web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analizë e rrëfenjës “Takimi Gazidede-Arkan në Shkodër”, të djalit të terroristit Remzi Hoxha

4 Nëntor 2015, 19:11, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në 20 tetor 2015, djali i Remzi Hoxhës u paraqit me dy emra të ndryshëm në dy emisione të ndryshme televizive, në Prishtinë dhe Tiranë. Në emisionin ?Rubikon? të Adriatik Kelmendit, në Kohavision, në Prishtinë, ai u paraqit si Adrian Hoxha. Kështu e paraqiti drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi, kështu e thirri atë gjatë gjithë emisionit, dhe ai nuk e korrigjoi aspak. Në emisionin ?Top Show?, në Top Channel, në Top Channel, në Tiranë, në të njëjtën ditë, djali i Remzi Hoxhës u paraqit si Ardian Hoxha. Kështu e paraqiti drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, kështu e thirri atë gjatë gjithë emisionit, dhe djali i Remzi Hoxhës nuk e korrigjoi asnjëherë.
Në të dy emisionet, Ardian (Adrian) Hoxha tha se babai i tij u rrëmbye në 1995 nga SHIK i drejtuar prej Bashkim Gazidedes me urdhër të Presidentit të kohës sepse dyshonin që kishte fotografuar dhe filmuar takimin e Berishës me Gligorovin dhe Milosheviçin në maj 1993, dhe takimin e kryetarit te SHIK Bashkim Gazidede disa muaj më vonë në Shkodër. Sa i përket takimit të pretenduar Berisha-Gligorov-Milosheviç e kam bërë një analizë me titull ?Si zbuluan gënjeshtrat e njëri-tjetrit djali i terroristit Remzi Hoxha dhe dëshmitari Basri Zuka, për gjoja takimin Gligorov-Milosheviç-Berisha në Shën Naum?. Këtu po analizoj rrëfenjat e Adrian (Ardian) Hoxhës për takimin e supozuar Gazidede-Arkan, në Shkodër, në 1993.
Në emisionin ?Rubikon? të Adriatik Kelmendit, në 20 tetor, djali i Remzi Hoxhës, i paraqitur si Adrian Hoxha tregoi këtë rrëfenjë:
?Mbas disa muajve saktësisht nuk e di datën por është dy-tre muaj mbrapa, babi im me menaxhmentin e tij të kompanisë shkojnë për ta inspektu një objekt të madh në Shkodër dhe ka qenë projekt shumëi madh dhe shkon me e pa se si po shkojnë punimet. Me gjithë menaxhmentin e tij. Me të mbaru punët që i kanë pasë, shkojnë pastaj për drekë. Futen në restorant dhe surprizohen! E shohin Bashkim Gazideden, kryetarin e SHIK-ut me Arkanin, në tavolinë tu hangër drekë, haha, hihihi!?
Adriatik Kelmendi e pyeti: ?Në Shkodër. Në vitin ?93 thoni.?
Adrian Hoxha u përgjegj: ?Në vitin ?93?
Adriatik Kelmendi e pyeti: ?Disa muaj pas takimit të dyshuar të Sali Berishës me Milosheviçin dhe Glligorovin??
Adrian Hoxha u përgjegj: ?Po.?
