Aksident me një viktimë në autostradën Vlorë-Fier
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Nga Bujar Nepravishta*
Kohet e fundit nepermjet organeve te mediave te shkruara dhe atyre vizive si dhe te disa personaliteteve politike e publike eshte ?hedhur balte? ne menyre te pamerituar mbi personin tim dhe mbi te vetmin organ vendim marres te ERE-s, Bordin e Komisionereve.
Gjithshka qe parashtrohet ne kete shkrim eshte lehtesisht e verifikueshme, pasi cdo gje eshte e mbeshtetur ne dokumente te publikuara te cilat mund te verifikohen ne faqen e web-it te ERE-s ne internet.
Sikurse tashme eshte bere e njohur, me 7 Dhjetor 2010, ne perputhje me procedurat perkatese, Bordi i Komisionereve te ERE-s mori vendimet per cmimet dhe tarifat e energjise elektrike qe do te zbatoheshin gjate vitit 2011. Ne kete kuader Bordi mori edhe vendimin per cmimin me te cilin KESH-i do ti shiste energjine elektrike OSSH-se. Ky cmim sipas vendimit u ul me 27% nga niveli 2.02 lek/kWh, qe ishte per vitin 2010, ne 1.48 lek/kWh per vitin 2011.
Ky fakt, per fat te keq, gjate ketyre javeve te fundit eshte cilesuar nga disa personalitete politike e publike dhe disa media si nje akt i paster korruptiv qe ka demtuar financiarisht KESH-in ne nje shume rreth 30 milion Euro dhe ka favorizuar OSSH ne pronesi te CEZ.
Lidhur me kete akuze kaqe te rende, e cila duke qene e pavertete e dizinformon opinionin publik, ndjej detyrimin qytetar qe duke ju referuar vetem fakteve lehtesisht te vertetueshme te shpjegoj sa me poshte:
1- Enti Rregullator i Energjise (ERE) ne thelb te egzistences se tij mbeshtetet mbi principin e mbrojtjes se konsumatorit te energjise elektrike nga efektet e demshme te nje tregu monopol te energjise elektrike. Sikurse dihet korporatat e energjise elektrike ne vendin tone KESH, OST dhe OSSH ne tregun e energjise elektrike ndodhen ne pozicion monopol. Duke ju nenshtruar principit rregullator te gjitha korporatat publike ose jo publike qe marrin pjese ne kete treg duhet te trajtohen nga institucioni rregullator ne menyre te barabarte dhe pa asnje diskriminim apo anesi ndermjet tyre, ndersa nga ana tjeter konsumatori mbrohet duke mos lejuar qe ai te behet viktime e cmimeve te nje tregu te lire te monopolizuar, per kete me ligj, cmimet dhe tarifat e energjise elektrike caktohen ne menyre ekskluzive nga autoriteti rregullator qe ne kete rast eshte ERE.
2- Metodologjia e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike (EE) ne vendin tone eshte e publikuar dhe mbeshtetet ne parimin qe me te ardhurat e realizuara sipas cmimeve dhe tarifave te vleresuara nga ERE te mbulohen te gjitha kostot e arsyeshme operative dhe kapitale te cdo korporate individualisht dhe te lejohet gjithashtu nje fitim i arsyeshem.
3- Ne muajin Dhjetor te cdo viti, ERE, ne perputhje me metodologjine, vendos cmimet dhe tarifat e EE per vitin pasardhes. Ne kete menyre cmimet dhe tarifat e EE per vitin 2011 u vendosen nga ERE me 7 Dhjetor 2010. Keto cmime mbeshteten mbi parashikime te priteshme dhe prandaj nuk mund te jene rigorozisht tesakta. Vleresimi i tyre mbeshtetet mbi dy hipoteza baze: a- Mbi madhesine e prodhimit te pritshem te EE per vitin pasardhes, i cili sipas metodologjise eshte pranuar 4.2 miliard kwh ne vit (TWh).Kjo shifer i referohet prodhimit mesatar vjetor te EE ne vendin tone me mundesi ose probabilitet qe te ndodhi 70%. b- Mbi madhesine e konsumit te pritshem te EE per vitin pasardhes, i cili sipas metodologjise parashikohet sa konsumi i vitit te meparshem plus nje rritje mesatare vjetore prej 3 deri 5% Duke qene se ne vendin tone prodhimi i EE realizohet ne masen 99% nga HEC-et, kushtet e motit luajne nje rol vendimtar mbi sasine e prodhimit te EE ne vecanti dhe mbi bilancin energjitik te vendit ne teresi.
