Teoria e Netanjahut se Hitleri e vendosi shfarosjen e hebrenjve nën ndikimin e një lideri shpirtëror islamik, i dha koherencë logjike Holokaustit
Nga Kastriot MYFTARAJDeklarata e Kryeministrit izraelit Neta...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)
Në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe ato lokale të 2015 janë përfshirë 63 parti politike, me apo pa koalicion. Kurioziteti më bëri që të mbledh sloganet e tyre, « ajkën e ajkës », dhe të shoh se çfarë kanë premtuar, propaganduar gjatë fushatave elektorale.
Pasi arrita të mbledh pothuajse gjysmat e « parrullave », në pamundësi për ti gjetur të gjitha, vendosa të « vesh » kostumin e një lideri politik shqiptar dhe të luaj rolin e tij. « Kompozova » po me këto slogane një fjalim « prekës dhe bindës » që me siguri në lidhje me « kandidaturën time » do më « sjellë » një numër të konsiderueshëm votash.
Me këtë fjalim të « sinqertë » bëhuni gati ti themi « lamtumirë » varfërisë, injorancës, korrupsionit, padrejtësisë e çdo gjëje besdisëse që dëshironi, se këtu do të bëj « premtime të bëra » që as edhe politikanët perëndimorë nuk janë të « aftë » t?i bëjnë.
Kuptohet që fjalimin do e mbaj direkt nga tribuna kryesore e sheshit përpara jush, domethënë përpara « qindra-mijëra » mbështetësve euforikë duke më pritur me padurim, me duartrokitje, brohorima dhe me fishkëllima dashamirëse ashtu siç na e ka tradita. Duke marrë parasysh fluksin e madh të simpatizantëve, nuk ju fsheh që jam pak i shqetësuar për faktin se nëse do të ketë vend të mjaftueshëm për të gjithë në shesh.
Nëpërmjet « fjalimit tim » të më poshtëm do të gjeni një përmbledhje të 30 sloganeve partiake që kanë për qëllim të « mirën » e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ja se çfarë na është shërbyer nga politika shqiptare që prej 2013 e deri më sot :
Zonja dhe zotërinj,
Përshëndetje,
Së pari, ju e dini fare mirë dhe nuk keni aspak dyshim se unë e dua Shqipërinë [1] dhe se kam ardhur këtu me një vizion të ri [2] për të sjellur një politikë njerëzore [3]. Së bashku do ti japim politikës identitet dhe moral [4], elementë të cilët do të shërbejnë si për shtetin dhe qytetarët [5].
Së dyti dhe me të drejtë absolute, për ju që e ndërtuat Shqipërinë [6], unë e di që jeni të pakënaqur dhe të zemëruar prej partive të pushtetit 25 vjeçar [7], por bësomëni?bashkë do sjellim ndryshimin [8]. Jam këtu për tu kushtuar vëmendje qytetarëve [9]. Jam tepër i bindur se shqiptarët meritojnë më shumë [10]. Nuk i harroj gjithashtu brezat e rinj, dhe përfitoj nga rasti tu them atyre se Shqipëria është e të rinjve [11].
Së treti, zëri juaj [12] është i rëndësishëm, dhe nëse nuk votojmë, nuk flasim [13], kjo na bën që të mos kemi standarte jetese, dinjitet njerëzor [14]. Për këtë arsye, bashkombasit e mi, afrojuni vlerave se koha nuk pret [15], më dëgjoni është koha për njëri-tjetrin [16], se vetëm kështu mund të fitojmë të ardhmen [17]. Ju garantoj se të bashkuar jemi më të fortë [18].
Së katërti, është mëse e qartë që vendi ynë ka nevojë të rilindë [19] dhe të çohet në drejtimin e duhur [19], por kjo arrihet vetëm me punë dhe dinjitet [20].
Se pesti, si forcë politike me themele të patundura, ne ju afrojmë punësim, mirëqenie dhe integrim [21], e theksoj me plot bindje dhe po e ripërsëris, se do të ketë më shumë shërbim dhe punësim[22]. Duke më votuar, ke votuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ke votuar për drejtësi, ke votuar për prosperitetin e vendit [23]. Portat e Bashkimit Europian po na hapen, dhe le tu tregojmë të gjithëve se shqiptarët janë vetëm europianë [24], dhe së shpejti do bëhemi pjesë e tyre.