Mbi detajet e kësaj rrëfenje ngrihen natyrshëm shumë pyetje. Pse djali i Remzi Hoxhës nuk jep datën e saktë dhe emrin e restorantit? Nëqoftëse Remzi Hoxha do të kishte hasur vërtet Gazideden dhe Arkanin gjatë këtij udhëtimi të tij në Shkodër, a nuk duhej ta kishte gdhendur në kujtesë datën kur kishte ndodhur kjo ngjarje si dhe emrin e restorantit? Gjëra të tilla nuk ndodhin çdo ditë. Të hysh në një restorant në Shqipëri dhe të takosh Arkanin me kreun e shërbimit të fshehtë shqiptar! Nëse ngjarja në Shkodër ka ndodhur dy tre muaj pas asaj në Pogradec, për të cilën thuhet se ka ndodhur në 31 maj 1993 (në fakt janë dhënë tre data të ndryshme, 30 maj, 31 maj dhe 1 qershor), atëherë i bie që ngjarja në Shkodër të ketë ndodhur midis fundit të korrikut dhe fundit të gushtit 1993. Pra së paku dy vite e dy-tre muaj para se të zhdukej Remzi Hoxha në 21 tetor 1995. Gjatë kësaj kohe, Remzi Hoxha Gjatë kësaj kohe, Remzi Hoxha ka udhëtuar shumë herë jashtë Shqipërisë, kështu që ai mund të kishte bërë një rrëfim të detajuar me shkrim ose me videoregjistrim për atë që pa në Shkodër, dhe ta kishte lënë në ndonjë vend të sigurt. Ai nuk ka bërë asgjë të tillë. Familjarët e tij nuk thonë që të ketë bërë diçka të tillë. Bashkëpunëtorët e tij nuk thonë që të ketë bërë diçka të tillë. Nëse Remzi Hoxha ka qenë vërtet anëtar i kryesisë së një organizate të quajtur Fronti i Rezistencës për Çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar, siç thotë djali i tij, ose së paku anëtar dhe veprimtar i kësaj organizate, a nuk duhej që Remzi Hoxha gjatë periudhës prej dy vite e dy-tre muaj pas këtij takimi, t? i kishte bërë udhëheqësisë së organizatës një raport të detajuar me të dhëna për ditën e saktë, emrin e restorantit etj? Sigurisht që kështu duhet të kishte vepruar. Por ai nuk e ka bërë këtë gjë. Kurrkush nga ata që pretendojnë se kanë qenë në udhëheqësinë e kësja organizate nuk del të thotë se i është bërë një raportim i tillë.
Këtu mund të bëhet pyetja se përse djali i Remzi Hoxhës nuk sajon kot një datë në rrëfenjën e tij, por le një hapësirë të madhe kohe prej një muaji? Sepse ai ka frikë mos dalin fakte të pakundërshtueshme që Gazidede dhe Arkani nuk mund të jenë takuar në Shkodër në ditën që thotë ai, sepse thjesht kanë qenë në vende të tjera atë ditë. Kur djali i Remzi Hoxhës thotë se babai i tij hyri në restorant dhe pa Gazideden dhe Arkanin, kjo do të thotë se takimi Gazidede-Arkan ka qenë publik, domethënë në restorant mund të hynin lirisht edhe klientë të tjerë. Le të marrin si të mirëqenë që Bashkim Gazidede, është treguar aq mendjelehtë sa të takohej drejtpërdrejt dhe publikisht me Arkanin në Shkodër, në një restorant të hapur për publikun në kohën e takimit, kur me Arkanin nuk kontaktonte drejtpërdrejt as shefi i shërbimit të fshehtë serb.
Gjithsesi, me rastin e takimit Gazidede-Arkan duhet të kishte masa të jashtëzakonshme sigurie, aq më tepër kur ky takim do të bëhej në një vend publik, në një restorant që nuk ishte i mbyllur për publikun. Nëse Arkani shkelte në Shkodër do të njihej në moment nga mijëra vetë. Nëse Arkani, i cili në Europë ishte një kriminel i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime të kryera para nisjes së luftrave në Jugosllavi, do të vinte në Shkodër, ai do të kishte me vete dhjetëra roje që e shoqëronin. Sepse Arkanin, përveç gjysmës së policive europiane, e kërkonin dhe shumë kriminelë të tjerë për ta vrarë. Shfaqja e Arkanit në një restorant në Shkodër do të përbënte lajm në median ndërkombëtare, jo vetëm në Shqipëri. E nëse Gazidede do të shkonte në Shkodër të takohej me Arkanin në një restorant, atëherë duhej që edhe ai të shkonte me shumë roje, pra atë ditë e gjithë Shkodra duhet të ishte në rrethim të Policisë dhe shërbimit të fshehtë. Djali i Remzi Hoxhës nuk thotë që të atit të tij, për të cilin thuhet se ka qenë një vëzhgues shumë i kujdesshëm (ngjarja në Pogradec) të ketë vënë re ndonjë gjë të çuditshme kur shkoi në Shkodër si dhe përreth restorantit. E nëse atë ditë në Shkodër, në restorantin ku shkoi ai, mbahej takimi Gazidede-Arkan, duhet të kishte shumë gjëra të çuditshme të cilat Remzi Hoxha duhet t? i kishte vënë re qëkurse hyri në Shkodër, si dhe kur iu afrua restorantit. Që në të hyrë të Shkodrës Remzi Hoxhën duhet ta ndalonte Policia dhe t? i bënte kontroll. Djali i tij nuk thotë se ka ndodhur një gjë e tillë. Kahdo në qytet duhet të shihte një prani të shtuar policore dhe të njerëzve të shërbimit të fshehtë, lehtësisht të dallueshëm për syrin e një njeriu që kryente veprimtari ilegale. Restoranti gjithashtu duhet të ishte i rrethuar nga policë dhe njerëz të shërbimit të fshehtë, të cilët duhet të gjendeshin edhe të hyrja e tij e brenda. Djali i Remzi Hoxhës nuk thotë asgjë të tillë.
