HABERET E MITROS/NJË NUSE PËR MUA… PARA EZMERKËS
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA
Gazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurse e thërresim shkurt, është një vlerë e gazetarisë shqiptare, e do s’e do, nuk e mohon dot sepse ka identitet, ngjyra, ton, traditë, një liberalizëm të këndshëm. E konsideroj si mik, ndonëse rrallë na puq puna a koha e lirë. Jo rrallë edhe kemi kryqëzuar “shpatat” me të. Më shumë për shkak të tij sepse ai nuk qendron dot pa u “gërricur”, për arsye të ndryshme, por edhe unë i jam përgjigjur; Ja vlen t’i përgjigjesh Muçit se ka zemër të mirë ai, është sportiv edhe në debat, dhe ta përplas ballazi atë që ka, me një fjalë nuk është si ato vemjet që gëlojnë andej këndej, sorra, skifterë, mullenja.
Nga të paktit që e lexoj, jo për shkak të marrive – sepse unë zakonisht lexoj me qejf e në kohë të lirë, gjërat ekstremisht debile për të matur shkallën e idiotësisë tonë kolektive – por sepse më pëlqen stili i tij, sensi i tij kritik, natyrshmëria, spontaneiteti i tij si vullnet krijues i qëllimshëm.
Sa më shumë jemi sikterisur me fjalë aq më shumë kemi bashkëpunuar. Ai më ka ftuar në sallat e veta, unë në auditoret e mi e kam pasur mik, pak me hutim e shpërndarje që e ka filluar punën në ora 8, por gjithmonë inteligjent.
Ore, fundi në këtë botë ajo që s’i durohet tjetrit është vetëm budallalliku…
Por intervista e tij e fundit ku deklaron se do ta mbylli portalin e tij Respublika më trishtoi. Jo se i qaj hallin Muç Nanos, se ai kudo gjen vend për të ushtruar talentin e tij. As sepse kam ndonjë nostalgji për Respublikën e tij, sepse sikurse nisi ashtu edhe do të përfundonte. Rasti e kishte sjellë që të isha atje ku kërkonte të niste financiarisht, dhe e thash mendimin tim : Mos e fusni në qorrsokak! Por, kush dëgjon më në Shqipëri moreeeee!
Më trishtoi sepse thuhen padashje në intervistë ca të vërteta për mediat shqiptare, por dalin edhe disa gjëmba, që cpojnë e nuk të lënë rehat.
Muçi thotë se e mbyll portalin e tij sepse nuk ka lekë për ta mbajtur.
Gjëja më e natyrshme në botë. Si thuhet, varrezat e mediave janë mbushura plot me media të mira që nuk kanë mbijetuar dot. Tregu dhe cilësia ??? – duhet të jesh ultraliberal budallë që ta besosh se janë një ekuacion funksional i pandashëm në çdo rast.
Kur e pyesin se cfarë i duheshin lekë për një portal on line, ai përgjigjet se i duheshin edhe për honoraret e bashkëpuntorëve, por edhe për një rrogë për vete, madje të mirë, shton ai, sikurse e meritoja, e mbyll.
Gazetari Mustafa Nano sigurisht nuk e ka vështirë të gjenerojë parà për veten e tij, por administratori Nano, jo, nuk e ka merituar një rrogë sikur e pretendon me Respublikën. Një media që falimenton sigurisht nuk mund të presësh të të japi të ardhura. Kjo është bota e tregut i dashur Muçi. Paguhen miliona futbollistë në treg, kurse po e falimentove qoftë edhe jo për fajin tënd një media, nuk jam i sigurt për këtë, sigurisht që as rrogë nuk meriton.
Se administratori nuk është e thënë të jetë gazetar, por as gazetari nuk është e thënë të jetë administrator. Muçin gazetar e ka lënë pa lekë te Respublika, Mustafa Nano si administrator.
Disa pasunorë, thotë Mustafa Nano, kanë dashur të më subvencionojnë, por fshehurazi, duke m’u lutur të mos ua nxjerr emrin, se kanë frikë nga qeveria.
Eh, nuk mbahet media me donacione pasanikësh, Muçi. është një formulë që as nuk duhej ta kishe shkuar ndërmend.
Një media tregton informacion dhe ajo duhet të mbahet nga fuqia blerëse e publikut. Por, mediat tona janë në këtë derexhe pikërisht sepse nuk kanë gjetur ende modelin financiar për të mbijetuar në treg dhe shërbyer njëkohësisht publikut. Tani as politika nuk jep aq parà sepse mesazhi politik është çmediatizuar gjithmonë e më shumë. Portal në media a rrjet social një politikan e ka në zyrën e tij, çfarë e do Muçin, kur dihet se ai hedh shqelma, aq të vlefshme për një jetë demokratike që jemi larg ta kemi!!!
Që sipërmarrësi të japi lekë pa iu dridhur syrin dhe dora nga qeveria, duhet që biznesi i tij dhe të ardhurat e tij të jenë të pastra si qelibari. Vështirë se gjen shumë të tillë, Muçi që të japin parà jo për t’i bërë fresk qeverive, por për kritikën demokratike në emër të qytetarit. Prandaj ky model është dështak. Kot ke shpresuar te ai.
Problem është se portalet on line si Respublika ende nuk kanë gjetur formulën e tyre financiare për të mbijetuar. Por edhe llojin e gazetarisë në web nuk e dinë akoma, nuk e pranojnë ende se gazetaria në web nuk është stili dhe zhanret e gazetarisë në letër, por të hedhura në formë numerike. Kjo do të ishte poashtu sikur të doje ta përdorje radion si gazetë dhe televizionin si radio.
