Pse Profesor Fugën e pengon energjia pozitive që ka prodhuar kombëtarja shqiptare e futbollit te shqiptarët
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
-Kush është Dhitsi me kobure ?
-Dhitsi me kobure është i vetmi dhits me kobure në katundin e dhitsave pa kobure. Dhitsi me kobure mes dhitsave pa kobure është një Cub që kurrë nuk flet me gojë por vetëm me kobure dhe me?piano.
-Dhitsi me kobure ju dhitsat pa kobure j’u vret dhe j’u vë të dëgjoni muzikë klasike, apo j’u vë të dëgjoni muzikë pianistike dhe pastaj j’u vret ?
-Na vret, s’na vret, me muzikë, pa muzikë, nuk është kaq e thjeshtë. Në mes të katundit tonë, domethënë në mes të katundit të dhitsave pa kobure me vetëm 1 dhits me kobure, Dhitsi me kobure ka ndërtuar një piano në natyrë. Ka grumbulluar kazana të shqyer, kusia të shkalavitura, legena të shpuar, gjyma të çarë, lavatriçe të hedhura, frigorifera të prishur, televizora që s’punojnë, dhe gjithato rraqe të tjera. Kur Dhitsi me kobure e godet me plumb ndonjërën nga këto rraqe, ajo rraqe nxjerr një tingull muzikor të caktuar që ne dhitsat pa kobure e njohim menjëherë.
Pas çdo goditje me plumb që Dhitsi me kobure i bën secilës rraqe, në vartësi nga rraqja e goditur dhe vendi i goditjes, të gjithë ne dhitsat pa kobure, njësoj sikur Dhitësi me kobure nuk ka goditur rraqen por ne, prekim me dorë herë ijen, herë shpatullën, herë krahun e herë kokën ose ndonjë pjesë tjetër të trupit tamam sikur po na dhemb dhe po na rrjedh gjak. Rasti më i thjeshtë kur nuk na dhemb asgjë dhe gjak nuk na rrjedh është kur Dhitsi me kobure vjen nga qyteti, nxjerr koburen nga brezi në mes të katundit dhe godet një pllakë metalike e cila nxjerr një tingull sa të frikshëm dhe të pazararshëm që ka kuptimin “Erdha, dridhuni nga frika ime o dhitsa pa kobure”.
Për raste më të komplikuara dhe më impenjative, Dhitsi me kobure, pianoja me rraqe dhe ne dhitsat pa kobure, lidhemi me një kod sekret. Në varësi të humurit të momentit si dhe rëndësisë së mesazhit që Dhitsi me kobure kërkon t’i përcjelli katundarëve të katundit të dhitsave pa kobure, Dhitsi me kobure godet njërën nga rraqet tingullin e së cilës, dhe bashkë me tingullin edhe mesazhin e caktuar, ne që e njohim kodin sekret, e kapim në çast.
Për shembull, nëse Dhitsi me kobure godet me 5 plumba lavatriçen e ndryshkur, ne dhitsat pa kobure kuptojmë se mund të vazhdojmë rehat të mos i paguajmë taksat. Ama po e goditi më tepër se 5 herë, kuptimi i mesazhit është se taksat mund të vazhdojmë të mos i paguajmë, se dhitsat, si ata me kobure si ata pa kobure taksa kurrë nuk duhet të paguajnë, por të bëjmë më tepër kujdes, të mprehim vigjilencën e dhitsave me dhe pa kobure ndaj fenomenit të shëmtuar të pagimit të taksave. E kështu me rradhë, nëse Dhitsi me kobure godet legenin e shpuar, ne dhitsat pa kobure marrim mesazhin se qeveria s’po shkon mirë, duhen ndërruar ministrat.