Adriatik Kelmendi e pyeti djalin e Remzi Hoxhës:
?E dini emrin e restoranit??
Djali i terroristit u ndodh ngushtë se nuk ishte mësuar t? i bënin pyetje të tilla. Dhe përgjigjia e tij ishte ajo e një personi i cili e ka traditë familjare udbashërinë dhe provokimin me rrena:
?Nuk e di emrin e restoranit, ndoshta mund edhe ta hulumtoj, që ta kem për të ardhmen.?
Domethënë, në vitin 2015, pra 22 vite pasi supozohet të ketë ndodhur takimi në Shkodër dhe 20 vite pas zhdukjes së të atit, djali i terroristit do të ?hulumtojë? për të gjetur emrin e restorantit. Domethënë do të shikojë për ndonjë restorant në Shkodër ndërtesa e të cilit është shembur dhe pronari ka vdekur, për t? a bërë atë skenë të rrëfenjës së gënjeshtërt. Djali i Remzi Hoxhës nuk sajon një emër restoranti ku të jenë takuar Gazidede dhe Arkani sepse çdo restorant ka një zot, dhe nuk mund t? i thuash dikujt se në restorantin tënd është organizuar një takim me Arkanin, i cili në atë kohë ka qenë një fytyrë shumë e njohur edhe në Shqipëri, pasi ishte shfaqur në televizionet e huaja që shikonin shqiptarët dhe në televizionin shqiptar. Sepse ky dikush të padit në gjykatë për shpifje dhe shkaktim dëmi ndaj personit të tij dhe biznisit të tij dhe të merr një dëmshpërblim financiar aq të madh sa familja Hoxha të rrënohet ekonomikisht.
Sipas rrëfenjës të djalit të terroristit, Remzi Hoxha del se ky i fundit pasi pa në restorant Gazideden dhe Arkan, u ul në një tryezë dhe drekoi atje bashkë me njerëzit e tij. Djali i Remzi Hoxhës tha: ?Faktikisht të kishte pasë haifon në atë kohë ndoshta dhe i kishte filmu, shpejt e shpejt. Po në atë kohë s? ka pasë domethënë, ka pasë fogorafi, por s? ka qenë person që ka ecë me aparat fotografik në dorë.?
Si do t?i filmonte Remzi Hoxha Gazideden dhe Arkanin në prani të rojeve të tyre shumë të vëmendshëm që duhet të ishin edhe brenda në restorant. Dhe kur këta ta pyesnin se çfarë ishte duke bërë Remzi Hoxha do të përgjigjej: Jam duke filmuar zotin Gazidede dhe zotin Arkan!
Adriatik Kelmendi e pyeti djalin e Remzi Hoxhës: ?Kush ju ka treguar ju këto??
Djali i terroristit u përgjegj:
?Domethënë fillimisht menaxhmenti i babës, domethënë punëtorët e babës. Tani edhe shokët e babës, domethënë Shefqeti, Basriu e kështu me rradhë!?
Adriatik Kelmendi e pyeti: ?Ju a kanë treguar pasiqë u zhduk babai juaj apo që atëherë??
?Jo, qysh atëherë! Unë domethënë në nëntëdhjetetreshin kam qenë 12 vjeç dhe babi im, jo informata të këtilla, por edhe veturat kur i blente nuk na tregonte se çfarë çmimi e kanë pasë. S? kemi pasë komunikim me babën. Këto pastaj kanë qenë sekrete, do të thotë e dini shumë mirë si kanë funksionuar, sa sekret kanë funksionuar.?
Adriatik Kelmendi e pyeti: ?Po kush e ka ditur në atë kohë??
Djali i terroristit u përgjegj: ?Domethënë e kanë ditë punëtorët që kanë qenë fizikisht që e kanë pa, edhe Shefqet Maliqi e Basri Zuka. Babi im me Shefqetin dhe Basriun kanë qenë treshja. Se atëherë kishin funksionu në treshe, do të thotë secili i njefte dy persona të tjerë dhe funksionojnë me treshe. Ashtu ma kanë spjegu domethanë.?
Por, as Shefqet Maliqi dhe as Basri Zuka, dy bashkëpunëtorët e Remzi Hoxhës nga Kosova, nuk kanë thënë kurrë publikisht që Remzi Hoxha t? ua ketë treguar atyre këtë histori.
