web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maxhoranca e coroditur e në panik. “Minjtë” po e ndjejnë tërmetin

9 Shtator 2015, 20:20, Opinione CNA

*Nga Kastriot ISLAMI

Angazhimi dhe goditjet perëndimore kunder oligarkisë, banditizmit dhe krimit po vërtiten në ?qiellin? shqiptar. Kanë filluar goditjet ndaj individëve me rekorde kriminale të sjellë në parlament nga Rama. Por kjo goditje do të vijojë edhe më thellë, me ?biznesmenë të dyshimtë, përfaqësues të medias të dyshuar për përftime klienteliste dhe ish zyrtarë të lartë (nga doganat, tatimet, prokuroria, gjyqsori, privatizimet, legalizimet, policia, garda e republikes, forcat special, e tjere) me deklarime të dyshimta pasurie? . Dhe në fund apo paralelisht do të ?goditen? edhe politikanët-oligarkë, konceptues e përfitues të ?rregjimit? të oligarkisë, banditizmit dhe krimit, përmes të cilit kanë kapur dhe mbajnë peng shtetin. ?Minjtë? e kanë ndjerë këtë tërmet dhe kanë filluar të lëvizin që të shpëtojnë?Media mjerane dhe zëdhënësit e mjerë kanë marrë nga Rama orientimet/porostitë për të vepruar me djallëzi makiavelike e gebelsiane, konkretisht:

1) duhen goditur dhe bërë pis të gjithë pa përjashtim, rasti më tipik është ai i implikimit të Vilson Ahmetit, ish kryeministër në 1991 por që nuk ka pasur asnjë post zyrtar në periudhën për të cilën akuzohen drejtuesit e maxhorancës për korrupsion; tragike dhe komike, banale e mediokre si qasje dhe përpjekje?
2) duhet mbyllur goja cdo opozitari e kundërshtari, me të gjitha llojet e kërcënimeve, sajesave e shpifjeve?e turpshme deri skandaloze që mund tju shkojë në mendje se mund të trembin opozitarët e kundërshtarët?
3) hedhin shashka banale e me nivel mediokër sikur kjo goditje ndaj korrupsionit të drejtuesve të maxhorancës bëhet nga drejtuesi i opozitës për të eleminuar Sali Berishën; nuk ka ku bëhet me qesharake e idiote një marrëzi e tillë?
4) keqintepretojnë të gjithë raportet dhe deklaratat e partënerëve duke u përpjekur të mashtrojnë kryesisht njerzit e tyre se vazhdon mbështetja nga jasht dhe opozita gënjen?
5) mblidhet grupi i maxhorancës dhe kërkojnë arrestime e dënime të opozitarëve me justifikimin se po na pengojnë të qeverisim? thirrje të dëshpëruara të një bande në rrezikshme që po shpërbëhet?
6) sajonë lajme nga më të ndryshmet që të largojnë vëmendjen e publikut, kërcënojë europën dhe fqinjët, kërcënojnë njeri tjetrin dhe tallen me anëtarët e kabinetit, vetëm e vetëm që njerzit të mos merren me hallet e tyre dhe skandalet e qeveritarëve dhe të kësaj maxhorance?
7) hiqen sikur janë të angazhuar me dekriminalizimin dhe kërkojnë të marrin flamurin e luftës kundër individëve me rekorde kriminale ndërkohë që bëjnë marrëveshje me ta, i qetësojnë ata duke ju thënë ?prisni sa të kalojë kjo valë?, i premtojnë se ?do ti mbajnë afër e s?do ti shesin?, se i gjithë ?ky është presion i amerikanëve dhe s?kemi cbëjme por do tja hedhim??.gjepura të tilla banale e idiotsira pa fund, vetëm e vetëm të shpëtojnë?

E kanë kthyer vendin në një Lagunë ku rrjepin, zhvasin e vrasin edhe njëri tjetrin me duart me ?barut?. Kurse Qeveria është kthyer në një anije skllevërish e ?turkoshakësh? që Kapiteni mund ti hedhë në Lagunë e ti mbysë në cdo moment mjafton që Kapiteni të mos pësojë asgjë!

Media mjerane, zëdhënësit e mjeruar dhe këshilltarët e mjerë po përpiqen me të gjithë mënyrat ta hedhin topin në fushën e opozitës apo të corodisin qytetarët por janë bërë qesharakë, të neveritshëm dhe shumë shpejt do të marrin mesazhin adekuat se ka mbaruar ora e tyre dhe e bosëve të tyre që drejtojnë rregjimin e oligarkisë, banditizmit dhe krimit?Sic i ndodhi Causheskut në Rumani para se shëmbja të vinte në Shqipëri, por ashtu do të ndodhë përsëri sic i ndodhi Sanaderit në Kroaci, Nastases e Pontës në Rumani. Shqipëria e ka rradhën të pastrohet nga oligarkia, banditizmi dhe krimit, po ashtu sic i erdhi rradha në 1990, një vit më pas se vendet e tjera lindore, për të hequr zgjedhën komuniste?





Lajmet e fundit nga