Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Nga Dritan HILA
Ka ndodhur një keqkuptim i madh. Nëse tifozët gëmusheshin për të parë kombëtaren duke shkuar në Francë 2016, kryeministri ynë kishte hallin të shkonte në Bruksel. Ndaj nëse njëra palë donte të kapte trenin për Paris me çdo çmim, kryeministrit i duhej i njëjti tren për të vajtur në Bruksel. Dhe meqënëse ka në dorë policinë, ia doli që në tren të vejë rregullat e tij. Domethënë gjithë Shqipëria e Mesme ndejti sus. Dhe publikun i Arenës së Elbasanit ishte po aq i sjellshëm sa do të zilepsnin edhe spektatorët e një shfaqje baleti.
Keqkuptimi i dytë është Ismail Morina. I cili është kthyer në simbol për një fashë të popullsisë si puna e tij. Të pashkolluar, të anashkaluar nga shoqëria, me dëshirën për famë dhe pasuri pa bërë asgjë, dhe me perspektivë të vetme emigrimin ose shpërndarës droge, kanë parë tek ai heroin e tyre. Nuk ka lidhje me nacionalizmin. Shumica e tyre as e dinë çfarë do të thotë kjo fjalë. E duan momentin e lavdisë së tij. E një lavdie që rasti e bëri të kthehej nga një incident banal folklorik siç do të ishte nëse stadiumi Beogradit nuk do të bërtiste ?vrite shqiptarin?, në simbol të çlirimit të frustrimit tonë kombëtar. Por dikush do ta kthejë në idhull. Nëse e kanë zgjedhur për të tillë, le ta mësojnë edhe të sillet dhe mos të vijë vërdallë me kobure në brez.
Me kaq mbaron edhe çudia e së enjtes. Por humbja e kombëtares tonë ndaj Serbisë, më tepër se evenimenti sportiv për t?u shënuar, është kore që i hiqet plagës për të treguar mahisjen e gjendjes në sportin tonë dhe përgjegjësitë e politikës. Pas një agonie 25 vjeçare, as talenti i De Biazit dhe as përkushtimi i djemve të kombëtares, nuk mund ta fshehin katastrofën ku jemi. Nga kjo humbje, ata që kanë më pak faj, janë futbollistët. Jemi në nivelin ku shumica e tyre nuk janë aspak meritë e investimit të klubeve shqiptare, por të atyre të huaja ku debutojnë dhe e familjeve të tyre.
Që të kesh sport kompetitiv, duhen tre kushte themelore: popullsi e madh që të krijon larmishmëri talentesh, traditë, dhe sisteme zinxhir. Popullsia jonë dihet sa është, ndërsa tradita edhe ajo modeste që kemi pasur, po humbet. Shkolla shqiptare e sporteve është shuar. Ekipet zinxhir në futboll nuk egzistojnë, ndërsa sportet e tjera më pak ndjellëse për biznesin që shërbejnë edhe si serbator për talente, nuk ka më. Shteti shqiptar dhe politika, e përdor sportin vetëm për shou. Asnjë ndërhyrje e saj qoftë edhe në anën organizative nuk bëhet. Presidentët e klubeve të futbollit, janë që të gjithë biznesmenë që nuk kanë lidhje me këtë sport. Shumica e tyre, janë obezë, tahmaqarllëku i të cilëve për fitime ju shihet që në portrete. Në krye të Federatës së Futbollit, është një tjetër biznesmen i cili po përcjell kryeministrin e katërt, dhe ai vetë ngjan i paluajtshëm. Duhet të kesh doza budallallëku të besosh se ky sistem nuk është i kalbur nga korrupsioni dhe shitja e ndeshjeve.
Politika i ka larë duart nga ky komponent i rëndësishëm i një shteti siç janë sportet si burim mirëqenia dhe zbavitjeje. Tashmë nuk ndjek as shëndetin e federatave, të cilat e kanë humbur aspektin e tyre si organizatore të pavarura profesionistësh dhe janë kthyer në sipërmarrje biznesi. Jo më kot edhe shefat e tyre janë të gjithë biznesmenë të mëdhenj. Do të ishte plotësish e ligjëruar një ndërhyrje në këto lunga qelbi, por shteti kënaqet me opsionin e heshtjes në komplicitet sipas parimit ?nuk të kërkoj, mos më kërko gjë as ti?.
Nëse duam klube dhe kombëtare që të konkurojnë denjësisht, është koha e një reforme në sport ku shteti të ketë rolin e kirurgut. Përndryshe duhen hapur klube dronistësh. Presidencën e të cilës është e sigurtë që nuk do ta marrë Ismail Morina, por ndonjë biznesmen që do t?i vejë syrin.
Nga Kastriot MFYFTARAJQë nga koha kur Gjenerali Pinochet, pa...
Nga Artan FUGAKëtu ka tre probleme të mëdha që kërkojnë një ...
Nga Enver BYTYÇIPrej mbrëmë e sot gjithë ditën nuk kanë push...
Nga Andi BUSHATIPrej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndesh...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama po vazhdon të shma...
Sanxhakasi Adem Ljaiç, i cili ishte lojtari më i mirë në fus...
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Nga Mero BAZE Mendoni pak 11 lojtarët e ekipit kombëtar që ...
Enver BytyçiBallist Morina, i cili ka marrë autorësinë e ngr...
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Nga Andi BUSHATIPas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, ...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...