Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Presidenti rus Putin e ka kuptuar se, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, me ç? rast ekonomia ruse mori tatëpjetën, për shkak të sanksioneve të ndërmarra nga SHBA, Bashkimi Europian dhe vende të tjera të lidhura me to, mënyra e vetme e Rusisë për të dalë nga kjo situatë-kurth vdekësore për të, është hapja e fronteve të tjera të luftës, mundësisht edhe në Europë. Ky është shkaku kryesor i ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri, në kohën që konflikti i armatosur në Ukrainë nuk ka marrë fund por vetëm sa ka ngrirë dhe mund të rinisë në çdo moment. Putin e di mirë se çka është duke u rrezikuar, nëse ai nuk arrin ta nxjerrë Rusinë nga kjo situatë-kurth. Nuk rrezikohet thjesht pushteti i tij, por edhe një shpërbërje e Rusisë, si ajo e Bashkimit Sovjetik në 1991. Atëherë Bashkimi Sovjetik u shpërbë për shkak të një situate-kurth në të cilën u gjend superfuqia komuniste pas pushtimit të Afganistanit, çka solli tre pasoja serioze si reagim nga Perëndimi, posaçërisht SHBA:
1)Mbështetjen me armatime të SHBA për guerrilasit afganë që luftonin kundër sovjetikëve;
2)Sanksionet ekonomike të Perëndimit kundër Bashkimit Sovjetik;
3)Garën e armatimeve të nisur nga SHBA.
Këto u shndërruan në tre forcat që e rraskapitën Bashkimin Sovjetik, edhe kështu në gjendje jo të mirë, ushtarakisht dhe ekonomikisht, duke vepruar së bashku si katalizator për konfliktet e brendshme të fjetura, duke duke e çuar superfuqinë deri atëherë në dukje solide kah kolapsi dhe shpërbërja. Putin e di se Rusia gjendet sot në një situatë të ngjashme. Si pasojë e reagimit perëndimor, Rusia është përfshirë nga një dinamikë e rrezikshme. Putin e kupton se Siria nuk është një front i mjaftueshëm lufte. Konflikti i Rusisë me NATO-n po rezulton të jetë dueli i Hektorit me Akilin. Rusia është e destinuar të humbë dhe të vdesë (shpërbëhet) nëse nuk e godet kundërshtarin në pikën e tij më të dobët, ?Thembrën e Akilit?. Nuk duhet të kërkosh shumë për të gjetur ?Thembrën e Akilit? të NATO-s dhe posaçërisht SHBA. Kjo është padyshim Kosova. Për Kosovën, NATO, ose më saktë SHBA, bëri të vetmen luftë në historinë e saj, dhe për më tepër të vetmen luftë në Europë. Sot Kosova është një protektorat ushtarak ndërkombëtar, në fakt protektorat i NATO-s, pasi nga 31 shtete që kanë kontigjente ushtarake në KFOR, 23 janë vende anëtarë të NATO-s.
Është e qartë se humbja e Kosovës do të ishte për NATO-n dhe SHBA një disfatë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, që do ta zhvlerësonte përgjithmonë besueshmërinë te NATO dhe posaçërisht SHBA, si garantues të sigurisë për vendet europiane të anëtarësuara në aleancën atlantike, veçanërisht për vendet e Europës Lindore që kanë tradicionalisht në rrezen e synimeve të Moskës për të zgjeruar sferën e ndikimit dhe kontrollit të saj gjeopolitik. Si pasojë SHBA do të tërhiqet nga konfrontimi me Rusinë, duke kërkuar marrëveshje me të. Humbja e Kosovës nga NATO do të thotë që Rusia ta ketë fituar për inerci luftën në Ukrainë dhe më gjerë përreth kufijve të saj. Për këto arsye Putin po e nxit Serbinë që të ndërmarrë një aventurë ushtarake në Kosovë.Këtë qëllim ka ndërtimi i bazës ushtarake ruse në Nish dhe furnizimi i Serbisë nga ana e Rusisë me sisteme të përparuara të missileve (raketave) tokë-ajër, për mbrojtjen kundërajrore.
