PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Nga Mero BAZE
Ka pasur një degradim ekstrem të debatit në emisionin e Blendi Fevziut, mes dy të ftuarëve të përhershëm, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj. Nuk dua të ndalem në argumentet e përdorura për të fyer njëri- tjetrin, por tek degradimi që ka pësuar debati publik në emisionin ?Opinion?, për shkak të shterpësisë së temave dhe drejtuesit të emisionit tmerrësisht sipërfaqësor.
Ajo që ndodhi mes të ftuarëve, që janë të dy miq të mi të vjetër, nuk është faji i tyre, por faji i atij që drejton emisionin. Tema e emisionit ishte diçka tjetër dhe jo diskutimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por duke qenë se i zoti emisionit, më së paku ka punë me temën që lajmëron, nxit të ftuarit e përhershëm, të përfshihen në debate jashtë teme, për të tërhequr audiencën që nuk vjen nga thellësia e fakteve, por nga degradimi i debatit.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj, janë dy personazhe të paguara nga emisioni ?Opinion? për të qenë aty. D.m.th, në një farë mënyrë janë aktorët e Blendi Fevziut në emision, dhe jo persona që përfaqësojnë aty kauza publike. Janë të dy gazetarë, njëri ka shkëlqyer në gazetarinë ekonomike dhe tjetri, Preçi, ka shkëlqyer në publicistikën politike, por atje janë si aktorë. Dhe si të tillë, ata kanë dorëzuar fatin e tyre dhe personalitetin e tyre, në mëshirën e aftësisë që ka drejtuesi i emisionit për të kuptuar temën që diskuton.
Degradimi i djeshëm i debatit tek fyerjet ndaj njëri- tjetrit, tek shpërthimi i Stefanit duke i thënë Zogajt ?spiun? dhe tek kërcënimi i Zogajt për t?ia ngulur vendimin e Gjykatës me gozhdë në ballë, ishte i dhimbshëm, jo për çfarë ata thoshin jashtë kontrollit, por për qetësinë me të cilën i sodiste drejtuesi i emisionit.
Të lejosh dy aktorë të emisionit tënd të përditshëm të degjenerojnë në fyerje dhe sulme të tilla ndaj njëri- tjetrit, dhe të nesërmen t?i ulësh përsëri sikur nuk ka ndodhur gjë, është një fyerje dyfish për opinionin publik, dhe një ngulitje e kulturës së talljes me publikun që ekziston në Shqipëri, si në politikë, ashtu dhe në debatin publik.
Konkretisht askush aty nuk tha ndonjë gjë që nuk e dinte njeri. I pari njeri që ka denoncuar Preç Zogajn që ka pas një bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, ka qenë Preç Zogaj në vitin 1992. Dhe për ironi të fatit, është i pari dhe i fundit shqiptar, nga rreth 300 mijë të tillë, që e ka pranuar me kurajo këtë gjë, dhe është ballafaquar pastaj në gjykatat shqiptare, që kjo gjë të mos pengojë karrierën e tij politike. Andrea Stefani, po ashtu është një publicist partizan, që nuk ka arsye ta sulmosh për shkak të pozicionit të tij pro qeverisë, por për shkak të argumentave që mund të kesh kundër ti. Zogaj thjesht e tepëroi duke e paragjykuar apriori si pa personalitet, për shkak të pozicionit të tij. Mos ndërhryja e drejtuesit të emisionit dhe lejimi i dialogut degradues mes tyre, pa kurrfarë vlerë, është një kulturë e re e rrezikshme në debatet publike, për të fituar shikueshmëri me çdo çmim në mungesë të një debati serioz dhe me vlerë për qytetarët shqiptarë.
Por, për t?u kthyer dhe një herë tek ajo çfarë përçon në publik një degardim shterues i një debati në këtë formë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kthehemi në një lloj viagre për impotencën e drejtuesve të tillë televiziv, që në pamundësi për të bërë një debat të thellë për një temë, ndërsejnë aktorët e paguar kundër njëri- tjetrit me ligësi dhe pastaj kur mbaron debati, askush nuk mban mend përse ishte tema, por si fyen aktorët njëri- tjetrin. Përleshja mes Stefanit dhe Zogajt ishte e tepërt, fyese, dhe e pamerituar për asnjërin prej tyre. Ata u bënë viktima të pafuqisë së një gazetari impotent për të bërë punën e tij dhe për ta mbajtur debatin tke tema për të cilën e ka nisur. Ndërkohë që të dy aktorët e tij përlesheshin, ai shikonte kopsat e këmishës dhe orën e shtrenjtë, se si i dukeshin në kamera.
Problemi është se të hënën, të dy aktorët do të jenë sërisht në studi, për të folur ndoshta për ndonjë temë rozë, dhe shqiptarët që i shikojnë, do të thonë të dëshpëruar se ?kjo qenka lojë? dhe nuk duhet marrë seriozisht. Në fakt seriozisht nuk duhet marrë emsioni dhe ai që e drejton, pasi ata po përhapin si standart publik, faktin që nuk ka rëndësi çfarë thua në studio, rëndësi ka të ketë një sherr.
Ky është një mesazh pervers, që zhvlerëson fjalën dhe debatin publik, dhe rrit mercenarizimin dhe aktrimin në emisione. Pas asaj që ka ndodhur, së paku ata të dy, nuk duhet të shfaqen sërish bashkë duke e quajtur punë të zakonshme fyerjen publike. Nëse shfaqen, pastaj nuk është vetëm problem i Fevziut, por dhe i tyre.
Nëse do të kishte dënim për keqpërdorim të fjalës reformë- j...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
Nga Sokol BallaQë të mërkurën, jemi zyrtarisht në luftë. Kon...
Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës...
*Nga Andi MUSTAFAJMbas një disfate si ajo që pësoi Partia De...
Duke ikur për Durrës nga rruga e Kavajës, kur ke lënë pas Nd...
Shqipëria sapo kaloi një situatë folklorike ballkanike, me r...
E dinin që gjithçka kishte mbaruar, por kishin frikë ta beso...
Dje, nga Aeroporti në Sallën e Hartave për nderimin e veçant...
Kualifikimi i Shqipërisë të dielën në Jerevan nuk ishte edhe...
Deri më tani për shitjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi ka bërë n...
Nga Mero BAZEKualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Eur...
Nga Dritan HILAKa ndodhur një keqkuptim i madh. Nëse tifozët...
Nga Kastriot MFYFTARAJQë nga koha kur Gjenerali Pinochet, pa...
Nga Artan FUGAKëtu ka tre probleme të mëdha që kërkojnë një ...
Nga Enver BYTYÇIPrej mbrëmë e sot gjithë ditën nuk kanë push...
Nga Andi BUSHATIPrej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndesh...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama po vazhdon të shma...
Sanxhakasi Adem Ljaiç, i cili ishte lojtari më i mirë në fus...
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...