Goditja me mbi 3 plumba mbi gjymin e çarë, gjithmonë sipas kodit sekret që e di vetëm Dhitsi pa kobure dhe ne dhitsat pa kobure, është shenjë e sigurtë se politika në përgjithësi është për ibret, konstatim ky të cilin më mirë se kushdo tjetër dhits në botë e di Dhitsi me kobure. Tingulli që lëshon plumbi i kobures së Dhitsit me kobure mbi ekranin e qelqtë të një televizori pa zë dhe pa figurë por me gjithçka tjetër në rregull na bën të ditur ne dhitsave pa kobure se opozita i ka punët në vijë, po punon për së mbari. Por se kur do vijë në pushtet, këtë Dhitsi me kobure s’ka se si ta dijë, dhe rrjedhimisht dorën në zjarr nuk mund ta vëri, këmbëzën me gisht nuk mund ta preki, e aq më pak koburen ta shkrepi. Bërja shoshë me plumba e kusisë së shkalavitur, tregon se Reforma në Drejtësi ka nisur t’i japi frutat e veta, dhe dhitsat si me kobure dhe pa kobure, jo se duhet të heqin dorë nga pislliqet dhe dallaveret, por duhet të marrin masat e duhura, t’i bëjnë sytë katër, ta kthejmë timonin nga fryn era.
Gjithashtu në varësi të sendit dhe tingullit që sendi i goditur nxjerr, Dhitsi me kobure me qitje dhe muzika nga më të bukurat dhe më inteligjentet, na orienton ne dhitsat pa kobure nga duhet të votojmë djathtas, majtas, apo në mes. Tinguj të posaçëm muzikorë Pianoja në natyrë e Dhitsit me kobure lëshon gjithashtu për të na dhënë ne dhitsave pa kobure kushtrimin për të hedhur në erë me tritol shtylla të tensionit të lartë në atë mënyrë që hedhësi në erë, edhe ai një dhitës pa kobure si gjithë dhitsit pa kobure, të mos kapet kurrë.
Po ashtu me kobure dhe tinguj pjanoje Dhitsi me kobure na jep urdhëra për të bllokuar rrugën e të gjithëve, rrugën me rëndësi kombëtare, për interesa katundareske infinitesimale, por që ne dhitsat pa kobure i paraqesim me ulurima si interesa kapitale me rëndësi jetësore për vendin dhe Kombin, interesa këto të shprehura përmes pretendimesh nga më të ndryshmet, për shembull për të mos paguar korentin, ujin, dhe detyrime të tjera. Mesazhet e Dhitsit me kobure mund të jenë edhe të kombinuara. Dy ose tre goditje rradhazi kobureje të Dhitsit me kobure mbi ca llamarina që pasohen nga goditja me breshëri e një garrumbulli celularësh të vjetër pa bateri brenda, disa laptopave jashtë përdorimit, një kapice këpucësh pa lidhëse, ose kombinacione të tjera nga më të ndryshmet, kanë gjithmonë një domethënie aq të qartë, aq të mirpërcaktuar, aq të mirkuptuar, sa ne dhitsave pa kobura nuk na mbetet gjë tjetër veçse urdhërin e dhënë ta zbatojmë.
Katundi ynë i dhitsave pa kobure është i rrethuar me të tjerë katunde dhitsash pa kobure që secili prej tyre ka në krye nga një Dhits me kobure. Dhitsat me kobure të secilit katund janë në konkurrencë me njëritjetrin sa i përket markës së kobures, madhësisë së pianos, laryshisë së rraqeve, bukurisë së muzikës, rëndësisë së mesazheve. Më parpara kishim Radio Tiranën dhe Televizionin Shqiptar që na mbanin gjallë me habere dhe muzika. Tani gjallë na mban Dhitsi me kobure. Zoti mos na lëntë pa Dhitsa me kobure. Rrofshin e u shtofshin, deputetë e minstra u bëfshin.
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Nga Mero BAZEHistoria e shëmtuar e përfshirjes së një depute...
*Nga Arben MALAJKoncepti bazik per gjobat eshte qe ato jane ...
Nga Andi BUSHATINë skandalin e denoncimit të Ilir Metës si p...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të...
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Nga Fitim ZekthiNatën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqip...
Qëmoti gocat e bukura nuk ishin si sot, me mijëra dhe të një...
Nga Kastriot MYFTARAJXherdan Shaqiri e ka nisur shumë keq s...
Alfred HalilajStudiuesit Mark Gottdiener dhe Ray Hutchi...
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Nga Andi BUSHATIIntervista e kryeministrit nga Vjena për gaz...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...