Televizioni në ekranin klasik : Anija që po mbytet përpara syve tona
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Edison Ypi
Ende gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj kriminele ? Më mirë që s?ke vdekur. Vazhdo të jetosh. Edhe më tepër. Edhe shumë më tepër. Përgjithmonë. Që të mbetesh në jetë të jetëve as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur, 200 vitet e ardhëshme ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës. Pas kësaj vuajtjeje paraprake, do të kapin reumatizmat. Të gjitha llojet e reumatizmave dhe artriteve, që do bëjnë të të dhembin të gjitha kockat dhe mishrat. Kjo lemeri kockore do vazhdojë derisa këto dhimbje të barazohen deridiku me dhimbjet reumatike e të paktën njërës prej atyre mijëra familijeve të pafajshme që bëre sa mund për t’i kalbur gjithë jetën qelive të burgjeve dhe baltrave të internimeve. Reumatizmat do të zgjasin nja 400 vjet të tjera derisa të gjitha kockat të jenë zbutur dhe sytë e thatë dhe të ftohtë të kthehen si i ke pasur, gremina që rrëzonin fate, hone që vdisnin ëndërra kur nga goja të dilnin vetëm britma komitetesh dhe urdhëra pushkatimesh. Pastaj do hash sipas shijes tënde prej krimineleje dhe dëshirës prej kurvi pervers të tyt shoqi; menu sloganesh varur mbi mure të pista kooperativash bujqësore, bukë me baltë varri sipas sloganit; ?Bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim?. Edhe do vishesh e do mbathesh. Gjatë behareve s?ësht problem. Gjatë dimrave do hedhësh mbi supe një kapotë të grisur zborri gjith zhul. Do mbathësh pa çorape çizme të shqyera llastiku nga të minatorëve. Që të mos të ngjiten zorrët, edhe do pish diçka, ujë pellgjesh varresh. Kjo lloj jete fshataro-ushtarake, ka një të metë, lë mënjanë një element të domosdoshëm pa të cilin vampirizmi yt mbetet i mangët, ?kllasën puntore?. Mos u shqetso. ?Kllasa punëtore? do vijë shumë shpejt kur trupi të mbushet plot me morra. Jo morra të çfardoshëm. Morra proletarë nga ata të fjetoreve të veprave të pesëvjeçarëve. Për tu ngrohur gjatë dimrave mos mbaj sobë. Ngrohu sa të mundesh duke u dridhur kur të kujtosh gjakun që ke derdhur dhe krimet që ke bërë. Do kalojë koha dhe me jetën e re të krimeve të vjetra do jesh? mësuar. Do nisësh të lexosh libra. Për shembull atë librin me letrat e zgjedhura të kurvit. Përmes rënkimesh prej librit me letra dhe të tjerave lexime, do prekesh shpirtërisht. Sidomos nga letrat që kurvi i dërgonte popullit të Gjirokastrës, Zhoao Amazonës, dhe rrugaçëve anembanë botës. Do presësh edhe miq, dhe bashkë me ta? do bëni qokat e dikurshme, do festoni datat jubilare etj. Miqtë do jenë veteranë që do ngrihen nga varret për të ardhur pranë teje. Ti krruspull në mes, veteranët plot baltë varri rrotull teje, do kujtoni objektivat, sukseset, telat me gjëmba, rrahjet, spiunimet, internimet, arrestimet, burgosjet, pushkatimet, etj. etj. Pakngapak do rrjedhësh nga trutë. Do fillojë ajo rrjedhje. Se Perëndia nuk mund edhe ta fali përjetësinë edhe ta lëri trurin qiqërr. Me rrëkeza nëpër turi të atij lëngut të trashë që quhet tru, do t?i lutesh Perëndisë për faljen e mëkateve, shpëtimin e shpirtit. Do jetë e kotë. Edhe ty që t?i numurosh, edhe Perëndisë që t?i dëgjojë mëkatet e tua, koha e pafundme nuk mjafton. Perëndia do dëgjojë sa do dëgjojë, dhe nga marazi do nisi të qajë, dhe shpirti do t?i plasi, dhe kohën do ta ndali, dhe botës fundin do t?i sjelli. Do pyesin; Çmoshë kishte ? Do përgjigjen; S?kishte moshë. Ishe e zeza e njerëzisë.
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Andi BUSHATIDebati lidhur me akuzat korruptive mbi Ilir ...
*Nga Kastriot ISLAMIAngazhimi dhe goditjet perëndimore kunde...
*Nga Afrim KrasniqiDorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (...
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Nga Fitim ZekthiNatën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqip...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...