Nga Edison YPI/Dhitsi me kobure
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
*Nga Afrim Krasniqi
Dorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (PS) të qarkut Lezhë hap debatin për pasuesin e tij në Kuvend. Sipas listës proporcionale të PS mandati i kalon numrit 4 të listës proporcionale Ndrec Dedaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit u zgjodh kryetar i ri i bashkisë Mirditë. KQZ do jetë e detyruar të pyesë Dedaj nëse zgjedh të mbajë postin e kryetarit të bashkisë apo të marrë mandatin e deputetit. Nëse ai zgjedh bashkinë (sic është më logjike) atëherë mandati i kalon emrit pasues në listë, numrit 6 Eduart Ndocaj. Ky i fundit ka pasur një konflikt publik dhe mediatik me PS dhe kryeministrin gjatë fillimit të këtij viti, duke ndërprerë të gjitha raportet politike me PS.
Vetë PS do të jetë në dilemë: nëse zgjedh emrin e tij atëherë nuk ka garanci për mandatin edhe për shkak se Ndocaj muaj më parë iu bashkëngjit një partie të tjetër politike, PDK. Negociatat e ditëve të fundit duket se nuk kanë qenë bindëse për asnjërën palë dhe problemi nuk ka marrë ende zgjidhje. Për rrjedhojë PS do jetë e detyruar të vendosë: nëse mandati i kalon N.Dedaj atëherë bashkia Mirditë do të kalojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda vjeshtës së këtij viti. Kjo do të ishte hera e parë që aplikohet zgjidhje in exstrem, por aktualisht ka plot arsye të besojmë se është opsioni kryesor i PS. Nëse mandati i kalon Ndocaj atëherë do të kemi një situatë gjithashtu unike: një deputet që ka refuzuar partinë e tij dhe është në konflikt me të, merr mandat parlamentar. Natyrisht Ndocaj mund të ndryshojë qëndrim dhe parti nëse imponohet, gjithsesi ekzistojnë plot dilema nëse do të krijohet kjo zgjidhje.
Absurdi i Lezhës nuk merr fund këtu: emri pasues në listën proporcionale është gjithashtu i dënuar, dhe nëse ndodh që edhe mandati i deputetit Prenga dorëzohet (dorëheqje apo dënim nga gjykata) atëherë PS do të duhet të gjejë një emër tjetër për ta zëvendësuar. Për shkak se në listën e saj nuk ka më emra në dispozicion, sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor mandati i ?mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë?. Shanset më të mëdha për këtë mandat është numri dy i listës së LSI në Lezhë, Petrit Gjoni, ish deputet i PAA në parlamentin e vitit 2005-2009!!! Herësi i LSI është dyfish më i lartë sesa i PSD, parti pasuese e koalicionit të majtë në zgjedhjet 2013.
Në çdo rast, qytetarët do jenë të penalizuar. Ata do përfaqësohen nga emra që nuk i kanë votuar ose do të penalizohen për të kaluar në zgjedhje të reja lokale. Nuk po kerkohen “shkencetar” per ta zgjidhur problemin, por thjesht emra qe nuk jane ne arrest ose nuk jane (ende) objekt i prokurorise. Nje qark me me shume se 200 njerez te denje per ta perfaqesuar zonen e tyre ne standardin me te pranueshem ne Kuvend, ka mbetur peng i lojes pa fitues me 2-3 emra! Pavarësisht nga vendimi politik rasti mbetet unik dhe tregues i problematikës së madhe që kanë listat proporcionale të hartuara nga zyrat e kryetarëve të partive politike në Tiranë. Në qarkun Lezhë patën problem listat e PS dhe të PD, por rasti i fundit me dy mandatet e majta, frika për kalimin e mandateve apo fenomeni i dorëheqjeve të detyrueshme për të dhënë mandatin për kandidatët e ?fortë?, është standardi tipik sesi elita jonë politike e trajton demokracinë dhe institucionin e zgjedhjeve: një mjet për arritjen e qëllimit. Dhe natyrisht faji nuk ka qenë, nuk është dhe nuk duhet të mbetet në Lezhë dhe as Mirditë, por tek luksi i salloneve politike të Tiranës! Kaq.
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Nga Fitim ZekthiNatën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqip...
Qëmoti gocat e bukura nuk ishin si sot, me mijëra dhe të një...
Nga Kastriot MYFTARAJXherdan Shaqiri e ka nisur shumë keq s...
Alfred HalilajStudiuesit Mark Gottdiener dhe Ray Hutchi...
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...