Serbia nuk nguron ta mësyjë ushtarakisht Kosovën për shkak të pranisë së KFOR atje, sepse KFOR në gjendjen që është sot nuk është më fuqi ushtarake, si në 1999, madje as si në 2008, kur u shpall pavarësia. Serbia nguron të mësyjë ushtarakisht Kosovën për shkak se i trembet ndëshkimit amerikan, më së shumti me një fushatë të bombardimeve ajrore. Për këtë arsye Serbia kërkon nga Rusia diçka të ngjashme me atë që SHBA i dha Izraelit në 1973, një garanci për mbrojtje bërthamore. Në 1973, me rastin e luftës Arabo-Izraelite, SHBA bëri me dije se do t? i kundërpërgjigjej me goditje bërthamore një sulmi të Bashkimit Sovjetik kundër Izraelit. Serbia e di se është duke bërë kërkesën absolute, prandaj kërkon një garanci të kufizuar, të tillë që të kufizohet vetëm në territorin e Serbisë, pa përfshirë Kosovën. Në këtë mënyrë shmanget përshtypja që garancia bërthmore ruse për Serbiën të duket si shpallje e drejtpërdrejtë lufte ndaj SHBA, kjo për shkak se në Kosovë ka trupa ushtarake amerikane.
Kështu, Serbia mund të stacionojë në mënyrë komode sistemet e saj të radarëve dhe të mbrojtjes kundërajrore përgjatë kufirit me Kosovën, duke mos u rrezikuar që ato të shkatërrohen nga goditjet amerikane nga ajri dhe deti. Që nga këto pozicione Serbia, me kapacitetin e mbrojtjes kundërajrore që ka sot, mund t? i shkaktojë humbje të mëdha në aeroplanë luftarakë SHBA. Në 1999 problemi më i madh i Serbisë në mbrojtjen kundërajrore ishte se nuk mund të vinte në funksionim sistemet e radarëve, pasi kështu zbuloheshin dhe goditeshin nga NATO. Një garanci bërthamore ruse për territorin e Serbisë, duke përjashtuar Kosovën, do të kishte si pasojë që t? i siguronte Serbisë garancinë për të përdorur pa u rrezikuar kapacitetet e saj të mbrojtjes kundërajrore. Nëse Serbia ka një garanci të tillë, kjo do të thotë që nuk do të ketë mësymje ajrore të SHBA ndaj saj, si në 1999.
Në situatën e sotme ndërkombëtare Serbia nuk kërkon veçse një garanci bërthamore ruse të kufizuar për të ripushtuar ushtarakisht Kosovën. Këtë e tregon edhe deklarata e fundit e Patriarkut Irenej të Serbisë, i cili tha se Serbia do ta rimarrë Kosovën qoftë edhe me forcë. Tashmë Serbia është gati të hyjë në aventurë ushtarake, si në 1914, dhe nuk kërkon veçse garancinë ruse, ashtu si atëherë.
Si do të sillet Rusia? Në rrethana të tilla shtetet veprojnë sipas kalkulusit rrezik-përfitim. Në pamje të parë, në një rast të tillë Rusia rrezikon një luftë bërthamore me SHBA, për Serbinë dhe Kosovën. Është diçka që Jelcin e quajti të tepërt në 1999. Por në 1999 Rusia u gjend në konflikt me Perëndimin për shkak të Kosovës, ndërsa sot Rusia është në konflikt me Perëndimin për shkaqe të tjera dhe Kosova është vetëm një ekspedient gjeostrategjik që mund të përdoret në këtë konflikt. Putin e di se, ashtu siç ka Rusia një kalkulus rrezik-përfitim ka edhe SHBA. A është e pranueshme në kalkulusin amerikan që të hyhet në luftë bërthamore me Rusinë për shkak të Kosovës? Nëse Rusia do t? i dërgonte një ultimatum të drejtpërdrejtë SHBA, duke e paralajmëruar me luftë bërthamore, SHBA ndoshta nuk mund të tërhiqej dhe ishte e detyruar të pranonte sfidën. Por, nëse Rusia vepron si SHBA në 1973, e cila nuk i dha ultimtatum Bashkimit Sovjetik por i dha një garanci ushtarake një vendi të tretë, Izraelit, atëherë do të jetë shumë e vështirë për Presidentin amerikan që ta angazhojë Amerikën në luftë kundër një shteti i cili ka garancinë e një mbrojtjeje bërthamore.