Nëqoftëse do të kishte pasur një takim publik në Shkodër të Gazidedes me Arkanit, këtë gjë do ta kishin mësuar mijëra vetë në Shkodër, aq më tepër për faktin që Arkani ishte një fytyrë shumë e njohur edhe për shqiptarët, të cilët e kishin parë për vite të tëra në televizionet e huaja dhe në televizionin shqiptar. Në Shkodër kishte korrespondentë të gazetave opozitare, të agjencive të huaja të lajmeve, kishte gazetarë shqiptarë të cilët ishin korrespondentë të radiove të huaja në gjuhën shqipe, VOA, BBC etj. Bashkim Gazidede ka qenë një njeri aq i rezervuar në jetën private, saqë në kohën kur ishte kryetar i SHIK, shtypi i kohës nuk ka arritur të sigurojë asnjë fotografi të tij në një kafeteri ose restorant, madje as një fotografi të tij duke hyrë apo duke dalë në një kafeteri ose restorant. Se cili ishte Bashkim Gazidede, për të cilin nuk kam simpati, por kam bindje deri edhe kulturore të kundërta me të, e pohojnë tërthorazi familjarët dhe bashkëpunëtorët e Remzi Hoxhës, kur nuk pretendojnë që SHIK-u i plotfuqishëm në atë kohë t? i ketë kërkuar qoftë edhe një herë të vetme para si mitë, për ta lejuar të kryente veprimtarinë e biznesit në Shqipëri. Kur Gazidede mund ta bënte fare lehtë këtë, duke i hequr lejen e qëndrimit në Shqipëri dhe lejen e biznisit.
Në emisionin Top Show në Top Channel, në të njëjtën ditë, në 20 tetor, djali i Remzi Hoxhës tha se që në korrik ose në gusht 1993, pra varësisht kohës kur sipas tij është bërë takimi Gazidede-Arkan, SHIK e dinte që Remzi Hoxha ishte në dijeni të këtyre dy ngjarjeve të supozuara: takimit Berisha-Gligorov-Milosheviç në maj dhe takimit Gazidede-Arkan në korrik ose gusht 1993. Kjo gjë u bë e qartë kur drejtuesi i emisionit Alban Dudushi e pyeti Ardian Hoxhën (me këtë emër u paraqit në Top Show): ?Cila ka qenë përgjigjia që Arbnori i ka dhënë pas informacionit që mori??
Dudushi e kishte fjalën për atë që tha djali i Remzi Hoxhës se ai me t? u kthyer nga Shkodra në Tiranë i tha Pjetër Arbonorit se çfarë janë këto që ndodhin, ne përgatitemi për luftë e lidershipi këtu bën takime të tilla. Djali i Remzi Hoxhës u përgjegj, duke thënë për Arbnorin: ?Ai nuk kishte informacion dhe ai normal se është paraqitë në zyrat e Berishës, do të thotë të SHIK-ut, ta vërteton sa është e vërtetë ajo. Kush ju tregoi? Remzi Hoxha. Aha, e kemi ne edhe një përcjellje që na paska ba Remzi Hoxha.?
Këtu supozohet që SHIK e kishte fjalën për njoftimin që i kishte çuar bashkëpunëtori i Remzi Hoxhës Basri Zuka Ibrahim Rugovës, për dyshimet për takimin e Berishës me Gligorovin e Milosheviçin, në maj të atij viti. Djali i Remzi Hoxhës tha në emisionin Top Show: ?Faktikisht i kam thënë shumë herë që kanë qenë dy arsye. Që rastësisht ka qëlluar babai im do të thotë në të dy rrethanat dhe po të mos kishte qëllu në cilëndo prej këtyre ose në të dyja, ai do të ishte gjallë.?
Të njëjtën ditë, djali i Remzi Hoxhës tha në emisionin ?Rubikon?: ?Dhe kjo është arsyeja kryesore pse babi im është marrë, sepse ata kanë mendu që babi im ka shku i ka përcjellë (përgjuar) dhe i ka fotografu ose i ka filmu këto takime. Duke qenë se s? kishte ndonji fakt, ndonji fotografi ose filmim, video, ata mendonin se që ky nuk po don me ua dhanë.?
