Shënim nga Klodian Tomorri/ Analiza e cunguar e Ministrisë së Financave
Nuk e kuptoj pse duhet qe Ministria e Financave ti shperndaj...
Nga Lufti Dervishi
Është bërë një traditë që muajt e parë të rotacionit politik, opozita sillet si qeveria dhe anasjelltas. Pjesa më e dukshme është Kuvendi dhe daljet publike, sidomos daljet në konferenca shtypi. Është forca e inercisë që sefte, nuk dallon dot se kush po qeveris e kush po bën opozitë.
Kjo periudhë është e kuptueshme javët ose muajt e parë, por nuk mund të zgjasë me vite!Duhet dikush të kujtojë qeverinë e sotme se ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes dhe nuk mund të sillet më si opozitë dhe as mund të fajësojë opozitën për gjërat që nuk shkojnë mirë në vend.
Ka një konsensus të përgjithshëm që qeverisë së re i lihet kohë, gëzon të drejtën e 100 ditëshit të parë pa u shqetësuar nga media dhe publiku është mirëkuptues për kohën që i duhet ekipit të ri të vërë në zbatimin programin. Synimi final mbajtja e zotimeve të bëra në fushatë.
Viti i parë dhe i dytë i qeverisjes janë vite të arta dhe momenti më i mirë për të bërë reforma të thella, që të nisësh të ndjesh frutat në vitin e tretë dhe vitin e fundit zgjedhor. Është momenti që kur të dalësh për vota: të thuash se çfarë ke bërë dhe sa e ke mbajtur fjalën.
Fitorja e thellë e mazhorancës aktuale në qershor të 2013, – shpalosja e një programi ambicioz, nisja e disa fushatave ligjzbatuese në një anë dhe një opozitë pothuajse e shpartalluar, në anën tjetër, të krijonin idenë se mazhoranca e stërmadhe nuk do të kishte vështirësi për mandatin e dytë qeverisës.
Pas dy vjetësh, falë marrëdhënieve mes partnerëve në koalicion, falë skandaleve të shumta dhe gjendjes së mjeruar ekonomike, pyetja është: si do të mbyllet mandati parë?
Megjithëse është konsumuar gjysma e mandatit qeverisës, ende sot e kësaj dite sheh deputetë të mazhorancës që dalin në konferenca shtypi dhe i kërkojnë llogari dhe i kujtojnë kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha, marrëveshjen me detin, rrugën Durrës ? Kukës, koncesitionet etj, etj. Basha del dhe flet konkretisht për abuzime me tendera, kundërpërgjigja nuk është rreth tenderave që po konsumohen, por për historinë qeverisës të kohës kur Basha ishte ministër. Për atë kohë?shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre me votë. Dhe duhet kujtuar qeveria që ka marrë një mandat të konsiderueshëm për reformat të thella ekonomike, për reform në drejtësi, madje me shumicën e madhe nisi edhe reforma që nuk ishin premtime elektorale (reforma territoriale)!
Prej 26 muajsh qeverisë boshti PS-LSI. PD është në opozitë. Madje në terma aritmetikë, një opozitë që nuk imponohet dot me numra në Kuvend.
Në mungesë të rezultateve konkrete, dhe rritjes të paimagjinueshme të numrit të shqiptarëve që nuk kanë më shpresë se kanë të ardhme në Shqipëri, prej muajsh ka ndryshuar dhe strategjia e komunikimit publik? tashmë shumëkush është familjar me fjalinë: ?për herë të parë në 20 vjet??. Në seancat e stërzgjatura parlamentare e dëgjon të recitohet kjo parrullë edhe nga 10 deputetë rresht! Ky papagallizëm konkurron denjësisht parrullën: ?katërkëmbëshi është i mirë, dy këmbëshi është i keq? te ?Ferma e Kafshëve? e George Orwell-it!
Gjatë këtyre 20 viteve vendi ka ndryshuar aq shumë sa një huaj që ka parë vendin në vitet 90, ne vitet 2000 dhe sheh Shqipërinë edhe sot- i duket se ka parë 3 vende të ndryshme. Dhe ndryshimi diku ka qenë gradual, diku më i shpejtë. Rotacionet përgjithësisht kanë sjellë ndryshime dhe ekonomia ka qenë rritje.
Shakaja më e fundit është se dhjetëra mijëra shqiptarë po ikin nga vendi për shkak të reformave të thella! Shqiptarët po ikin nga mungesa e shpresës, nga vrasja e perspektivës?!
Votuesit shqiptarë patën pritshmëri të mëdha te mazhoranca e sotme ndaj edhe e votuan masivisht. Ikja massive e njerëzve dëshmon zhgënjimin e madh të krijuar edhe nga pritshmëritë e mëdha.
Të përmendësh sot premtimet elektorale të duket sikur tallesh. Zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti, pavarësisht gjithë problemeve, dëshmuan edhe pafuqinë e opozitës për të ngjallur shpresën si një alternativë kredibël. Këtu mund të mbyllet debate për opozitën. Opozita nuk ka dalë në sheshe, nuk ka bllokuar rrugë dhe as mund t?i thuash opozitë destruktive! Në anën tjetër nuk mund të fajësosh njerëzit që janë apatikë dhe nuk po ngrihen. Njerëzit janë ngritu dhe më mijëra çdo muaj kërkojnë azil në Gjermani!
Opozita ka kusuret e veta, por i ka kusuret si alternativë qeverisëse dhe nuk mund ta fajësojmë se nuk po qeveris mirë!
Së fundmi, ja vlen të kujtohet premtimi kryeministrit në ditën e prezantimit të programit qeverisës në Kuvend. Ai tha: puna e opozitës është fjala- puna është fjala jonë!
Në këtë vend për llafe është konkurrencë e lartë, për punë si i bëhet….?!
(Shkruar per syri.net)
Nuk e kuptoj pse duhet qe Ministria e Financave ti shperndaj...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Tirana është bërë qyteti i segregacionit social më keq se në...
Prova : e kemi lënë rrugëve në aksin Rinas – Laç në vend t’i...
Nga Andi BushatiAjo që po ndodh me Giani de Biasin mund të s...
Pas nderit te madh, qe iu be kohet e fundit trajnerit Giani ...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare ka hapur një faqe të re në i...
Sot lexova nje interviste te Lindita Theodhorit, ku me te dr...
Qeveria gojëkyçur më në fund foli për CEZ. Me lakun në fyt e...
Këtë mesjavë ndodhi “diçka e vogël”, por nga ato gjëra të v...
Duken shumë qesharakë takimet e ditëve të fundit të përfaqës...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)Të përkufizosh « ter...
Familjarë të terroristit Remzi Hoxha ka bërë të ditur se në ...
Historia eshte nje fushe qe mesohet jo vetem ne shkolle. Por...
Nga Mero BAZEKa pasur një degradim ekstrem të debatit në emi...
Nëse do të kishte dënim për keqpërdorim të fjalës reformë- j...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
Nga Sokol BallaQë të mërkurën, jemi zyrtarisht në luftë. Kon...
Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës...
*Nga Andi MUSTAFAJMbas një disfate si ajo që pësoi Partia De...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...