Në rrethanat e sotme SHBA nuk mund të angazhohet ushtarakisht në Kosovë me forca ushtarake tokësore shtesë, përveç kontigjentit që ka në KFOR, duke nxjerrë si shkak ndërhyrjen ushtarake të Serbisë në Kosovë. SHBA, në më të shumtën e rasteve, nuk e ka pasur të vështirë për të anashkaluar pengesat ligjore ndërkombëtare, kur ka qenë fjala për ndërhyrje ushtarake, por Shtëpia e Bardhë nuk mund të thyejë pengesat legjislative të vendosura nga Kongresi. Që në 1999, para se KFOR të hynte në Kosovë, Kongresi amerikan miratoi një rezolutë që e detyronte Presidentin që të kufizonte pjesëmarrjen amerikane në çdo forcë ndërkombëtare që do të ndërhynte, eventualisht dislokohej në Kosovë, në 18% të numrit të përgjithshëm të trupave të forcës ndërkombëtare. Momentalisht KFOR përbëhet nga 4695 ushtarë, nga 31 vende, nga të cilët 688 janë amerikanë. Një llogaritje e thjeshtë arithmetike tregon se është respektuar kufiri legjislativ prej 18%.
Serbia e di se pjesa më e madhe e shteteve që sot kanë kontigjente ushtarake në KFOR nuk do të luftojnë kundër Ushtrisë Serbe, por do të qëndrojnë pasivë dhe madje do ta quajnë ndërhyrjen ushtarake serbe si shkak për t? u tërhequr nga Kosova. Ata që mund të luftojnë do të jenë amerikanët, britanikët, kanadezët, të cilët do të tërheqin edhe të tjerë nga vendet e NATO-s, në veprime luftarake. Por ai që mund të quhet KFOR-i anglosakson ka rënë shumë në numër, në raport me numrin e përgjithshëm të trupave të KFOR. Kur KFOR u dislokua në Kosovë, në 1999, nga rreth 50 mijë trupat e tij, më tepër se gjysma, ose mbi 27 mijë, përbëheshin nga kontigjentet e tre vendeve anglosaksone, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë. Dominimi në KFOR i vendeve anglosaksone dukej i natyrshëm se amerikanët, britanikët dhe kanadezët veprojnë sipas një agjende strategjike globale të përbashkët. Sot të tre kontigjentet e këtyre vendeve kanë më pak se 17% të KFOR, ose 692 ushtarë. Kontigjenti britanik, i cili në 1999 ishte më i madhi në KFOR, duke përbërë 40% të tij me 19000 ushtarë, sot përbëhet nga vetëm një ushtarak. Kontigjenti amerikan, i cili ishte i dyti në numër për nga madhësia, me 7 mijë trupa (në të njëjtën madhësi ishte edhe kontigjenti francez), është zvogëluar në përpjestim me zvogëlimin e numrit të trupave të KFOR, duke ruajtur limitin prej 18%. Sa për kontigjentin francez, ai sot përbëhet vetëm nga dy ushtarakë. Kontigjenti i Kanadasë (një vend nën Kurorën britanike), i cili në 1999 kishte 1470 ushtarë, sot përbëhet nga vetëm tre ushtarë.
