HABERET E MITROS/PATRIOT I DITËVE TONA
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në librezën e lejës së armës, që është një formular me të dhëna për armën, dhe të cilën deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga duhet ta mbante me vete sa herë qarkullonte me armë, domethënë gjatë gjithë kohës përveçse kur ishte në gjumë, shkruhet (me shkrim dore) se ai është i pajisuar me një armë të llojit pistoletë Beretta 9×19 Px4Strom. Nuk ekziston një armë e tillë, Beretta 9×19 Px4Strom, por ekziston një armë e llojit Beretta 9×19 Px4Storm. Kështu që duhet menduar se me këtë armë ka qenë i pajisur me leje deputeti. Kuptohet se emërtimi i llojit të kësaj arme është shkruar gabim: ?Strom?, në vend të ?Storm?. Ai që e ka nënshkruar lejen e armës mban gradën policore të Kryekomisarit, atëherë dhe sot. Injoranti me gradë të lartë, madje fjalën ?strom? e ka shkruar mbi vulën e dokumentit. Kjo ka ndodhur se në ndarjen e librezës ku shkruhet lloji i armës, ai, pasi ka shkruar fjalën ?pistoletë?, shkruan të dhënat teknike të armës para se të shkruajë markën e saj, të cilën e shkruan një rresht më poshtë. Nëse kryekomisari injorant duhet të kishte shkruar në rreshtin e parë ?pistoletë 9×19 mm? dhe në rreshtin më poshtë ?Beretta? Px4 Storm, nuk do të kishte nevojë që të shkruante mbi vulën e dokumentit.
Deputeti Armando Prenga është pajisur me këtë armë në janar 2015, kur vendosi të ndërrojë llojin e armës që zotëronte me leje, si deputet. Kështu, në 26 janar 2015, deputeti Armando Prenga është pajisur nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Lezhë me leje për mbajtjen e një arme të re të llojit Beretta 9×19 Px4Storm. Në librezën e lejes së armës bëhet fjalë për dy kategori armësh që jepen me leje.
1)Armë krahu
2)Armë brezi
Vetë kategorizimi tregon se sa mungesë profesionalizmi bashkëkohor ka Policia e Shtetit. Në vitin 2015 nuk thuhet në fjalor profesional ?armë krahu? dhe ?armë brezi?. Kjo është gjuha folklorike e kaçakëve, e Shqipërisë së kohës otomane, kur burrat mbanin një brez, ku fusnin dy kobure, siç kemi parë në fotografitë e Çerçiz Topullit dhe Isa Boletinit. Armën, e kategorizojnë sipas mënyrës së mbajtjes në trup, pra të ekspozimit, si armë brezi apo armë krahu, vetëm kaçakët, në zhargonin e tyre, jo agjencitë ligjzbatuese të shtetit, në terma formale.
Sot ato që quhen këtu ?armë brezi? nuk mbahen fare në brez. Në fantazinë e Policisë së Shtetit, deputeti duhet ta mbante armën në brez dhe deputetët tanë të shëtisin me armët me leje në brez. Kur as vetë policët nuk i mbajnë armët në brez sot. Arma për përdorim individual, në gjuhën e sotme profesionale nuk kategorizohet sipas mënyrës së mbajtjes në raport me trupin e njeriut, por sipas mënyrës së përdorimit të saj. Kështu ka handguns, që janë ato që këtu quhen ?armë brezi?. Ato që këtu quhen ?armë krahu? në fjalorin profesional cilësohen si ?shoulder-fired weapons? (armë që mbështeten në shpatull për qitje). Në librezën e lejes së armës thuhet se lloji i armës së deputetit Prenga është pistoletë. Por Beretta 9×19 Px4Storm nuk është pistoletë. Fjala ?pistoletë? ka kuptimin ?pistolë e vogël?. ?Pistolë? do të thotë armë dore, kobure. Nuk është sinonim me ?revolver?, siç thuhet shpesh gabim, se revolveri është pistolë, ose pistoletë me karikator rrotullues (mulli).
Beretta 9×19 Px4Storm nuk është një pistolë e vogël, por një pistolë madje e madhe. Në gjuhën shqipe, në zhargon, fjala ?pistoletë? përdoret gabimisht për të gjitha llojet e armëve të vogla, pavarësisht nëse janë të vogla ose të mëdha brenda llojit të tyre. Beretta 9×19 Px4Storm, nga vetë emërtimi i llojit të saj (?Storm?) është armë ofensive. Ajo përdoret edhe nga RENEA, reparti elitë i forcave speciale të Shqipërisë. Karikatori i saj mban 15 fishekë të llojit Parabellum 9×19 mm. Me këtë armë mund të qëllohet objektivi me saktësi deri në një largësi prej 100 metra.
