web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artan FUGA/ Votimi i gabuar

2 Tetor 2015, 19:45, Opinione CNA

Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja dy a tri ditësh, Kuvendi votoi nëse duhej kërkuar hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ-it. Votimi rezultoi negativ. Nuk duhej hetim ndërkombëtar.

Nga pikëpamja e filozofisë të së drejtës kam mbetur i habitur.

Përse ?

E para, a është në kompetencën ligjore të Kuvendit të kërkojë ose ndalojë hetim të huaj për një çështje që ka lidhje me ne? Mendoj se jo, sepse hetimin te ne e bën prokuroria shqiptare dhe këtë e përcakton Kushtetuta. Pra, duhej bërë një ndryshim kushtetues ku për të nxjerrë të drejtën duhet parashikuar edhe instanca të huaja.

Si gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Kosovë, por ata e votuan si një e dhënë kushtetuese.

E dyta, përse ngatërrohet Kuvendi me problematika që i takojnë sistemit të së drejtës në Shqipëri? Nëse Prokuroria e gjykon, ajo mund të thërrasë ekspertë të huaj sa të dojë dhe askush nuk e pengon ose e lejon. As Kuvendi, as partitë politike.

Sepse votimi negativ i Kuvendit në mos e lejon, dhe as kishte kompetencë ta lejonte, mund të merret edhe si kundërshtim që Prokuroria të marrë ekspertë të huaj.

E treta, votimi në vetvete duket i gabuar, ndaj edhe propozimi ishte i sipas meje i pagjetur, dhe votimi jashtë kuadrit juridik kushtetues. Por, gabim, që gabim, pse nuk votuan pro hetimit ndërkombëtar, por kundër.

Do të tregonin transparencë. Sigurisht do të ishte rezultat i pavlefshëm, por psikologjikisht qytetarët do të ishin përkrahës.

Por, përpara sesa të votohej për propozimin, duhej votuar nëse ka të drejtë të votojë Kuvendi për procedura hetimi si këto. Duhej votuar nëse duhej votuar.

Nuk thuhet kot se drejtësia te ne është e politizuar. Pêr procedura hetimore votohet në Kuvend. Kuvendi drejtohet nga partitë politike. Ja prova.

Se ja supozojmë kot se në Kuvend ka edhe deputetë që mund të jenë të korruptuar. Si do të votonin ata “për” apo “kundër” hetimit??? Si mund të votojë kush nëse dëshiron ose jo të hetohet dhe nga kush dëshiron të hetohet ?

Ja përse ky votimi ishte jashtë kornizës juridike në fuqi. Ishte një bllof.

Është njësoj sikur Kuvendi të dojë të votojë një ditë për atë se duhet të ketë apo jo ujë në Mars!!!

E katërta, ja edhe vendosi që të ketë hetim ndërkombëtar. Po kush ta pranon se??? Si do të imponohej ky vendim ndaj hetuesve të një shteti të huaj? Po CEZ si do ta pranonte një instancë hetimi dhe investigimi ndërkombëtar të kërkuar dhe gjetur nga Kuvendi i Shqipërisë, por krejt e paligjshme dhe e palegjitimuar.

Me siguri do të kenë vendosur buzën në gaz…

Eh, shokët shqiptarë, kështu gjithmonë që kur vinin për pushime në Karlovivari… për llixha





20:55 Opinione

Endërr turistike

Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...

Lajmet e fundit nga