Shumëkush mund të thotë se në rast ndërhyrjeje ushtarake të Serbisë në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, mund të dërgojnë me shpejtësi trupa shtesë atje, duke përdorur tashmë edhe autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ky është një iluzion i rremë. Që SHBA të përballojë një sfidë ushtarake të Serbisë në Kosovë, duhet që së paku të sjellë në Kosovë 30-40 mijë ushtarë amerikanë, çka do të thotë që kontigjenti i sotëm ushtarak amerikan duhet të rritet midis dyzetetrefish dhe gjashtëdhjetëetre fish. Por që të ndodhë kështu duhet që të rritet në përpjestim të drejtë numri i përgjithshëm i trupave të KFOR duke arritur midis 180.000- 300.000 ushtarë. A mund të pritet që Britania e Madhe dhe Kanadaja që faktikisht janë tërhequr nga KFOR-i të sjellin trupa shtesë në Kosovë me rastin e një ndërhyrjeje serbe? Nuk është e pamundur të ndodhë kështu, me kërkesën ngulmuese amerikane, por si britanikët ashtu dhe kanadezët do të presin më parë që të shohin se si amerikanët do të sigurojnë konsensusin e aleatëve në NATO për të rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve të KFOR, çka është parakushti që të rritet vetë kontigjenti amerikan. Në ndërkohë Ushtria Serbe do ta ketë marrë nën kontroll Kosovën, për çka nuk i duhen më tepër se 72 orë dhe gjërat do të jenë rikthyer pas në pikën ku ishin para hyrjes së KFOR në Kosovë.
A do të mundë SHBA që t? i bindë aleatët e NATO-s që të kryejnë një ndërhyrje ushtarake të re në Kosovë, që këtë herë do të thotë një aksion ushtarak tokësor kundër Serbisë? Pothuajse askush nga aleatët europianë të Amerikës në NATO nuk do të dëshirojë të dëgjojë për një ndërmarrje të tillë. Imazhi i Kosovës nuk është më ai i vitit 1999. Sot nga shqiptarët e Kosovës kanë dalë shumë moxhahidinë që luftojnë për ISIS. Shqiptarët e Kosovës kanë fituar reputacionin e një popullsie me prirje radikale islamike. Reputacioni i UÇK është përkeqësuar së tepërmi dhe tregues për këtë është Gjykata Speciale. Kosova shihet si një shtet i dështuar, si një Palestinë në Europë. Nuk është çudi që ndërhyrja ushtarake serbe të shihet si zgjidhja më e mirë për ?Nyjen Gordiane? që krijoi ndërhyrja e NATO-s në 1999. Statusi juridiko-shtetëror i Kosovës është shumë i mjegullt. Me KFOR, Kosova është një protektorat ushtarak ndërkombëtar, mbi bazën ligjore të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, si shteti pasues i Jugosllavisë së vitit 1999. Debati për imtësitë semantike nuk ka vlerë. Këshilli i Sigurimit, KFOR, SHBA, Bashkimi Europian, e kanë njohur federatën Serbi dhe Mali i Zi të shpallur në 2003, si bartësin e të drejtave të Jugosllavisë sa i përket Rezolutës 1244. Rezoluta 1244 nuk u suprimua kur Jugosllavia u emërtua Serbia e Mali i Zi në 2003. Kështu që pas shpërbërjes së federatës Serbia e Mali i Zi, të drejtat sipas rezolutës 1244, domethënë sovraniteti mbi Kosovën, iu njoh Serbisë. Derisa forca ushtarake ndërkombëtare rri në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, që i njeh sovranitetin Serbisë, Prishtina politike ka shpallur pavarësinë e Kosovës, që prej shtatë viteve, çka nga pikëpamja thjesht juridike është një dhunim flagrant i Rezolutës 1244. Në rrethanat e kësaj anomalie, askush në botë nuk do të habitej nëse një ditë të bukur (luftrat në këtë botë nisin rëndom në ditë të bukura), Serbia të mësyjë ushtarakisht Kosovën, me shkakun se janë dhunuar të drejtat e saj mbi të.
