Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Mero BAZE
Unë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfoli Grida Duma në konferencën për shtyp. Është një nga ekspertët më të mirë në fushën e konsulencës financiare vendase dhe ndërkombëtare, i vlerësuar nga Banka Botërore dhe me një eksperiencë rreth 10- vjeçare në atë fushë. Grida, e përzgjedhur për t?u përdorur për fundjava, foli pa ju dridhur syri, se ai ishte garues dhe fitues i një tenderi në OSHEE. Por, e vërteta është se ai jo vetëm nuk është fitues, por nuk është as në garë. Pra, është kokë e këmbë shpifje, që meqë është e rangut të ulët, ja kanë besuar Gridës. Po të ishte në garë, padiskutim që më shumë se kujtdo tjetër, i takonte atij, por ai tani vuan faktin që ka nënën deputete pa pushtet tek Partia Socialiste në pushtet.
Ky rast zbulon një plagë të rëndë për mënyrën se si funksionon pushteti i socialistëve dhe si po poshtërohen disa prej biznesmenëve të suksesshëm afër së majtës, për shkak të klientelizmit të Edi Ramës me biznesmenët e djeshëm, që ishin në paradhomën e Berishës dhe tani janë në paradhomën e tij.
Ajo që po ndodh është pak a shumë kjo gjë. Shumë nga biznesmenët e Berishës tani i shikon para- mbrapa Edi Ramës. Janë jo vetëm përfitues të mëdhenj tenderash, që nuk i përflet njeri, por dhe lobistë të mëdhenj të shpërndarjes së tyre. Në disa raste kur tenderat iu ikin nga duart për arsye që nuk varen nga Edi Rama, ata që kanë kapur këtë shtet, i telefonojnë Lulzim Bashës për të bërë denoncimin e radhës, dhe për të përbaltur rivalët e tyre të mundshëm në pushtetin e ri.
Ky është një rast tipik, kur një djalë i ri, i mirëshkolluar dhe i suksesshëm, përbaltet vetëm pse shikohet si rrrezik teorik, se mos i merr dikujt tenderin duke e goditur politikisht nga ata që erren e gdhihen në paradhomë të Edi Ramës. Të njëjtët nuk janë përfolur kurrë, as dje kur merrnin me Berishën, as sot kur fitojnë me Edi Ramën. Biles PD dhe kur duhet të flasë për ndonjë skandal që nuk e mban më vendi, nga ato nderet e mëdha që i bën Rama, por i ka të sajët, akuzon Edi Ramën, por nuk përmend emrat e tyre. Dhe mirë bën. Të vetmit emra që janë përmendur deri tani nga biznesmenët, janë Pandi Carapuli, i cili është vërtet mik i Edi Ramës, por është ndërtuesi ndoshta më i mirë dhe më cilësor i Shqipërisë dhe djali i Valentina Leskaj, që është një nga ekspertët më të mirë të konsulencës ndërkombëtare në Shqipëri. I pari është përmendur me emër, pasi u ka prishur punë në disa tendera ish- grupit të Berishës atashuar tek Rama, dhe ngaqë nuk ua mban të ankohen tek Rama, ankohen tek Berisha. I dyti është sulmuar pa fituar fare, se e shikojnë si jetim, që nuk është afër pushtetit, pasi nëna e tij është një deputete pa pushtet brenda PS.
Kjo luftë e pistë, e cila vjen për shkak të standarteve dyfishe që Rama aplikon me afërsinë ndaj biznesit duke qëndruar vende- vende ?përtej së majtës dhe së djathtës?, bën që ish- biznesmenët e persekutuar, të cilët nuk afroheshin dot as për aplikim në kohën e Berishës, tani të jenë nën terrorin e njerëzve të Berishës që kanë kapur Ramën, dhe nuk guxojnë as të shkojnë në tendera. Në kohën e Berishës ishte aq normale që këta tipa të fitonin çdo gjë, sa askush nuk jua quante më shkelje. Tani të njëjtët meqë kanë kapur Ramën, po kthejnë në terror çdo përpjekje dhe për konkurrencë të ndershme në tendera nga kompani që kanë pasur kyçur bizneset për tetë vjetë. Janë pikërisht këta që diktonin pesë vite më parë gjoba ndaj biznesmenëve që Berisha i quajti të afërt me Ramën dhe që u bënte terror publik, që tani po i riterrorizojnë, duke i detyruar të qëndrojnë larg garave publike të hapura për të fituar punë. Për të gjithë ish- socialistët e persekutuar, që nuk afroheshin dot ne tendera publik, këta kanë gati një akuzë dhe një lidhje politike për t?i përbaltur, ndërsa vet që i kemi para- mbrapa Berishës, Argitës, Shkëlzenit dhe tani Edi Ramës, jo vetëm nuk kanë asnjë persekutim, (dhe mirë është që s?kanë), por ka një revansh të tyre për të mos lejuar garë të ndershme me biznesmenët që mendojnë se tashmë kanë të drejtë të futen dhe ata në gara. Thjesht se janë mësuar pa gara, por me pazare. Është pak a shumë siç ndodhte me gazetën TemA deri në vitin 2013, që nëse ndonjë biznes sillte reklamë, Frangaj çante telefonat e Berishës e Tatim-Taksave, sa detyroheshin biznesmenët të na jepnin lekët e reklamës, dhe të hiqnin reklamën. Sot Frangaj mer miliona nga qeveria, por askush nuk i bën presion askujt të mos bëjë reklamë tek ai, biles as kur bën vetë qeveria. Ne nuk i biem asnjë telefoni, se dhe po t?i biem, rrezikon që atë ta ngrejë po Frangaj, që rri në paradhomën e Edi Ramës.
Kjo është pasoja më e hidhur e pushtetit klientelist të Edi Ramës, i cili është keqkatandisur në atë farë feje, sa me pushtetin e tij, nuk u garanton dot as liri ekonomike miqve të tij, ndërsa atyre që i ka më pak miq, nuk u krijon dot shanse as të hyjnë në garë, duke i bërë të ndjehen si me Berishën dy vjet më parë.
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Sot Arben Imami kishte dhene nje interviste per kushtetuten ...
Çështja azilkërkuesve ishte tema kryesore e bisedimeve sot ...
Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, vec shume e shume te tjerav...
Nga Kastriot MYFTARAJPresidenti rus Putin e ka kuptuar se, p...
Nga Kastriot ISLAMIGjithcka kam parashikuar prej 10 vjetesh,...
-Po iki t’i heq gruas lakun nga fyti. -Thuaj që po ikën t’i ...
*Nga Artan FUGAI dashur doktor, i dashur mik, i dashur Mondi...
Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa n...
Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që ...
Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pus...
fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimane 1./ Ne që e shohim...
Nga Ylli DylgjeriDje gjithë ditën, dhe sot me mëngjez, media...
Nga Adri NURELLARIKorrupsioni është një ndër pengesat kryeso...
Nga Kastriot ISLAMIShqiptare: JA PERSE jeni me te varfer ne ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 20 tetor 2015, djali i Remzi Hoxhës ...
Ne dy daljet e fundit Guvernatori po i thote qeverise me ze ...
Sjelljet politike, nën kostumin e arrogancës ose të injoran...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...