Nga Edison Ypi: Mallkon Bulqiza
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
Nga Artan FUGA
Ideja që lobia private po përgatit për ta bërë të detyrueshëm vetëm arsimin e mesëm të përgjithshëm, kundër çdo lloji tjetër arsimimi, do të ishte një grusht tjetër në ballë dhe në bark të arsimit tonë kombëtar dhe të jetës e nivelit kulturor të rinisë shqiptare.
Lubia ka marrë hov këtë javë.
Mblidhen edhe nëpunës të administratës dhe bombardohen me propagandë, duke u detyruar të shkelin me të dy këmbët, të dy duart, me kokë e këmbë, etikën e nëpunësit publik apo të punonjësit të sektorit publik.
Nuk di se kush i ka paguar shpenzimet e udhëtimit të tyre dhe të tjera…Uroj që të mos jetë privati që paguan punonjësit publikë…
Ideja platformë :
E para, zhduk diversitetin që shoqëria ka për detyrë t’i propozojë rinisë në arsimimin, duke fshirë cdo gjurmë profesionalizimi në arsimin e mesëm, dhe bërë të detyrueshëm gjimnazin e përgjithshëm, ideologjik, si dikur detyrimin për të punuar në minierë.
E dyta, nënkupton pastaj strategjinë, që vjen më pas, parapërgatiten hapat e ardhshëm për t’u hapur në gjimnaze të përgjithshëm privatë, pronësuar nga të njejtat kompani private, duke krijuar zgjatime metastazike nga arsimi i lartë në atë të mesmin. Kështu krijohen monopole duke përfituar nga fakti se ligja për arsim e këndim nuk parashikon asgjë kundër monopeleve dhe koncentrimit të pronës, sikurse ndodh në botë. Kompania kap arsimin e lartë, të mesëm, pastaj edhe media, prona të paluejtshme dhe askush nuk i thotë askujt : Stop sepse po shkel ligjet e konkurrencës. Autoriteti i konkurrëncës fle gjumë, se çfarë të bëjë??? O do bëjë sikur fle ose do t’a fusin në hipnozë, ose…
E treta, pastaj do t’i propozohet gjimnazistëve të shkollave të mesme të kompanisë që të vijnë në shkollën e lartë të kompanisë, universitet që edhe ky do të jetë i përgjithshëm sikurse janë universitetet shqiptare në rastet dërmuese.
A nuk po krijohen zinxhira kalimesh të detyrueshme nga shkolla vjeçare, te gjimnazet te shkollat e larta të së njejtës kompani !
Prisni, prisni se çfarë do ju shohin sitë!
Universitet i përgjithshëm që gjoja përgatit jurista, filozofa, sociologa, politikana pa zanat e që nuk dinë të lidhin as rripat e këpucëve, spektatorë dhe jo bërës, nuk jep akses as në zanat e as në tregun e punës, është më fitimprurësi, pa kosto, me fitim të lartë, dhe më i dobti. Shiten pastaj diploma, por ato diploma nuk kanë veçse vlerë zero në treg.
Fitim i lartë, mjafton të mos kenë konkurrentë në treg. Si të mos ketë konkurentë??? I mbyllim konkurrentët sepse gjoja u gjejmë defekte administrative, si edhe godasim me shqelma, shpulla, sharje, copa dërrasash, shkollën publike që ajo të degjenerojë deri në atë mikë sa të jetë veçse një hap larg kopshtit zoologjik.
Ja se çfarë fshihet pas idesë lobuese-lubi që edhe arsimi i mesëm i përgjithshëm të jetë i vetmi lloj arsimi i detyrueshëm duke fshirë të tjerët që duhen rinovuar, forcuar e rinovuar dhe jo lënë si derimësot, si shkolla bashkimesh profesionale të kohës të Molotovit.
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquaj...
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Nga Kastriot ISLAMINë një email të nxjerrë me rrjedhje para ...
Dikur ishte 1 shtator. Tani në ndryshim nga shumica e vendev...
Fjala “kupon” ka hyrë në gjuhën shqipe nga frëngjishtja “cou...
Nga Afrim KrasniqiNe PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi...
*Nga Andi BUSHATI Skandali i ÇEZ po nxjerr edhe një herë në ...
Nga Kastriot MyftarajNjë ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i ...
Nga Edison YpiEnde gjallë je moj kuçedër, moj vampire, moj k...
*Nga Artan FUGA Duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në bot...
Nga Andi BUSHATIDebati lidhur me akuzat korruptive mbi Ilir ...
*Nga Kastriot ISLAMIAngazhimi dhe goditjet perëndimore kunde...
*Nga Afrim KrasniqiDorëzimi i mandatit të deputetit Ndoka (...
-Kush është Dhitsi me kobure ? -Dhitsi me kobure është i vet...
Nga Kastriot MYFTARAJ Pas ndeshjes Shqipëri-Portugali, Artan...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...