Endërr turistike
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Nga Dritan Hila
Është e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga një tribunë botërore si OKB, që kryeministri Rama përsërit fabulën e harmonisë fetare, çka e konkretizon me familjen e tij ku vetë është katolik, gruan myslimane, dhe fëmijët ortodoksë. Për hir të së vërtetës, ky fakt i bën përshtypje botës ca më pak sesa do të bënte nëse Obama do të dilte me kurorë pende zogjsh si kryetar i fisit indian Apash, apo kryeministri japonez me kostum samurai. Është thjesht ekzotike dhe pa brendi kjo ?çudi? familjare që Rama nuk lodhet së përmenduri.
Për më tej, në nivel politik dhe ushtarak, shembulli i sjellë është i pavlerë dhe Rama vetë i pa peshë. Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, Shqipëria nuk ka ndikim ushtarak. Politikisht, qenia ?fanar ndriçues? për paqen ndërfetare në botë, nuk pi ujë pasi kandili i fanarit tonë nuk ka vaj të mjaftueshëm të ndriçojë krishtërimin dhe islamin që numërojnë secili mbi një miliardë besimtarë. Dhe nuk ka as vlerë studimore pasi fakti që kemi katër besime, vjen më shumë për shkak të cektësisë sonë në besim, kërcimit sa nga një fe në tjetrën për gjashtëqind vjet, ateizmit të dhunshëm pesëdhjetë vjeçar, dhe jo për shkak të iluminizmit tonë apo qenies një komb profetësh që do të bashkojë gjithë fetë. Rama vetë është përfaqësuesi ynë tipik se sa kollaj i ndërojmë aleancat, principet apo miqësitë, për hir të interesit të ditës.
Por përveç shembullit të familjes që e citon kur është para kamerave, kryeministri shqiptar i ndodhur në një bllokim reformash dhe rritjeje ekomomike që i ngadalësojnë integrimin, ka aluduar se Shqipëria mund të bëhet platformë ekstremizmi fetar, çka nënkupton kërcënim për Evropën nëse nuk e pranojmë. Kjo është e rrezikshme për vendin në planin afatgjatë. Së pari, mbështet tërthorazi tezën e fondamentalizmit ortodoks për qenien e Shqipërisë një platformë e islamit radikal, por nuk ka asnjë vlerë reale kërcënuese për Evropën.
Së dyti, Shqipëria nuk kapacitete njerëzore të bëjë xhihadin, nuk ka popullsi homogjene myslimane, dhe myslimanët vetë nuk është se ja u ndjen shumë për xhihadin. Por edhe nëse papritmas shqiptarëve ju hipën zekthi fetar islam, e duan të ndezin Evropën, Evropa ka mundësinë, aftësinë, kapacitetet politike dhe ushtarake ta kthejë vendin tonë në geto. Nuk i duhet të mobilizojë askënd, vetëm t?iu shkelë syrin fqinjëve tanë që mezi e presin diçka të tillë. Së treti, mësimi më i vlerë që kemi marrë nga historia, është se fuqia jonë ka qëndruar gjithmonë në aleancën që kemi pasur me perëndimin dhe favoret e tij, dhe jo në kërcënimet e fandaksura të kujt ka sunduar në Tiranë. Në momentin që do ta humbasim atë, do të jemi gjellë qensh për orekset e armiqve tanë.
Aleanca me perëndimin e shqiptarëve nuk dëshmohet me një kompani që çojmë në ndihmë të koalicionit antiterror. Përputhshmëria me vlerat e tij si ajo e tolerancës dhe multikulturalitetit, nuk afishohet duke sjellë shembullin e familjes. Duke mbajtur qëndrim më të përunjur ndaj kërkesave që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni për gjithfarë halabakësh të vendosur në vende deputetësh dhe kryetarë bashkish, duke luftuar korrupsionin dhe kriminalizimin e jetës së vendit, duke e rivendosur në plan të parë integrimin e vendit në BE, janë lakmusët që tregojnë seriozitetin e qeverisë tonë për orientimin e saj. Pastrimi i politikës, prosperiteti ekonomik, afrimi me BE, janë edhe arsyet pse shqiptarët e votuan masivisht të majtën. Në të kundërt, nëse Rama mendon që mosrealizimet në reforma dhe ekonomi, ti zëvendësojë me akrobacira politike si ai i kërcënimit me fenë dhe destabilitetin rajonal që mund të sjellë, perëndimorët kanë në dorë kulaçin dhe kërbaçin. Nëse Berishën kur filloi të fuste hundët në çështjet ballkanike, ja çuan leckat nga presidenca brenda javës, Ramën e kanë punë orësh. Dhe sa për kërcënimet që i bën perëndimit me xhihadin ?Made in Albania?, le të heqë dorë njëherë e mirë. E bën më mirë dhe më besueshëm Lavdërim Muhaxheri nga shkretëtirat e Sirisë sesa Rama nga bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?. Na mjafton një që të na nxijë faqen.
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Namir LAPARDHAJASi të gjitha diktaturat, edhe regjimi që do ...
Dr. Enver BytyçiMë në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot...
Nga Artan FUGAIdeja që lobia private po përgatit për ta bërë...
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquaj...
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Nga Kastriot ISLAMINë një email të nxjerrë me rrjedhje para ...
Dikur ishte 1 shtator. Tani në ndryshim nga shumica e vendev...
Fjala “kupon” ka hyrë në gjuhën shqipe nga frëngjishtja “cou...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...