Nuk mjaftojnë ato veprimtari profesionale që Mustafa Nano shpjegon se lodhej duke bërë për të pasur gazetari në web. Duhet informacion i ri i shtuar dhe jo marrje nga gazetat e tjera dhe interpretim i tij. Duhej lajm ultralokal, jo që dikush të shkruajë si e jëma e Zeqos nga Vankuveri. Duhet konvergjencë mediash dhe kodesh dhe jo tekst thjesht. Mbi të gjitha web është universi i të rinjve të papolitizuar, prandaj aksi politik gjeneralist i lajmit kombëtar nuk ecën në web.
Unë nuk e di nëse Muçi ka bërë statistikën e publikëve të veta numerike nëpërmjet google statistics, por ky mosinteresim nga audiencat është mëse evident.
Publiku nuk e gëlltiti dot Respublikën.
Pa donacione, pa abonime, pa sponsorizime politike a shtetrore, pa reklamë, sepse reklama është ende larg webit te ne, si donte ta mbijetonte Respublikën???
Kishte një mundësi: Ta bënte letër higjenike për politikanët. Por nuk është nga ata që vihet në zgjedhë lehtë Muçi.
Uuuuu! Po na del se e paska financuar një shkollë e lartë, UET, thotë Muç Nano.
Një shkollë e lartë të financojë një media gjeneraliste me profil të lartë politik ??? Uaaaaau.
Ah Muç ja këtu fillon drama e trishtët e deontologjisë të medias.
Me paratë që studentët i paguajnë për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e mësimit??? Nuk e di a e ka deklaruar në faqet e Respublikës këtë miku im Mustafa Nano??? Se përndryshe përbën një shkelje deontologjike shumë të spikatur. Uroj ta ketë bërë, por nuk ma do mendja, nuk e kam parë ndonjëherë.
Cfarë ligjesh kemi për arsimin dhe për median!!!
Derisa duke mos u ndeshur me përqendrimin e pronës në sektorin e industrisë krijuese lejohet shtrirja e aksioneve apo e sponsorizimeve nëpër media, programe televizive, emisione etj., morali ynë kolektiv do të jetë i ciklosur.
Askush nuk e vendos ujin në zjarr për këtë duke harruar se kështu po plevitos e ngrin përfundimisht cdo grimcë demokracie në këtë vend. Mediat që financohen me sponsorizime nga lobingjet private dhe nuk bëhen publike në cdo shkrim dhe në cdo ditë? Kjo gjë quhet konflikt i pastër interesi. Por, nejse mos e zgjas më tepër, se mos është halli i vetëm i këtij vendi???
Shihni se çfarë ndodhka në një skemë virtuale të pritshme tashmë. Shkolla e lartë private kërkon parà dhe sponsorizime nga buxheti publik. Dhe media private kërkon fonde nga shkolla private. E pastaj i bën presion qeverisë që të privilegjojë sektorin privat në arsim!!! Dhe të gjithë flasin e do të flasin për tregun, ndërkohë që ajo që quhet treg nuk është veçse shteti që kanalizon paranë e mbledhur nga taksapaguesit nëpërmjet një kaskade kanalesh private, nuk i dihet se përse.
Theksoj ky është një skenar i pritshëm, por që ka elemente qysh tani në çka rrëfehet.
U trishtova për Respublikën, nëse mbyllet, do të ishte asfiksimi i një zëri të lirë, në pejsazhin mediatik shqiptar, e do apo nuk e do si portal.
Por, amà një gjë dihet, as formula financiare, dhe as lloji i gazetarisë në web, e injoruar me kryeneçësi, nuk e lejon mbijetesën e saj në treg.
Stli dhe audiencat janë të lidhur në raporte funksionale që s’ka Zot që i shqep, ndonëse miku Mustafa nuk e njeh forcën e Zotit, si ateist i sinqertë dhe i lezetshëm që është.
Për këtë falimentim, gazetari Muç Nano duhet të qortojë veten sepse në këtë lloj tregu që kemi ne i pavaruri si ai nuk gjen treg sepse nuk pranon të shitet. Shitu o vëlla, shitu, përndryshe vëri kyçin si ato kioskat që nuk pranojnë kasat.
Duhet t’i ankohet edhe menaxherit Mustafa Nano sepse nuk i ka gjetur burimet e duhura financiare, si edhe përsëri vetes së vet, sepse gazetaria në web është larg gazetarisë në letër sa teknologjia numerike larg shtypshkronjë të Gutenbergut.
Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me talentin e gazetarit tim të preferuar në median e shkruar Mustafa Nano.
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Namir LAPARDHAJASi të gjitha diktaturat, edhe regjimi që do ...
Dr. Enver BytyçiMë në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot...
Nga Artan FUGAIdeja që lobia private po përgatit për ta bërë...
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquaj...
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Nga Kastriot ISLAMINë një email të nxjerrë me rrjedhje para ...
Dikur ishte 1 shtator. Tani në ndryshim nga shumica e vendev...
Fjala “kupon” ka hyrë në gjuhën shqipe nga frëngjishtja “cou...
Nga Afrim KrasniqiNe PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi...
*Nga Andi BUSHATI Skandali i ÇEZ po nxjerr edhe një herë në ...
Nga Kastriot MyftarajNjë ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i ...
Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...