Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Kur pashë Klodin që qëllonte me vezë kryeministrin me aq trimëri, nuk e fsheh që më erdhi ndërmend shpirti ynë i protestës në vitin ?90, rrëmbimi i aventurës, idealizmi që e përfshin të riun dhe e hedh në veprim.
Nuk e di nëse vetë Edi Rama është rikthyer në atë kohë të pafajësisë, ku të çon simboli i vezës, duam apo s?duam. Besoj nuk kam qenë i vetmi që m?u kujtuan grevat e urisë, demonstratat, fjalimet krejt të çlirëta, të mbajtura me patos kudo në Shqipëri, kudo ku kishte studentë. Ndaj Klodi në një farë mënyre është bashkëmoshatarja jonë e atyre viteve, megjithëse është partizane e të tjera kauzave. Vajza e re, e cila ka hipur majë Piramidës së arkëmortit të Enver Hoxhës dhe mban grushtin përpjetë, është portreti tipik i aktivistit të sotëm europian non global. Eshtë një fytyrë moderne e Shqipërisë së sotme, e cila përqafon ekstremin e majtë dhe brenda filozofisë së vet nuk e ka për gjë të godasë kreun e qeverisë, madje t?i shkojë pas me megafon e t?i numërojë qindin.
Këtu mbaron historia e studentes dhe shokëve të saj. Policët nuk janë idealistë, e të rrasin brenda. Uroj që mos t?i ketë prekur njeri me dorë, sepse përndryshe policia ka kaluar një vijë demarkacioni, e cila do shkarkonte mbi të një mëri popullore të pashoqe. Por duhet të jemi të qartë që studentët nuk duhet të prisnin të mos t?i ndalonin apo t?i shoqëronin në polici. Veprimi i tyre është i dhunshëm, është në shkelje të hapur të ligjit. Ata sot nuk kanë goditur Edi Ramën, por kreun e qeverisë, kryetarin e shumicës, dhe janë shprehur ekstremisht dhunshëm ndaj një ligji që nuk e duan. Kanë në dorë të gjitha llojet e protestave, por vajzat dhe djemtë me Klodin në krye zgjodhën dhunën, dhe kjo është e dënueshme. Kudo ka gjoba, deri në kufizim të lirisë, nëse shpall dhunën si armë revolucionare drejt fitores. Studentët ka gjasa të kenë shumë të drejtë për atë që kërkojnë, sepse përkrahen fuqishëm nga një komunitet shumë i gjerë jo vetëm të rinjsh të shkollave të larta, por edhe nga profesorët e tyre. Ama e tejkalojnë të drejtën e tyre kur marrin në dorë vezën sot dhe gurin mot.
Askush që merret sot me politikë nuk duhet të ekzaltohet nga kjo protestë e dhunshme, sepse në këtë mënyrë duhet të presë nesër të tjera vezë në shpinën e vet. Nuk legjitimohet dhuna as me deklarata shtypi.
Nuk duhet të gëzojë Luli, sepse ligjin që e kontestojnë kaq fort studentët bëri sikur e harroi ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse premtoi. Klanet universitare jopublike që sot po i shërbejnë zellshëm qeverisë, ta themi hapur, po i shërbejnë kaq ethshëm edhe opozitës, jo vetëm mediatikisht, por edhe me burime njerëzore. Ndaj interesat e këtyre studentëve dhe pedagogëve të tyre opozita i la prej kohësh thatë, dhe u mjaftua vetëm me një tryezë, por nuk pipëtiu asnjë grimë më shumë. Ndoshta tek kjo braktisje mund të shihet dhe humbja e shpresës së fundit e këtyre vajzave dhe djemve që po i bien për shkurt, pasi i ka zënë dëshpërimi dhe nuk dinë ku të kapen.
Klodi dhe shokët e saj nuk duhen lënë vetëm, dhe as në burg, por dikush që ata e besojnë duhet t?u thotë që dhuna veç dhunë të sjell. /tesheshi.com/
Ngjarja e sotme eshte eveniment ne kulturen politike shqipta...
Nga Ardit Rada Shqipëria është parajsë kur vjen puna për të ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nje nga vendet e pasur ne Mesdhe (ndryshe, Mesi i Dheut) me ...
Nga Erjon BraçeLajmet e mengjesit bejne me dije se; epiqendr...
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. P...
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimi...
Nga Blendi FevziuI dashur Bushat,Lexova dje intervistën tënd...
Përplasja mediatike e pronarëve dhe gazetarëve që jetojnë në...
Nga Ilir YzeiriPersonalisht kisha besuar që Edi Rama mund t...
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. P...
Ka njerëz që mendojnë se këta që kemi në krye janë banditë! ...
Njoftohen kriminelet, vrasesit, gjakpirësit, gjakderdhësit q...
Nga Genci Pishtari…Mbrëmjen e djeshme, Kryetari i Kuvendit ...
Nga Mero BazePartia Demokratike ka bërë një gjest që ka gjet...
Ta gezosh mandatin Eduard. Ta them me gjithe zemer dhe jo i ...
Kur sapo ka filluar viti i tretë i qeverisjes së maxhorancës...
Nga Mero BAZETani që gjithë letrat kanë dalë në shesh rreth ...
Letër përgjigjeje një miku që shqetësohet që bankat po propo...
Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...