Ndërhyrja ushtarake serbe në Kosovë do të prodhojë valë të njëpasnjëshme refugjatësh lufte shqiptarë, të cilët në sajë të autostradës do të dynden më së shumti në Shqipëri. Serbia do ta nxitë këtë proces, duke ndërmarrë aksione të dhunshme kundër popullsisë civile me shkakun e luftës kundër terrorizmit islamik, për të cilin Kosova tashmë ka fituar një emër të keq. Shqipëria mund të gjendet befas me më tepër refugjatë lufte nga Kosova se në 1999, këtë herë me rreth një milionë. Rreth gjysma e kësaj shifre mund të shkojë në Maqedoni, e cila mund të krijojë një korridor për t? i dërguar në Turqi. Vendet e Bashkimit Europian do t? i mbyllin kufijtë për refugjatët e luftës nga Kosova. Në kuadrin e dyndjes së sotme të refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, si dhe Afrika Veriore, refugjatët shqiptarë nga Kosova nuk do të duken si ndonjë dukuri e jashtëzakonshme. Meqënëse Shqipëria nuk mund të strehojë një numër kaq të madh njerëzish, pjesa më e madhe e tyre duhet të shkojnë në Turqi, i cili do të jetë i vetmi vend që do t? i mirëpresë.
Të gjitha këto mund të ndodhin e shumta brenda dy javëve që nga momenti kur Putin i jep një garanci bërthamore Serbisë, nëse ia jep atë. Në Kosovë askush nuk e sheh rrezikun. Hektori e humbi duelin me Akilin se humbi vetëkontrollin dhe doli në duel në fushëbetejën që kërkonte kundërshtari / tij, atje ku ky i fundit nuk zbulonte pikën e tij të dobët, thembrën e famshme. Akili humbi vetëkontrollin pasi vrau Hektorin dhe duke festuar, iu ekspozoi kundërshtarëve pikën e vet të dobët, thembrën e tij. SHBA sot ia ka ekspozuar Rusisë shumë keqas pikën e vet më të dobët, Kosovën. Pikërisht atje ka marrë në shenjë Putini, duke tendosur harkun e tij me shigjetën e tij, Serbinë. Metaforat sigurisht kanë limitet e tyre dhe Serbia mbetet një shtet, edhe kur përdoret si shigjetë. Dhe si shtet Serbia ka kalukulusin e vet strategjik. Prandaj i kërkon Rusisë garanci të arsyeshme për aventurën ku e ftojnë të hyjë.
Nga Kastriot ISLAMIGjithcka kam parashikuar prej 10 vjetesh,...
-Po iki t’i heq gruas lakun nga fyti. -Thuaj që po ikën t’i ...
*Nga Artan FUGAI dashur doktor, i dashur mik, i dashur Mondi...
Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa n...
Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që ...
Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pus...
fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimane 1./ Ne që e shohim...
Nga Ylli DylgjeriDje gjithë ditën, dhe sot me mëngjez, media...
Nga Adri NURELLARIKorrupsioni është një ndër pengesat kryeso...
Nga Kastriot ISLAMIShqiptare: JA PERSE jeni me te varfer ne ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 20 tetor 2015, djali i Remzi Hoxhës ...
Ne dy daljet e fundit Guvernatori po i thote qeverise me ze ...
Sjelljet politike, nën kostumin e arrogancës ose të injoran...
Nga Veton SurroiI nderuari zotni Kryeministër…Kështu disi be...
Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...
Nga BEN BLUSHIPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Enver BYTYÇIMediat kanë njoftuar se kryeministri i Serbi...
Ne Shqiperi mbreteron OLIGARKIA, BANDITIZMI DHE KRIMI1) Rama...
Nga Eduard ZALOSHNJAKur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë n...
Nga Dalina BuziNëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervis...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...