Atalanta Pasko: Disa pasaktësi të Kadaresë për tim atë, Mitrushin
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquajturi aksion kundër informalitetit, mjafton të shohësh vetëm një fakt; atë se kush janë viktimat e para të tij. Publikisht qeveria jonë pretendon se arka e shtetit humbet mesatarisht 1 miliardë dollarë në vit nga evazioni. Por deri më tani, aksioni të cilin e ka pagëzuar si më të rëndësishmin e mandatit të saj, ka çuar pas hekurave vetëm dy berberë dhe ka shpallur në ndjekje penale 5 tregtarë delesh. Me legjislacionin aktual të taksave, një berber ka detyrimin për të paguar mesatarisht 25 mijë lekë taksa në vit. Prej këtej, matematikisht rrjedh se për të rekuperuar 1 miliardë dollarët që pretendon se i evadohen, qeverisë do i duhet të arrestojë të paktën 4 milionë berberë dhe ndoshta edhe ca qindra mijë tregtarë delesh. Groteskja dhe absurdi i këtyre shifrave është ilustrimi fatal i moralit të rënë në fasadën antievazion.
Në shumicën e vendeve të zhvilluara të botës, 90 për qind e biznesit të vogël jep vetëm 10 për qind të të ardhurave totale në buxhet, ndërsa 10 për qind e korporatave të mëdha japin rreth 90 për qind të të ardhurave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës madje ku numërohen me miliona sipërmarrje, janë vetëm 1973 ndërmarrje, të cilat paguajnë mbi 70 për qind të të gjithë taksave në buxhet. Këto janë korporatat e mëdha, të cilat kanë pjesën e luanit në aktivitetin ekonomik. Përballë këtyre shifrave natyrshëm lind pyetja; paratë e kujt po i mungojnë buxhetit? Taksat e berberëve të arrestuar apo fitimet e padeklaruara të korporatave që zotërohen nga oligarkët?
Për një qeveri që pretendon se mbi 30 për qind e aktivitetit ekonomik është informal, prangat e dy berberëve dhe ndjekja penale e disa barinjve janë kapitullimi moral i kauzës së saj. Dhe në jetën publike nuk ka rëndësi se sa e përligjur është një masë, reformë apo politikë. Nëse i mungon baza morale herët e vonë ajo do të dështojë ose do të prodhojë padrejtësi dhe kosto të larta sociale. Ata që janë skeptikë duhet vetëm të kthejnë kokën pas për të parë dramën sociale që po mbjell një aksion i ngjashëm në model dhe stil si ky i taksave.
Jo më larg se një javë më parë, një qytetar në Tiranë i dha fund jetës i i vënë përfund nga skamja dhe turpi sepse nuk mund t?i paguante qeverisë borxhet e energjisë. Arif Doda nuk ishte kriminel. Ishte thjesht një familjar i varfër. Por pamundësia financiare e tij u përplas në murin e një shteti të pamëshirshëm dhe të padrejtë. Fatkeqësisht ky është vetëm akti i fundit tragjik në dramën sociale që po mbjellin të ashtuquajturat aksione madhore për të bërë shtet. Në vetëm 9 muaj janë 6 kryefamiljarë, prindër dhe shqiptarë të mirë, të cilët ashtu si Arifi i kanë dhënë fund jetës për të njëtin shkak, sepse ishin të varfër dhe nuk mund të paguanin energjinë elektrike. Në Shqipërinë e vitit 2015, jeta e 6 familjarëve të varfër vlen më pak se 1 mijë euro, aq sa i gjithë borxhi që ata kishin ndaj shtetit. Ndërsa një biznesmen, me 300 mijë dollarë fatura të papaguara për energjinë, sot ndodhet në parlament i veshur me imunitet si përfaqësues i popullit.
Qeveria mund të trumbetojë sukses. Mund t?i japë vetes meritën se po vendos ligjin dhe po ndërton shtet. Por aksionet e saj janë duke lënë pas shumë viktima, të cilët jo rastësisht kanë të gjithë një të përbashkët; janë të varfër. Dhe kjo është panorama e Shqipërisë së sotme. Nën argumentin e të bërit shtet, dhuna e ligjit po bie më fort mbi shpatullat e më të dobtëve. Për të qenë më të ndershëm me të vërtetën po bie vetëm mbi shpatullat e më të dobtëve. Ndërsa “të fortët”, ata vetëm zgjerojnë fitimet. Falë edhe aksioneve të qeverisë, të cilat de facto janë duke transferuar pasuri nga të varfërit tek klientët e lidhur me pushtetin.
Këtë vit, kompania që administron monopolin e energjisë arkëtoi 140 milionë dollarë më shumë se sa vitin e kaluar. Por asnjë lek nga këto nuk shkoi për të shlyer borxhet. Në vend të kësaj fondet po tenderohen, shpesh përmes procedurave të dyshimta, tek bizneset që rrotullohen afër pushtetit. Nga ana tjetër imponimi i kasave edhe tek bizneset e vogla, të cilat ushqejnë familjet dhe zbusin krizën sociale, ka krijuar një treg 40 milionë dollarësh, që ndahet nga një grusht kompanish. Më shumë se era shtet, kjo mban një tjetër erë.
Varfëria-thotë një dictum i Mahatma Gandhit- është forma më e keqe e dhunës. Kur ajo ushqehet edhe nga forca e ligjit, shndërrohet ne genocid ekonomik. Kjo është fatale për një shoqëri. Kombet me të fuqishme të botës nuk u ndërtuan duke shtypur të varfërit. Përkundrazi. Ata që e kanë bërë atë, kanë mbjellë farën e rrënimit të tyre.
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Nga Kastriot ISLAMINë një email të nxjerrë me rrjedhje para ...
Dikur ishte 1 shtator. Tani në ndryshim nga shumica e vendev...
Fjala “kupon” ka hyrë në gjuhën shqipe nga frëngjishtja “cou...
Nga Afrim KrasniqiNe PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi...
*Nga Andi BUSHATI Skandali i ÇEZ po nxjerr edhe një herë në ...
Nga Kastriot MyftarajNjë ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i ...
Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Andi BUSHATIDebati lidhur me akuzat korruptive mbi Ilir ...
*Nga Kastriot ISLAMIAngazhimi dhe goditjet perëndimore kunde...
*Nga Afrim KrasniqiDorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (...
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librezën e lejës së armës, që është ...
Nga Mitro Çela Po pinim kafe me një noter. Në dorë kishim ga...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kjo puna e kërkesës së PD për kokën...
Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi n...
Nga Kastriot MyftarajTraineri i Danimarkës Morten Olsen, në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...