Nga Artan Fuga/ Kafja e qylit
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
*Nga Andi BUSHATI
Lufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur sot një tjetër shkallë të degjenerimit të saj flagrant. Imazhet e ndaluara të një ish ministri dhe deputeti, në shtratin e kënaqësive të tij seksuale, përbëjnë pa dyshim një goditje të ulët, që nuk ka lidhje as me programe, as me ide, as me denoncim korrupsioni apo konkurencë brenda llojit. Dritan Prifti është bërë pre e një shantazhi dhe hakmarrjeje kafshërore brenda llojit.
Le ta themi që në fillim. Imazhet e bëra publike sot janë të njëjtat me ato që i mbante Spartak Braho në çantën e zezë që merrte nga pas në studiot televizive. Janë të njëjtat me ato që Baba Taku i shpinte redaksi më redaksi për t?ua treguar gazetarëve, menjëherë pas publikimit të videos Meta- Prifti. Janë po të njëjtat me ato që janë parë edhe nga shumë politikanë të së djathtës, madje që janë kundruar me kërshëri dhe ekstazë edhe nga vetë Sali Berisha në natën e darkës së famshme në familjen Meta, një ditë para procesit në gjykatën e lartë.
Pra shkurt dhe troç ato janë pamjet që i ka “gjuajtur”, seleksionuar, arkivuar dhe më në fund nxjerrë në publik LSI-a.
Dhe këtu hyjmë te thelbi i problemit: a mund të përdoret çdo mjet dhe çdo formë për të gogitur qoftë dhe një kundërshtar politik të padenjë? A i interesojnë kujt epshet seksuale të një ish ministri, jeta mashtruese apo libertine e tij, marëdhëniet që ka me seksin e dobët apo me familjen? Ç’të re sjell kjo në debatin politik?
Në këtë kuptim, kjo goditje ndaj Dritan Priftit nuk është as një sjellje me dashuri, as me qetësi. Ajo tregon humbje të arsyes, inat të verbër dhe mbi të gjitha një hakmarje mjerane të denjë për organizata dhe mendësi mafioze.
Sepse me anë të saj, një kalë i ngordhur politikisht, u godit për tu friksuar dhe shantazhuar dhe jo për tu konkuruar. Fotot e publikuara të Priftit dhe videot nga kanë dalë ato, që po qarkullojnë dorë më dorë, nuk janë një armë në betejën politike, ato janë një ushqim për popullin e shumtë vuajerist, që i mbetur papunë, kalon ditën duke lundruar në internet.
Si të tilla, publikimi i tyre, nuk i shërben interesit publik, por në të kundërt atyre që janë kundër këtij interesi, që duan të fashisin debatin për vjedhjet dhe korrupsionin në CEZ. Ai i shërben atyre që duan ti mbivendosin kuriozitetit për humbjen e parave publike, tërheqjen nga intriga seksuale. Ai i shërben atyre që para pyetjes se kush e polli Kastriot Ismailajn, kërkojnë të bëhet pyetja: Kush qe gruaja në shtratin e Dritanit.
Natyrisht ne të Lapsit e dimë kush është ajo grua të cilës ndryshe nga ndonjë media tjetër ia fshimë fytyrën dhe nuk ia publikuam emrin. Edhe foton që doli më pas e kishim prej disa orësh, që kur nxjerrësit e saj vendosën ta shpërndajnë. Por ne vendosëm fillimisht mos e botojmë, pikërisht të nisur nga ky parim: se ajo nuk i shërbente askujt. Vetëm pasi mediat pranë Metës vendosën ta bëjnë publike vendimi ynë ndryshoi, jo vetëm “për të dhënë lajmin” por edhe për të treguar se kush po e prodhon atë.
Dhe natyrisht ky nuk qe një kujdes ndaj Dritan Priftit. Për shumëkënd ai e meritonte një ndëshkim të tillë. Por për çdo mendje normale, ndëshkimi për të duhet të qe i tjetërllojtë. Ai duhet të përgjigjej për akuzat e fshehjes së pasurisë, që i ka denoncuar aq fort opozita e djeshme sot në qeveri. Ai ndoshta duhet të përgjigjej, për mënyërën se si është sjellë, sipas radhës me Nanon, Ramën dhe Metën. Ai ndoshta duhej të jepte llogari, për një tjetër video, atë të kohës kur si ministër i LSI-së u vetëfilmua duke ndarë shuma maramendëse parash me zv/ministrin e po kësaj partie.
Për të gjitha këto Prifti nuk është një personazh që meriton ti dalësh për zot. Por këtu çështja e kapërcen atë. Sepse spiunimi në “shtratin e tij të mëkatit” është një ngjarje që duhet të na friksojë të gjithëve. Sepse ai është një sinjal i mafiozllëkut të politikës. I përdorimit të saj për shantazh dhe presion. Sepse ai më shumë se sa na tregon lakuriq një kalë të ngordhur, na dëshmon për rrezikshmërinë e atyre që vazhdojnë të bëjnë politikë, të fshehur nën kostum.*lapsi
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Namir LAPARDHAJASi të gjitha diktaturat, edhe regjimi që do ...
Dr. Enver BytyçiMë në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot...
Nga Artan FUGAIdeja që lobia private po përgatit për ta bërë...
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...