat e telefonave offline. Për pak shpenzime për sigurinë të pabëra, e jemi sot vendi me inteligjencën më të dobët në Europë, ku informacionet mblidhen në mënyrën më primitive, bazuar kryesisht me thashetheme, apo me keq me vullnetin dashakeq të bashkëpunëtorëve për të sajuar histori kundër të tjerëve. Qeveria nuk investon në sisteme moderne monitorimi, mbase dhe nga frika se po të ekzistojnë ato, qeveria do jetë e zbuluar në aktet e veta korruptive. Për të mbrojtur korrupsionin e vet, qeveria ka lënë vendin në pozita të mjeruara mbrojtjeje në një situatë lufte.
Një miku im gazetar sot me humor me thotë se nëse futemi në lufte, të paret që do ikin nga Shqipëria janë qeveritarët, ata qe kanë për detyrë të na mbrojnë. Ata janë patriotët më të keq, dhe pasanikët më të mëdhenj. Do vërsulen jashtë kufijve me thasët me para për të shpëtuar kokën e tyre. Ndonjë prej tyre mund të qëndrojë pak më gjatë, deri sa të marrë këstin e radhës nga tenderi i radhës.
Mund të mbetet këtu vetëm Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit me laps në dorë, duke menduar kujt t?ia bëjë letrën e radhës për Dritan Priftin, që përsëri po kërkon të destabilizojë vendin, duke kërkuar që të jemi të përgatitur për një ditë të keqe, për një dite lufte.
Do ishte mirë që Angela Merkel mos të kishte të drejtë për parashikimin e saj. Por mbi të gjitha do doja te kuptoja se shqetësimi im është i kotë, se Shqipëria, në të vërtetë, është e përgatitur për një ditë lufte dhe se Qeveria ka marr masa edhe për këtë ditë.
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush park...
Në vitin 2010, unë kam botuar në shtyp, brenda pak ditëve tr...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspek...
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...