Së gjashti, motra dhe vëllezër, ju bëj thirrje solemne të zgjidhni njeriun, t?ju qeverisë më mirë [25]. Duke më votuar, voto veten [26], voto vetveten [27], voto për komunitetin tënd [28] ku unë bëj pjesë.
Së shtatti dhe së fundmi, po ju them se me besimin në zot, pronë dhe komb [29] do ecim përpara [30] sepse ne jemi ndryshimi [30]. Rroftë Shqipëria, rroftë liria, rroftë demokracia, rroftë populli shqiptar !
Me këto slogane kaq inkurajuese është për tu çuditur kur dëgjojmë ende të flitet për ngerc ekonomik, për trazim social, dhe për papunësi në Shqipëri. « Besoj » se politikanët që bëjnë të tilla premtime, janë të vetëdijshëm dhe me « siguri » që do i mbajnë ato, të paktën ata që kanë fituar në zgjedhje. Në qoftë se premtimet e bëra nga politika shqiptare më sipër nuk mbahen, atëherë populli shqiptar me rrugë demokratike mund të reagojë dhe ta ndëshkojë atë me anë të votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017.
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)
Burimi : Klara Buda Post (New York)
http://klarabudapost.com/shqiperia-e-sloganeve-politike/#.VioZZfnhDIU
REFERENCAT E SLOGANEVE :
[1] Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
[2] Parti Forca Rinia (FRA)
[3] Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS)
[4] Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
[5] Partia Fryma e Re Demokratike (FRD)
[6] Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE)
[7] Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqiptarëve (LDSH)
[8] Partia Ligj dhe Drejtësi (PLIDR)
[9] Partia Demokracia Sociale (PDS)
[10] Partia Republikane (PR)
[11] Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
[12] Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqiptarëve (LDSH)
[13] Partia Socialiste e Moderuar (PSM)
[14] Partia Personat me Aftësi të Kufizuara (PPAK)
[15] Partia Shqiptare Atdheu (PSHA)
[16] Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
[17] Partia Demokracia Sociale (PDS)
[18] Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
[19] Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
[20] Partia Demokratike (PD)
[21] Partia Demokracia e Re Europiane (PDRE)
[22] Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
[23] Partia e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH)
[24] Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
[25] Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
[26] Aleanca Popullore (AP)
[27] Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
[28] Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar (LZHK)
[29] Partia Republikane (PR)
[30] Partia Demokratike (PD)
Nga Kastriot MYFTARAJDeklarata e Kryeministrit izraelit Neta...
Kostoja e mirembajtjes se nje makine qe mbajne zyrtaret e la...
Nga Mentor KikiaNjë studim i fondacionit gjerman Friedrich E...
Enver BytyçiAjo që po ndodh në Prishtinë këto kohë është i n...
Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të s...
“Para se të vinte për biznes ai vinte për veprimtarinë e tij...
Përplasja e fundit mes Fatmir Toçit dhe Koço Kokëdhimës në m...
Nga Lufti DervishiËshtë bërë një traditë që muajt e parë të ...
Nuk e kuptoj pse duhet qe Ministria e Financave ti shperndaj...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Tirana është bërë qyteti i segregacionit social më keq se në...
Prova : e kemi lënë rrugëve në aksin Rinas – Laç në vend t’i...
Nga Andi BushatiAjo që po ndodh me Giani de Biasin mund të s...
Pas nderit te madh, qe iu be kohet e fundit trajnerit Giani ...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare ka hapur një faqe të re në i...
Sot lexova nje interviste te Lindita Theodhorit, ku me te dr...
Qeveria gojëkyçur më në fund foli për CEZ. Me lakun në fyt e...
Këtë mesjavë ndodhi “diçka e vogël”, por nga ato gjëra të v...
Duken shumë qesharakë takimet e ditëve të fundit të përfaqës...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)Të përkufizosh « ter...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...