4- Cmimet e EE te shitur nga KESH te OSSH per periudhen 2009-2012 kane qene perkatesisht per cdo vit: 1.61 lek/kwh ne 2009; 2.02 lek/kwh ne 2010; 1.48 lek/kwh ne 2011 dhe 2.83 lek/kwh ne 2012. Ky ndryshim i konsiderueshem i cmimeve nga njeri vit ne tjetrin ka rezultuar kryesisht per efekt te ndryshimeve te theksuara te prodhimit te EE ne keto vite, e cila ka sjelle si pasoje edhe ndryshimin e theksuar te importeve dhe eksporteve te EE, cka per kushtet e vendit tone ne nje mase vendimtare ato kushtezohen nga kushtet vjetore te motit, ose te motit hidrologjik. Ndersa per vitet 2010 dhe 2011 pervec ketyre faktoreve nje ndikim te rendesishem ka pasur edhe bilanci energjetik i TEC-it te Vlores. Me konkretisht: a- Ne vitin 2009 u importuan nga KESH-i per plotesimin e nevojave te vendit me EE, 53 Milion kwh (Gwh) me nje kosto totale prej 2.6 Milion Euro (ME). b- Ne vitin 2010 KESH nuk importoi asnje kWh EE, por perkundrazi eksportoi 2.93 TWh duke siguruar nje te ardhur nga shitja e EE ne tregun e eksportit prej 119 ME. Viti 2010 perfaqson nje perjashtim te lumtur ne te gjithe historine e elektroenergjetikes shqiptare per prodhimin rekord te energjise elektrike. Vetem nga KESH ne kete vit u prodhuan 7.55 TWh, dhe se bashku me prodhuesit privat 7.74 TWh, ndersa konsumi vjetor ishte 6.9 TWh. Nga ana tjeter, OSSH ne respektim te kerkesave te Modelit te Tregut te EE importoi 1.9 TWh me nje kosto totale prej 86.7 ME, per mbulimin e humbjeve te EE. Sqaroj se Modeli i Tregut e detyronte OSSH-ne ta blente EE per mbulimin e humbjeve ne tregun nderkombetar per ta bere ate sa me te interesuar per zvogelimin e humbjeve, mbasi te gjitha perfitimet financiare per shkak te zvogelimit te humbjeve nen vleften e parashikuar ne kontrate shkonin gjate atij viti ne dobi te tije. c- Ne vitin 2011 per shkak te kushteve te motit prodhimi i EE ra ne 4.16 TWh ose me rreth 47% me pak kundrejt vitit paraardhes 2010 ndersa konsumi vjetor i EE u rrit me 5% duke shenuar 7.3 TWh. Importet e energjise elektrike per kete vit arriten ne total 3,25 TWh nga te cilat 1.8 TWh u importuan nga OSSH per mbulimin e humbjeve te EE, me nje kosto prej 113.1 ME dhe 1.45 TWh u importuan nga KESH-i per mbulimin e nevojave te vendit per EE, me nje kosto prej 87.6 ME.
5- Ne perputhje me Metodologjine e Caktimit te Cmimeve dhe Tarifave te EE, te gjitha diferencat financiare ne te ardhura dhe shpenzime ndermjet faktit te realizuar gjate vitit ushtrimor dhe dhe atyre te parashikuara sipas cmimeve dhe tarifave te vendosura nga ERE mbarten si kosto per vleresimin e cmimeve dhe tarifave per vitin pasardhes. Duke qene keshtu, Metodologjia e perjashton mundesine e krijimit te ?demit ekonomik? te subjekteve per shkak te vendosjes se cmimeve dhe tarifave nga ERE, sepse ?demi? i shkaktuar nga kushtet e ndryshme faktike te vitit ushtrimor, kundrejt atyre te parashikuara nga ERE, merret parasysh si kosto ne tarifen e vitit pasardhes dhe ne kete menyre realizohet automatikisht edhe kompensimi i ?demit?.