Domethënë, meqënëse Remzi Hoxha nuk kishte t? u jepte njerëzve të SHIK as filma të fotografive (aparatet fotografike në atë kohë funksiononin me filma), as videoregjistrime, ata e torturuan deri në vdekje. Por këtu natyrshëm del pyetja: Përse SHIK priti edhe dy vite plus dy-tre muaj për ta rrëmbyer Remiz Hoxhën, që t? i kërkonte këto prova kaq të rëndësishme? Pse duhej të kujtohej SHIK në tetor 1995 për Remzi Hoxhën? Këtë pyetje nuk ua ka bërë askush as djalit të Remzi Hoxhës as bashkëpunëtorëve të tij. Kuptohet se SHIK ka patur një problem tjetër me Remzi Hoxhën në tetor 1995. Dhe nëse SHIK rrëmbeu Remzi Hoxhën, përse nuk i kërkoi Arkanit, me të cilin Gazidede ishte si vëlla, sipas djalit të terroristit, që të rrëmbente dhe Basri Zukën në Kosovë, i cili ishte autori i tezës së Berisha mund të ishte takuar me Milosheviçin, ditën e takimit të këtij të fundit me Gligorovin. Sepse nuk kishte gjë më të thjeshtë për Arkanin se të rrëmbente Basri Zukën dhe t? ia dërgonte Gazidedes që ta rraste në të njëjtën qeli me Remzi Hoxhën. Sipas djalit të terroristit, SHIK ishte në dijeni që verën e vitit 1993, se në zyrën e Rugovës
Të njëjtën ditë të intervistës në ?Rubikon?, në 20 tetor, djali i terroristit Remzi Hoxha e tha kështu rrëfenjën e tij për takimin Gazidede-Arkan: ?Rasti i dytë është kur kishte një projekt më të madh se të zakonshmit në Shkodër, me duralumin, me biznesin e tij që kishte. Dhe e merr menaxhmentin e tij dhe shkon për ta inspektu punën se si po shkonin punimet për shkak se ishte projekt më i rëndësishëm. Mbarojnë punë çka kishin aty, shkojnë për drekë pastaj, me stafin e tij, dhe në lokal që emrin nuk ia di shohin Bashkim Gazideden dhe Arkanin. Ishte krahu i djathtë i Milosheviçit, i cili kishte udhëheqë masakrat më të mëdha në Kosovë.?
Në 1993 nuk kishte nisur ende lufta e Kosovës dhe nuk kishin ndodhur ende masakrat e mëdha të kryera edhe me pjesëmarrjen e Arkanit, për të cilat flet djali i Remzi Hoxhës. Kjo sa për të vërtetuar që ai gënjen në çdo detaj.
Një gënjeshtër e madhe e familjarëve të Remzi Hoxhës është që Bashkim Gazidede ishte djali i tezes i Petrit Ames, për të cilin është thënë se ka qenë i dënuar në të njëjtin burg me Arkanin, në një vend europian. Për këtë djali i Remzi Hoxhës tha në emisionin ?Rubikon?: Dhe pastaj e kemi vërtetuar që Bashkim Gazidede ka qenë djali i tezes me Petrit Amen. Bashkim Gazidede nga Dibra e Vogël e Shqipërisë, Petrit Ame nga Dibra e Madhe e Maqedonisë. Djem të tezes, nanat motra. Petrit Ame ka qenë shok i ngushtë me Arkanin, që kanë ba krime nëpër Evropë. Dhe në atë mënyrë domethënë këta e kanë pasë bashkëpunimin edhe më të afërt.?
Si në të gjitha rrëfenjat e tij, edhe këtu djali i terroristit nuk jep detaje, pikërisht atje ku ato janë të domosdoshme për të vërtetuar rrëfenjën e tij. Kur djali i terroristit e thotë këtë gënjeshtër, ai qëllimisht nuk thotë se bijat e kujt janë nëna e Petrit Ames dhe ajo e Bashkim Gazidedes ,nëse ishin motra. Pra, cili ishte mbiemri i tyre? Por, meqënëse baba i Bashkimit, jetonte në Shqipëri dhe baba i Petritit jetonte në Dibrën e madhe, dhe kufiri ishte i mbyllur në 1951 kur u martua babai i Bashkimit, Osmani, atëherë duhet të ketë ndodhur që një nga motrat u arratis nga Shqipëria në Jugosllavi, ose anasjelltas, varësisht vendit ku jetonte, për t? u martuar. Cila dhe ku? Nëna e Bashkim Gazidedes është nga fisi Markja me origjinë nga Zogjaj, në pjesën e Dibrës që gjendet në Shqipëri. Kështu, sipas djalit të Remzi Hoxhës del se motra e nënës së Gazidedes të jetë arratisur në Jugosllavi për t? u martuar me babain e Petrit Ames! A mund ta pohojë këtë djali i Remzi Hoxhës? Jo, ai parapëlqen që këto detaje t? i lerë të mjegulluara. Për këto pyetje nuk ka përgjigje djali i terroristit, se ai nuk bën gjë tjetër veçse përhap dezinformata. Të thuash që Bashkim Gazidede është djalë tezeje me Petrit Amen është njëjtë si të thuash se Remzi Hoxha është vëllai i Arkanit.
