web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Edison Ypi: Mallkon Bulqiza

18 Shtator 2015, 14:18, Opinione CNA

Mallkon Bulqiza
O Koka t?u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë shkëmb në Shkopet. O Sytë të dalçin. O këmb’ e duar t’i theft një makinë që do t’vij’ përballë duke hyrë në një restorant andej nga Klosi për t?u takuar me mafiozë lokalë për të bërë hesapet e hajdutllëkut të minierës së Bulqizës duke pirë raki’ e duke qeshur si kafshë. O lëkura t?u djegt’, gjaku të vërshoftë, kockat tu thefshin trupi t?u dërrmoftë duke të hequr zvarrë një tjetër makinë rrëzë rrugës shkëmbore. Dhe tym e hi, e nishan mos të mbesi. O turi qen, o gjakpirës, o vdekjembjellës, o trumpirë, o shpirttharë. O pis, o bastard, o rrugaç, o hajdut që minatorve të Bulqizës u ke vjedhur edhe zërin të flasin, që bijtë e tyre i ke katandisur të përhumbur, dhe bijave shpresën u ke vrarë. Katër minatorë të vdekur për dy muaj o katil. Ku janë paratë për sigurimin teknik të minierës o zorraxhi ? Prej sa vitesh ato para vidhen ? Sa bëjnë të gjitha ato vjedhje o ndyrësirë ? Ke ndërtuar vilë në bregdet ? O mbi kokë tu rrëzoftë tavani i vilës, gjoksin gozhdat e trarëve ta çafshin. Dhe iksh përgjithmonë nga vila. Vilën e pushimit hijet e shpagimit ta popullofshin. Ke blerë makinë dhjetra mijëra euro për bijën a birin ? Apo i ke dërguar kalamajtë jashtë për studime në universitete të shtrenjta ? “Mëkatet e prindërve, fëmijët mundojnë”. Është e shkruar në Kuan dhe në Bibël o i pafe’. Prandaj, me makinë pa studime, me studime pa makinë, megjithëse duket sikur kalamajtë s’kanë faj, por nga vesi i hajdutllëkut sigurisht do jenë prekur, edhe ata duhet të vdesin, dhe në Mat u mbytshin. Aq thellë sa asnjë palombar të mos i gjejë. Ke zënë të dashur të shtrenjtë ? U pika që s’të ra. Dashnore ti. Nisu, që mos arrifsh, nisu me gjithë të dashurën në Dhërmi. Në majë të Llogorasë veshët t?u çafshin nga rënkimet e varrit të Medi Janit në pyllin e Topojanit. Dhe t?u marrshin mentë që s’i ke. Nga Llogoraja u rrëzofsh me gjith’ dashnoren. Peshqit ua hëngshin mishin. Kockat në fund të detit ju mbetshin. Ke ngritur supermarket ? Me drita, me shitëse të bukura, me kasa elektronike që tingëllojnë si muzika ? E gëzofsh. Veç bëj një eksperiment. Tregohu i mëshirshëm. Bëj një të mirë. Thirri një ditë të psonisin falas nja një mijë gra bulqizake me të zeza. Ato të minatorëve të vdekur. Do vinë të zezat do rrafshojnë gjithçka që do t?u duket se hahet. Bojrat e këpucëve, xhelat e flokëve, pastat e rrojeve, sprajtat me ngjyra, dyllin e parketave. Kompjuterët do t’i marrin për televizora, televizorët për kinemara, çizmet e luksit për çizme minatori. S’do jet’ ndonjë ububu. S’ka problem për ty. Se mos ishin të tuat paratë. Të tyret ishin, të gjakut të burrave të vdekur. O lojtsh mendsh e marrsh malet. O Dreqi t’hyft n’bark. O akshami mos të zëntë. O Zoti ta shpërbleftë me xhehnem.





20:01 Opinione

Kuçedër

Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...

Lajmet e fundit nga