6- KESH-i ne aplikimin per cmime dhe tarifa per vitin 2011 kerkoi nje rritje cmimi prej 95%, ose nje rritje nga 2.02 lek/kWh, qe ishte ne vitin 2010 ne 3.97 lek/kWh per vitin 2011. Kjo rritje argumentohej me faktin se KESH-i kishte planifikuar te prodhonte me TEC-in e Vlores gjate viti 2011 nje sasi EE prej 246GWh per realizimin e se ciles duhej te blinte ne treg rreth 50 mije ton nafte-dizel te cilesise se larte. Por nese ERE cmimin e EE per vitin 2010 e rriti nga 1.6 ne 2.02 lek/kWh arsyeja kryesore ishte se do te vihej ne shfrytezim TEC-i i Vlores per te prodhuar 200 GWh, EE ne perputhje me kerkesat e kushteve te garancise te vendosura nga kompania ndertuese e TEC-it. Duke marre parasysh kete fakt, ERE vleresoi se me kete rritje cmimi deri ne 2.02 lek/kWh KESH-it i mundesohej edhe blerja me cmimet e tregut te sasise se nevojshme te naftes diesel prej 43439 Ton me vlere 3.1 miliard leke, e cila perfaqsonte nje kosto te rendesishme financiare ne shpenzimet e parashikuara. ERE e miratoi kete kerkese te KESH-it se behej fjale per garancine teknike te TEC-it. Ne rast se nuk do te merrej ne konsiderate kjo kosto, atehere cmimi i EE per vitin 2010 do te kishte rezultuar 1.45 lek/kWh. Por gjate vitit 2010, per arsye teknike, KESH-i prodhoi me TEC-in e Vlores vetem 28.7 GWh nga 200 GWh te parashikuara dhe per te cilat ishte blere 43439 Ton nafte diesel. Duke qen keshtu, nga TEC-i u shpenzuan gjate vitit 2010 vetem rreth 6200 Ton nafte diesel.
7- Duke qene se KESH-i e kishte gjendje apo te kontraktuar naften diesel per prodhimin e EE te nevojshme sipas kushteve te garancise se TEC-it, sepse ajo ju garantua KESH-it nga ERE nepermjet cmimit te EE per KESH-in per vitin 2010, ne vleften 2.02 lek/kWh, ERE e refuzoi kerkesen e KESH-it ne aplikimin e ketij te fundit per cmime e tarifa per vitin 2011. ERE nuk mund te pajtohej kursesi me kerkesen qe KESH-i te importonte edhe rreth 50 mije Ton te tjera nafte diesel me justifikimin se gjate vitit 2011 kishte planifikuar te prodhonte 246 GWh. Nga analiza e kesaj situate ERE i njohu KESH-it vetem shpenzimet per prodhimin me TEC-in e Vlores vetem te 26GWh EE, ose aq sa ai kishte shpenzuar gjate vitit 2010 per venien ne pune te TEC-it por qe per arsye teknike nuk mundi te plotesonte prodhimin e te gjithe EE te kerkuar per garancine teknike. Duhet te theksojme se kostoja e prodhimit te energjise elektrike ngaTEC-i i Vlores rezultonte rreth 21 lek/kWh ne nje kohe qe kostoja mesatare e importit te EE per ate periudhe rezultonte jo me shume se 9lek/kWh. Ne keto kushte ERE nuk mund te pranonte futjen ne pune te TEC-it te Vlores per asnje arsye tjeter vecse per respektimin e kushteve te garancise teknike nga ana e ndertuesit.
8- Sikurse eshte theksuar ne piken 4-c me siper, kushtet hidrologjike per vitin 2011 ishin krejtesisht te ndryshme nga ato te vitit 2010. Per efekt te ketyre ndryshimeve qe mund ti quanim dramatike, mbasi prodhimi i EE ra me 47%, konsumi u rrit me 5% dhe importi total u rrit me 70% cmimi i vendosur nga ERE sipas metodologjise perkatese prej 1.48lek/kWh per KESH-in, nuk mund ti mbulonte keto kosto faktike ne rritje te theksuar. Eshte kjo arsyeja qe keto kosto te pambuluara nga cmimi 1.48 lek/kWh per vitin 2011, ne perputhje me Metodologjine e Cmimeve dhe Tarifave u transferuan si shpenzime ne vleresimin e cmimit te EE per KESH-in per vitin 2012, duke kompensuar ne kete menyre , automatikisht ?demin financiar? te shkaktuar KESH-it nga tarifa 1.48 lek/kWh e vitit 2011. Vendimi i Bordit te Komisionereve te ERE-s i Dhjetorit 2011 per cmimet dhe tarifat e vitit 2012 , sipas te cilit cmimi i shitjes se EE nga KESH-i te OSSH, ose sikurse quhet cmimi i Furnizuesit Publik me Shumice u vendos ne 2.86 lek/kWh, duke kompensuar ne kete menyre per llogari te KESH-it te gjitha kostot e teperta te krijuara nga viti i meparshem.