Ata që sajuan përrallën e takimit Gazide-Arkan, në Shkodër, nuk janë në gjendje t? i përgjigjen pyetjes se përse duhej të takohej drejtori i shërbimit të fshehtë shqiptar me një kriminel serb të kërkuar ndërkombëtarisht. Këtë takim kërkojnë ta lidhin me thyerjen e embargos së OKB ndaj Jugosllavisë, që bëhej në atë kohë nga Shqipëria, vecanërisht për naftë. Por autoritetet shtetërore shqiptare të kohës e thyenin embargon në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, me Qeverinë e Gjukanovicit, e nuk kishte nevojë të përzihej me një kriminel ndërkombëtar nga Beogradi, si Arkani. Autoritetet shqiptare të kohës e dinin se kishin pasoja të rënda në rast të thyerjes së embargos pasi në mbikqyerje të respektimit të saj kishte vëzhgues të OKB dhe të NATOS, një pjesë e madhe e të cilëve ishin amerikanë. Shqipëria mund ta thyente embargon me lejen e SHBA për të ndihmuar udhëheqësinë pro pavarësisë në Mal të Zi që të mbijetonte. Miloshevici, duke përfituar nga embargoja donte të rrëzonte udhëheqësinë pro pavarësisë në Mal të Zi, duke përdorur armën e naftës. Këtë gjë nuk mundi ta bëjë se Mali i Zi u furnizua me naftë nga Shqipëria. Sigurisht që disa pushtetarë dhe tregtarë karburantesh në Shqipëri përfituan nga kjo gjë, duke u pasuruar abuzivisht, por Serbia nuk përfitoi gjë.
Remzi Hoxha nuk mund të kishte një problem me SHIK-un në tetor 1995, për shkak të dy rrëfenjave pa prova për dy takime që kishin ndodhur në 1993, sepse nëse SHIK do të ishte i shqetësuar për këto gjëra, do ta kishte rrëmbyer që në 1993. Remzi Hoxha mund të kishte pasur problem mee SHIK vetëm për faktin se si agjent-provokator i shërbimeve të fshehta serbe, punonte që të provokonte fillimin e luftës në Kosovë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur do të fillonte Konferenca e Dayton-it, në tetor 1995. Nëse SHIK kërkonte ndonjë gjë nga Remzi Hoxha në tetor 1995, prej tij kërkohej të rrëfente se kush e kishte mësuar që të thoshte se ?Kosovës duhet t? i dëgjohet zëri, do të thotë pushka në Dayton!?
Kuptohet se fillimi i luftës në Kosovë në prag të fillimit të Konferencës së Dayton-it, qoftë edhe me disa aksione të vogla guerrile, në kufi, ishte ajo çka dëshironte Milosheviçi dhe Serbia. Kështu Milosheviçi do të gjente një arsye që të mos shkonte në Dayton, ku Presidenti Clinton kishte thirrur konferencën për t? i dhënë fund luftës në Bosnjë-Herzegovinë. Në çdo rast, nisja e luftës në Kosovë do ta fuqizonte shumë pozitën e Serbisë në bisedimet e Dayton-it. Kështu do të provohej teza serbe se Serbia gjendej nën një agresion nga të gjitha anët, dhe se nuk ishte ajo vendi agresor. Remzi Hoxha donte ta çonte Shqipërinë në situata shumë të rrezikshme, të rrezikut ekzistencial shumë përtej kostos që shteti dhe shoqëria shqiptare qenë të përgatitur të paguanin për çlirimin e Kosovës. Në atë kohë, aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, ata vende që çliruan Kosovën katër vite më pas iu kërkonin me ngulm autoriteteve shqiptare që të mbanin veçanërisht nën kontroll kufirin me Jugosllavinë, në pjesën e Kosovës, në prag dhe gjatë Konferencës së Daytonit.





07:54 Opinione

Demokracia e vezëve

Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...

Lajmet e fundit nga