Fjala ?storm? që është emërtimi i kësaj lloj arme ?Beretta? do të thotë ?stuhi?. Në rastin e kësaj arme fjala ?storm? përdoret në kuptimin e ?stormfire?, që do të thotë ?stuhi zjarri?, pra që do të thotë se me këtë armë mund të bësh një stuhi të plumbave, deri në një largësi prej 100 m. Kjo është një armë me fuqi të madhe zjarri. A thua kjo të ketë qenë ideja e legjislatorëve kur kanë bërë ligjin sipas të cilit deputetët kanë të drejtë të mbajnë armë, pra që deputeti të bëjë një stormfire me armën e tij me leje? Deputeti supozohet që ta ketë armën për t? u vetëmbrojtur, në rastin e ndonjë incidenti, jo për të mësyrë të tjerët me një stuhi zjarri. Një revolver i vogël (pistoletë) që përdoret në largësi të vogël, do të ishte i mjaftueshëm për një deputet në raste të tilla, duke menduar që deputeti i rrezikuar nuk do të bëjë luftë të gjatë por mund t? i ndodhë të qëllojë disa herë për të mbrojtur veten, para se të ndërhyjë Policia e Shtetit. Beretta 9×19 Px4Storm është një armë për të bërë aksione luftarake të llojit policor, apo aksione kriminale me goditje të fuqishme, jo për t? u vetëmbrojtur një njeri paqësor, siç supozohet të jetë një deputet.
Një deputet që e ushtron të drejtën e tij ligjore për armëmbajtje me leje, kur zgjedh të mbajë një Beretta 9×19 Px4Storm, e ka tradhtuar veten se çfarë është në të vërtetë. Ai është një gangster që është bërë deputet. Kur një deputet që mban me leje një Beretta 9×19 Px4Storm përzihet në një incident si ai që ndodhi në Laç, versioni i tij i ngjarjes bie a priori dhe a priori bëhet i besueshëm versioni i palës tjetër. Edhe nëse plumbat e gjendura në vendngjarje nuk ka dalë nga arma me leje e deputetit, vetë fakti që ky është një deputet me Beretta 9×19 Px4Storm, e bën të qartë se kemi të bëjmë me një njeri që përveç armës me leje mban edhe së paku dy të tjera pa leje.
Kryeministri Rama nuk mund të lajë duart kaq lehtë duke e përjashtuar këtë deputet nga Grupi Parlamentar i PS-së. Se këtu problemi kryesor nuk është veprimi që bëri Prenga në Laç, por fakti që Policia e Shtetit, e drejtuar nga Qeveria dhe partia e Edi Ramës, u jep deputetëve me leje armë të llojit stormfire. Do të ishte interesante të dihej se çfarë lloj armësh me leje kanë deputetët e tjerë dhe zyrtarët e lartë që kanë të drejtë të mbajnë armë. Lloji i armës që mban një njeri flet shumë për karakterin e tij.
Me t? u ndaluar deputeti Prenga nga Policia, katër deputetë socialistë, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia, Paulin Sterkaj, Arben Çuko, shkuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që të interesohen për të. Çfarë domethënë kjo? Kush janë këta njerëz? Vëllazëria Beretta 9×19 Px4Storm? Klubi i pistolerove ?Stormfire??
Qeveria deputetët e së cilës janë pajisur me leje të Policisë me Beretta 9×19 Px4Storm, nuk mund të luftojë krimin e organizuar, as evazionin fiskal (mospagimin e taksave), e nuk bën asgjë nga ato që thotë, ashtu si thotë, por thjesht bën luftë përzgjedhëse, në interes të një karteli kriminal të lidhur me të, duke e keqpërdorur Policinë e Shtetit, Prokurorinë, për të eliminuar grupet rivale të këtij karteli kriminal.
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Nga Fitim ZekthiNatën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqip...
Qëmoti gocat e bukura nuk ishin si sot, me mijëra dhe të një...
Nga Kastriot MYFTARAJXherdan Shaqiri e ka nisur shumë keq s...
Alfred HalilajStudiuesit Mark Gottdiener dhe Ray Hutchi...
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Nga Andi BUSHATIIntervista e kryeministrit nga Vjena për gaz...
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në kri...
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...