Nje leksion demokracie per "britaniket" e Tiranes!
Nga Afrim KrasniqiNe PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi...
Fjala ?kupon? ka hyrë në gjuhën shqipe nga frëngjishtja ?coupon? dhe sot është bërë gabimisht pjesë e fjalorit fiskal, në trajtën ?kupon fiskal?, për të shënuar dokumentin që i jepet blerësit nga shitësi, kur blihet një send apo një shërbim. Pra, fjala ?kupon? përdoret sot në shqip, në atë kuptim që përdoret në anglisht fjala ?receipt?, në frëngjisht fjala ?reçu?, në italisht fjala ?quietanza?.
Kuptimi i vërtetë i fjalës ?kupon? është i tillë që e bën atë krejt të papërshtatshme për përdorimin që i bëhet në shqip, në trajtën ?kupon fiskal?. Fjala ?coupon? si origjinë fillestare vjen nga folja ?coup?, që ka kuptimin ?me goditë?.(goditje e fuqishme, me grusht, apo në tjetër mënyrë me përdorim fuqie shpesh të madhe) Nga folja ?coup? e ka origjinën folja ?couper?, që do të thotë ?me pre?. Nga folja ?couper? është krijuar fjala ?coupon?, që ka kuptimin e një flete të prerë, të shkëputur (nga një bllok etj.)
Fjala ?coupon? në frëngjisht ka kuptimin e një flete (dokumenti) me të cilën mund të sigurohet një zbritje çmimi në rastin e blerjes së një sendi ose pagesës së një shërbimi. Madje në frëngjisht thuhet ?coupon d? reduction?. Në këtë kuptim fjala ?coupon? ka hyrë në anglisht. Gjithashtu, me këtë kuptim fjala ka hyrë edhe në gjermanisht në trajtën ?couponing?.Në asnjë nga këto gjuhë fjala ?kupon? nuk përdoret në kuptimin që përdoret në shqip si ?kupon fiskal?. Fjala më e saktë në shqip, në kuptim të fjalës ?receipt? do të ishte ?letër-marrje?.
Kryeministri Rama ka nisur një fushatë të madhe, të emërtuar prej tij si ?Lufta kundër informalitetit në ekonomi?, pjesë e së cilës është ushtrimi i kontrollit për t? i detyruar të gjithë shitësit të japin kupon fiskal për çdo send dhe shërbim që shesin ata. Duhet pranuar se asgjë e ngjashme nuk ka ndodhur deri më sot në Shqipëri. Nëse Kryeministri synon vendosjen e rendit fiskal në vend, ky do të ishte një qëllim dhe veprim për t? u lavdëruar. Por nëse qëllimi është tjetër dhe lufta kundër informalitetit bëhet me goditje përzgjedhëse, atëherë kemi të bëjmë me një fushatë që është pjesë e një strategjie për kontrollin e vendit në atë shkallë që askush nuk e ka bërë në Shqipërinë ku mbisundon prona private në ekonomi, që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar e deri më sot. Sepse, nëse lufta kundër informalitetit bëhet me goditje përzgjedhëse, duke përjashtuar nga goditja ata që qeveria i quan ?njerëzit tanë? dhe duke goditur të tjerët, atëherë rezultati i saj do të jetë krijimi i një establishmenti ekonomik, të tillë që i përket një ane politike, dhe që përbën një bazë fuqie politike-ekonomike afatgjatë për Kryeministrin Rama. Nëse qëllimi është i tillë, atëherë fjala ?kupon? është shumë e përshtatshme për këtë fushatë, si e prejardhur nga foljet ?coup? dhe ?couper? (me goditë dhe me pre).
Fjala ?kupon? është e përshtatshme për këtë qëllim edhe sepse ajo ka kuptimin e letër-privilegjimit të disave. Pra kemi të bëjmë me terror ekonomik të ushtruar ndaj atyre që nuk shihen si njerëzit tanë, duke privilegjuar njerëzit tanë.
Shqipëria është vend i vogël dhe ndodhitë mësohen shpejt. Që tani kanë nisur të dalin të vërteta të papëlqyeshme të kësaj fushate. Kryeministri Rama duhet ta dijë se kjo fushatë është nga ato lloj përmbysjesh në një shoqëri, që e polarizojnë atë njëlloj si përmbysjet që bëri Enver Hoxha në ekonomi pas vitit 1944. Prandaj Kryeministri Rama është duke bërë një eksperiment shumë delikat shoqëror, që nëse nuk bëhet me drejtësi dhe paanshmëri është me rrezik shumë të lartë. Por Shqipëria e vitit 2015 nuk është Shqipëria e vitit 1945.
Në vitet 1945-1955 Enver Hoxha e shtypi qëndresën kundër regjimit të tij me ndihmën e forcave ushtarake jugosllave, ruse, dhe të partizanëve komunistë grekë, të ardhur në Shqipëri, të cilët u angazhuan drejtpërdrejt në luftimet kundër forcave antikomuniste në Shqipëri. Sot Rama nuk ka veçse policët e ushtarët e Shqipërisë, aq sa ka të vlefshëm për luftime, për të mbrojtur regjimin e tij. Ka edhe kriminelët që mund t? i përdorë, por të cilët në luftra të tilla janë krejt të pavlefshëm. Nëse Kryeministri Rama dëshiron ta kontrollojë shoqërinë me kupona, ai merr përsipër ndaj shoqërisë një faturë që paguhet me çmim çausheskian.
Nga Afrim KrasniqiNe PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi...
*Nga Andi BUSHATI Skandali i ÇEZ po nxjerr edhe një herë në ...
Nga Kastriot MyftarajNjë ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i ...
Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Andi BUSHATIDebati lidhur me akuzat korruptive mbi Ilir ...
*Nga Kastriot ISLAMIAngazhimi dhe goditjet perëndimore kunde...
*Nga Afrim KrasniqiDorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (...
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...