web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laguna “blu” dhe Këneta “mavi” e Frangajt

28 Tetor 2015, 19:52, Opinione CNA

Nga Mero BAZE

Tani që gjithë letrat kanë dalë në shesh rreth historisë së ndërtimit tek ?Laguna Blu?, është e qartë se ka disa probleme ligjore. Frangaj, sipas Artan Lames që drejton ALUIZNI-n, jo vetëm ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, e cila është dhënë në përdorim për një fshat turistik, por dhe leja e ndërtimit që ka justifikuar veten me planin rregullues të çiftit Frangaj- Berisha në vitin 2013, është e skaduar, pasi ka përfunduar afatet e fillimit të punimeve. Tani ai duhet të riaplikojë për leje pranë Bashkisë së Kavajës dhe duhet të marrë dhe miratimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pasi e ka çuar gardhin rrethuas 20 metra pranë detit. Është kjo një arsye që ai nuk ua tregon banorëve lejen, por u thotë ?shko pyesni Edi Ramën,  se ai ma ka dhënë?.

Pra, jemi në një pikë ku mund t?u vëmë kapak gjithë gjërave që kanë ndodhur, pasi tani janë bërë të pavlefshme për shkak të skadimit të asaj lejeje, por nëse ai vazhdon të ndërtojë, do të thotë që nuk ka më faj as Berisha, as ish- kryetari i Komunës në Golem, por kjo qeveri sot, e cila do të detyrohet të shkelë rregullat e veta dhe të krijojë një precedent të rëndë në raport me qytetarët e tjerë të këtij vendi që duan të investojnë në ndërtim.

Për këtë arsye, tani e tutje nuk ka më betejë ligjore dhe  as betejë faktesh mes Frangajt, pushtetit dhe shtypit që po ngre këtë shqetësim. Tani mbetet të verifikojmë vetëm a është i lirë Edi Rama të zbatojë ligjin në rastin Frangaj apo jo.

Unë jam i bindur se Aleksandër Frangajt tani nuk i duhen aq shumë  ato vila që do të ndërtojë. Jo vetëm se ka shumë të tilla, por mbi të gjitha se sipas gjithë gjasave, ai do t?i ndërtojë ato për biznes dhe vetë do të largohet prej andej, se nuk mund të jetojë më mes një komuniteti armiqësor ndaj tij. Të banosh në një fshat turistik ku 90 për qind e banorëve të konsiderojnë kriminel që u ke prishur mjedisin dhe u ke hequr prespektivën e një zone turistike, për të cilën kanë investuar paratë e tyre, do të thotë të shkosh në  shtëpinë e pushimit me badigardë me vete.

Prandaj është e besueshme dhe ajo që vet banorët e atij fshati thonë, se Frangaj do të ndërtojë disa vila, të cilat do t?i shesë bashkë me vilën ekzistuese që ka aty, dhe do të shkojë tek pasuritë e tjera që ka marrë në bregdetin shqiptar, siç është Lalzi apo Vahina në Lezhë.

Por, unë mendoj që Frangaj ka një arsye madhore që i përshtatet karakterit të tij, që nuk dëshiron të tërhiqet nga ai projekt, arsye që i tejkalon dhe këto përfitime financiare. Ai ka bashkëjetuar këto dy vite e gjysëm në pushtetin e Edi Ramës nën imazhin e një njeriu që i ka raportet e mira me qeverinë dhe vazhdon të bëjë ligjin në administratën e Ramës, njësoj si në administratën e Berishës. Stili i të mbijetuarit të tij, që pasi bën një telefonate me Ramën, e shumëfishon atë në pesëdhjetë telefonata me vartësit e tij, duke u treguar se sapo foli me kryeministrin, është një stil i ngritur në art në kohën e Berishës, dhe është ai stil, që e ka çuar deri tek marrja  e lejes dhe krijimi i kësaj situate paligjshmërie.

Tani problemi i tij më i madh është pikërisht ky. Nëse ai tërhiqet nga ky projekt, nëse i bllokohet leja që i ka skaduar, nëse i hetohet toka që e ka marrë, siç thotë zoti Lame në paligjshmëri të plotë në ditët e agonisë së Berishës, pra nëse i dështon ky gjest prej kodoshi pushteti, ai do të ndjehet shumë keq dhe nuk do t?i shijojë asgjë. Jo se ka nevojë për ato para që do fitojë nga ato vila, por ka nevojë që ky pushtet dhe administrata e tij, tani që ai është vënë në qendër të vemendjes si njeri i favorizuar nga Berisha e Rama, duhet t?iu dëshmojë gjithë shqiptarve, se ai e meriton këtë status, dhe se askush nuk mund ta prekë.

Është kjo një arsye madhore që ai të bëjë gjithçka që t?i ndërtojë ato vila, qoftë dhe duke shumëfishuar koston e investimit të tij, apo duke bërë gjeste ekstreme për të mbajtur në anën e tij pushtetin e Edi Ramës. Kjo betejë atij nuk i duhet për katër- pesë vila që do shesë, por për të siguruar paprekshmërinë për gjithë çka përfituar në mënyrë të dyshimtë gjatë pushtetit të Berishës dhe për gjithë atë aureolë pushteti që ka pasur, si njeri që boll ti vinte syrin diçkaje, dhe e bënte të tijën. Ai tani më shumë se kurrë nuk do ta lëshojë këtë betejë, dhe do të bëjë çfarë është e mundur, të mbajë në anën e vet Edi Ramën.

Kjo nuk është më një betejë për ?Lagunën Blu?, por një betejë për të dëshmuar se tani pushteti është një ?Kënetë mavi?, ku ai ka të drejtën të jetë bretkoska që kakaris më shumë. Është betejë për t?u treguar të gjithëve, prokurorëve që kanë nisur hetimin e paligjshmërisë së tokës, gjyqtarëve që do ta marrin në dorë, Bashkisë së Kavajës, banorëve të fshatit dhe kujtdo tjetër që ngre zërin kundër tij, përfshi dhe ne gazetarëve, se ai ashtu siç ka bërë ligjin në Lagunën ?blu? të pushtetit të Berishës, ashtu do të jetë dhe në Kënetën ?mavi? të Edi Ramës. Është mbi të gjitha një test për të kuptuar se sa pa kuptim është ndryshimi i pushtetit në Shqipëri. Dhe besoj se do t?ia dalë.





Lajmet e fundit nga