9- Qeveria, si pronare e Korporates Shteterore KESH, duke marre ne konsiderate pretendimin e KESH-it per nje rritje te cmimit te EE ne masen 95% per vitin 2011, nuk u pajtua me vendimin e ERE-s te 7 Dhjetorit 2010 dhe i kerkoi KESH-it qe te paraqiste konform procedurave perkatese, ankimim ne ERE per ndryshimin e cmimit. Bordi i Komisionereve te ERE-s mbasi shqyrtoi ankimimin nuk gjeti asnje argument te ri qe te perligjte ndryshimin e cmimit dhe prandaj la ne fuqi cmimin e miratuar ne Dhjetor 2010. Duhet theksuar se te dy vendimet u votuan ne unanimitet nga te 5-te antaret e Bordit.
10- Mbas ketij vendimi, KESH-i me kerkese te Qeverise e paditi ERE-n ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, per te rrezuar vendimin e ERE-s. Mbasi e shqyrtoi padine gjykata la ne fuqi vendimin e ERE-s. Mbas kesaj KESH-i e apeloi kete vendimin ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, e cila me vendim te forms se prere la gjithashtu ne fuqi vendimin e ERE-s.
11- Ne klimen e ketij ballafaqimi mosbesimi nga ana e Qeverise ndaj Bordit te Komisionereve dhe vecanerisht ndaj meje, ne menyre te personalizuar, ne daten 7 Shkurt 2011 i paraqita zyrtarisht Kryetares se Kuvendit, Zonjes Topalli, doreheqien e pakthyeshme. Shpreh keqardhjen qe nga disa personalitete politike te opozites se sotme parlamentare, deklarohet ne menyre te pavertete, sikur une jame ndeshkuar nga Qeveria duke u shkarkuar nga detyra. Por shkarkimi im sikurse edhe emrimi, sipas ligjit mund te kryhej vetem me vendim te Kuvendit te Shqiperise dhe me votim ne séance plenare, gje qe nuk ka ndodhur kurre.
12- Sherbimi i Auditit i Kuvendit, mbasi une isha larguar nga detyra, e auditoi te gjithe procesin per caktimin e cmimeve te EE per vitin 2011 nga ana e ERE-s dhe rezultatet e ketij auditimi jane reflektuar ne Rezoluten e Kuvendit te Shqiperise ?Per vleresimin e veprimtarise se Entit Rregullator te Energjise, (ERE) per vitin 2010? e cila u miratua me votim ne seancen plenare te Kuvendit te date 26 Maj 2011. Nuk deshiroj te bej asnje koment per permbajtjen e rezolutes sepse ajo eshte publike ne web-in e Kuvendit te Shqiperise, por e ndjej te nevojshme te citoj vetem vleresimin qe ajo i ben caktimit te cmimit te EE nga ERE per vitin 2011, si me poshte: ?Mbeshtetur ne metodologjine perkatese, ka kryer ne kohe percaktimin e tarifave te reja per veprimtarite e prodhimit, furnizimit publik me shumice, transmetimit dhe furnizimit public me pakice te energjise elektrike per klientet tarifor.?
13- Gjate kesaj periudhe, ne shortin e hedhur nga ILDKP, mua me ra llotaria per tu hetuar nga ana e ketij institucioni ne menyre te hollesishme per te ardhurat dhe gjendjen pasurore te familjes sime. Ne perfundim te hetimit mu dorezua nje kopje e procesverbalit ne te cilin deklarohej se ne te ardhurat dhe ne gjendjen pasurore te familjes sime nuk kishte asnje element anti ligjor apo abuziv.
14- Mendoj se eshte me rendesi te theksoj se ERE, vecanerisht ne veprimtarine per vleresimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike mbas privatizimit te OSSH-se nga CEZ eshte asistuar me ekspert te cmimeve dhe tarifave te rregulluara te cilet jane atashuar prane Drejtorise se Cmimeve e Tarifave ne ERE per gjate gjithe periudhes se analizes dhe caktimit te cmimeve. Keta ekspert te kompanise konsulente amerikane AEIA jane financuar nga programi i USAID-it per mbeshtetjen e ERE-s ne menyre qe vendimet per cmimet dhe tarifat te ishin sa me objektive, te paanshme dhe te pavarura./TEMA
*Ish-kreu i ERE-s
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Namir LAPARDHAJASi të gjitha diktaturat, edhe regjimi që do ...
Dr. Enver BytyçiMë në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot...
Nga Artan FUGAIdeja që lobia private po përgatit për ta bërë...
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquaj...
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...