Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Nga Mero Baze
Partia Demokratike ka bërë një gjest që ka gjetur të papërgatitur palët në konfliktin e ?Lagunës Blu?. Kur Aleksandër Frangaj mendonte se kishte rregulluar gjithçka me Edi Ramën dhe askush nuk do të guxonte ta prekte, Partia Demokratike nxorri në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Gent Strazimirin dhe dënoi atë që po ndodhte tek ?Laguna Blu?, duke fajësuar natyrisht Edi Ramën. Këtu nuk ja vlen të diskutojmë cilësinë e deklaratës dhe të pavërtetat e saj, por qëndrimin e Berishës ndaj Frangajt në këtë rast.
Siç shikohet nga gjithë dokumentacioni që është botuar vetëm sot tek gazeta TemA, Frangaj ishte përgatitur që më 9 maj të merrte dokumentin e legalizmit nga ALUIZNI dhe më 10 maj, Sali Berisha ka firmosur Planin e Rregullimit të territorit të Golemit të ndryshuar, duke kthyer fushat e sportit që ai po tentonte t?i merrte si vend ku mund të ndërtohen vila.
Plani rregullues i Golemit i hartuar që më 2004-n dhe i pafirmosur nga Berisha, u firmos i ndryshuar në maj, pasi Frangaj kishte ndryshuar destinacionin e fushave sportive dhe po tentonte të blinte tokën përmes ALUIZNI-t. Leja e ndërtimit e subjektit ?Epidamus?, që ka ndërtuar ?Lagunën Blu?, e miratuar nga KKRTSH, parashikon aty ambiente sportive dhe jo vila. Berisha ja ndryshoi nga fusha sporti, në vila, pasi Frangaj kishte nisur procedurën e uzurpimit.
E theksoj gjithnjë këtë fakt që mund të bëhet i mërzitshëm, për të treguar se Berisha ishte në zemër të këtij operacioni mafioz dhe ky rast është ilustrimi më perfekt i kapjes së shtetit të tij prej Frangajt. Meqë më 9 maj Frangaj nuk e mori dot tokën nga ALUIZNI, por më 10 maj arriti të ndryshojë planin rregullues, ju drejtua gjykatës dhe brenda muajit, pra në 20 qershor, e mori me vendim gjykate, vendim të cilin u bë kujdes që të mos ankimohej as nga ALUIZNI i Tiranës, as nga ai qëndrori, çka përbën dhe kjo shkelje ligji. Artan Lame, që ëshët sot në krye të ALUIZNI-t, duhet të shprehet qartë për këtë procedurë dhe të mos mjaftohet me deklarata të përgjithshme për shitje kriminale toke. Ai ka detyrë të mbajë peshën e debatit publik për këtë çështje, dhe jo të bëjë kompromise ?etike? me një zaptues.
Kjo ka shumë rëndësi për t?iu kthyer çështjes kryesore, përse Berisha e lëshoi Frangajn tani.
Duke qenë se nga ajo kohë kanë kaluar mbi dy vjet dhe Berisha tani është në opozitë, e shikon me neveri rolin e Frangajt si një b..lëpirës i Ramës. Ai e shikon po ashtu të rrezikshëm faktin që nëse Rama do të finalizojë atë që Berisha ja ka dhënë Frangajt për ta pasur ushtarin e vet, atëhere Rama është duke i marrë Frangajn, duke e kthyer ushtar të tij. Pra, për Berishën është e qartë se nëse Frangaj arrin të fillojë të ndërtojë dhe të finalizojë vilat tek ?Laguna Blu?, falë heshtjes së Edi Ramës dhe sjelljes së tij gjoja indiferente ndaj kësaj çështjeje, atëhere Frangaj duhet konsideruar i humbur, pasi do t?i jetë mirënjohës Ramës dhe njëkohësisht do jetë i varur nga ai për një kohë të gjatë në këtë proces. Ta lësh Frangajn të qetë në këto moment, sipas logjikës së Berishës, është ta dorëzosh atë me duart e tua në prehërin e Ramës.
Është kjo llogjikë politike e tij, që e bën atë ndryshe nga liderët e tjerë, krejtësisht pragmatist dhe të pacipë, për të mohuar atë që i ka dhënë vetë Frangajt, për të njëjtin motiv, pra për ta pasur ushtar.
Dhe pa asnjë shenjë pendese nxjerr një nga ushtarët e radhës së tij dhe e sulmon Frangajn si njeri që po blihet nga Edi Rama, ndërkohë që gjithçka çfarë Frangaj ka në duar rreth pronësisë dhe planit rregullues, janë vepër e Berishës, me vetëdije për ta pasur Frangajn ushtar gjatë fushatës së vitit 2013. Ato janë po ashtu dhe të vetmet akte antiligjore të zaptimit të kësaj pasurie. Nëse ato do t?i quajmë të drejta, atëhere leja e komunës është thjesht formalitet.
Qëndrimi miratues pro Frangajt i Ramës në këtë situatë, biles dhe replika e qeverisë me opozitën për këtë, ku dëshira e Ramës për të mos e penguar Frangajn lexohej hapur, e nxisin më shumë Berishën për t?u angazhuar në këtë debat, me qëllim që Frangaj të humbasë atë çfarë i ai i dha vet, dhe që tani po i quhet si nder i Ramës.
Thjesht Berisha e do Frangajn ose të zemëruar me opozitën, ose të zemëruar me qeverinë. Ai nuk mund ta pranojë kurrsesi që Rama t?i zgjasë atij një salçiçe që e ka gjetur gati në sirtaret e Berishës dhe ai të tundë bishtin dhe të lëpijë jargët, sikur e shikon për herë të parë atë salçiçe, duke harruar se kush ja dha i pari. Dhe thjesht nga kjo skenë që i del para syve, ai e lëshoi Frangajn duke e sulmuar, pasi është i bindur se po ta lërë të qetë e mos ta sulmojë, ai do të kthehet në ushtar të Edi Ramës.
Ta gezosh mandatin Eduard. Ta them me gjithe zemer dhe jo i ...
Kur sapo ka filluar viti i tretë i qeverisjes së maxhorancës...
Nga Mero BAZETani që gjithë letrat kanë dalë në shesh rreth ...
Letër përgjigjeje një miku që shqetësohet që bankat po propo...
Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministr...
Brenda një harku të shkurtër kohor, edhe pse në situata të b...
Nga Enkelejda VELIUUne gruaja-ti gruaja , qe cdo dite e nisi...
Ne Lagunen e “Aleances se Qelbesirave” ka nisur beteja e shu...
Nga Mero BAZEGazeta TemA është përballur sot me një mori dok...
Nga Mentor KIKIANë lagjen e VIP-ave, në Qerret të Kavajës, k...
Ka dy teori për prejardhjen e njeriut. Njera është teoria da...
Po lexoj neper gazeta per nje projektligj, permes te cilit ...
Nga Mero BazeNë korrupsionin me paratë publike, ligji shqipt...
Thash dje, hajde po shkoj në punë duke kaluar nga parku Rini...
Nga Dritan Hila.Në mandatin e tij të parë, Berisha ndërmori...
Nga Kastriot MYFTARAJFamilja e terroristit Remzi Hoxha ka pr...
Nga Mero BAZENë korrupsionin me paratë publike, ligji shqipt...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)Në zgjedhjet parlame...
Nga Kastriot MYFTARAJDeklarata e Kryeministrit izraelit Neta...
Kostoja e mirembajtjes se nje makine qe mbajne zyrtaret e la...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...