Pjesëtarë të grupeve kriminale/ Gjashtë shqiptarë ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina Xhunga. Në fakt, klisheja e marrëdhënies burrë-grua, e klasifikon si më të paharrueshmen dhe unë duhej të mos e kisha harruar, pasi ishte dera që më hapi njohjen me gruan, e cila do të bëhej njeriu i jetës sime. Por tani që bëj një analizë, mendoj se shkak i kësaj harrese janë ditët e mëpastajme me gruan time. Në telefonatën e parë ishte një femër. Më pas ishte Rudina Xhunga, e cila çdo ditë të jetës ma ka kthyer në një kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale. Nuk e kisha për herë të parë që dilja në transmetime televizive, por ishte dalja ime në emisionin e saj ?Shqip?, e cila më ktheu nga një prej figurave anonime që gëlojnë aq shumë në eter, në personazh publik të identifikueshëm. Dhe këtë ia di për nder asaj. Ka një intuitë të lindur për të vlerësuar nëse njeriu që ka përballë vlen apo jo; instinktivisht ndan mediokren nga vlera; e ftohtë në gjykimin e veprimeve të politikanëve, sa dhe pasionante në kapjen e kauzave të drejta; pëlqen apo shmang njeriun, gjestin, vendin, gjithçka që i ofrohet, duke gabuar rrallë në përcaktimin që jep; naive deri në habi për gjëra të thjeshta që i di çdo femër e zakonshme. Është ky zhbalancim nga e zakonshmja që e bën të jashtëzakonshme. Por ashtu si unë, që jam një ndër shumë zbulimet e saj, ajo ka sjellë emra ku e ku më të mëdhenj: Arbën Xhaferin, kur ai dhe shqiptarët e Maqedonisë me problematikat e tyre ishin ende enigmatikë për shqiptarët e Shqipërisë; Rexhep Qosjen, në gjithë kompleksitetin e tij; Erion Veliajn dhe aktivistë të Mjaft-it kur këta nuk ishin më shumë se një bezdi për policinë e Tiranës; Edi Ramën, kur mendohej se qenia Kryetar Bashkie ishte një aksident i historisë, përballë Fatos Lubonjës që ishte ashtu siç është; shqiptarë të njohur në botë si Jaho, Pirgu, Sala, Paci, Preljocaj, por që kalonin pa vëmendje në vendin nga vinin; Gideon Levy-n, gazetarin kontrovers izraelit që përkrah palestinezët; gazetarë investigativë amerikanë që operojnë në Ballkan dhe gazetarë ballkanas që ndeshen çdo ditë me mafien; Michel Houellebecq, shkrimtarin francez që përzuri CNN-in dhe pranoi Rudinën vetëm se i dukej ekzotik vendi i saj i panjohur, nga ku ajo i dërgonte maile për katër vite rresht. Ka sjellë politikanë të Shqipërisë me debatet e tyre, ku në klishenë logoritëse, kanë edhe shkëndija qytetarie, të cilat mendoj se vinin nga studioja ku flisnin. Por kjo është ajo që do të lexoni në këtë libër. Ajo që unë kam parë pas kuintave dhe në shtëpi, është një nënë e cila në një dorë mban kompjuterin apo librin, dhe njëkohësisht bisedon me Alanën duke i zbuluar botën. Dhe të dyja i bën me të njëjtin seriozitet, ndaj jo më kot në zemrën e Alanës nuk ka vend për të tjerë. Pas çdo interviste me shkrimtarë, qëndron gjithë kolana e tyre e lexuar në orët e vona të natës, pasi ka vënë vajzën në gjumë. Para çdo interviste me politikanë janë qëndrimet e tyre të mëparshme të përgatitura nga Sonja, Dorina apo Elira. Fat që politikanët tanë nuk shkruajnë. Dikur, Dino Buzzati, në fund të romaneve dhe tregimeve të tij, vinte një tufë me shenja pikësimi dhe i thoshte redaktorit që t?i vendoste ku e shikonte të nevojshme. Në shkrimet e mia e bën Rudina. Është kritikja dhe redaktorja e parë e shkrimeve të mia, njeriu që më futi në morsën e shkrimit të shkurtër të stilit amerikan. Dhe kjo është një punë shtesë e paditur e gruas sime. Jo pak e vështirë dhe shpesh herë pa rezultat, kur nuk ia del të më ndryshojë mendjen për qëndrimet politike ndaj njerëzve të cilët për mua janë politikanë, ndërsa për Rudinën miq të hershëm. Kur Ron Howard bëri film librin e Dan Brown ?Kodi i Da Vinçit?, kritika ishte dyshuese nëse do të ndiqej nga publiku diçka e thënë një herë në një bestseller. E njëjta pyetje vlen për përmbledhjen me intervista të Rudinës të ndjekura një herë në emisionin më të shikuar të së hënës. Unë mendoj se ia vlen, së pari, sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë. Pas kësaj, kanë folur shqip me një shqiptare. Dhe kjo bën diferencën. Pasi tashmë shumë njerëz që shkruajnë librin e botës dhe bëjnë historinë e saj, jo vetëm i njohim, por edhe na njohin. Falë gruas sime, Rudinës.
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Namir LAPARDHAJASi të gjitha diktaturat, edhe regjimi që do ...
Dr. Enver BytyçiMë në fund kryeministri ynë ka dekretuar sot...
Nga Artan FUGAIdeja që lobia private po përgatit për ta bërë...
Mallkon Bulqiza O Koka t’u çaft thërrime tu bëft mbi ndonjë ...
“Mos e monopolizoni dijen tek te pasurit”Sipas Bankes Botero...
Kryeministri Rama në një fjalim plot pathos dhe euforik, pas...
Se sa i drejtë, i ndershëm dhe i moralshëm është i ashtuquaj...
Gazetari Enkel Demi ka zhvilluar një bisedë interesante me A...
Gazetarja e mëngjesit në Vizion+ i thoshte menaxherit Olsi S...
Nga Kastriot ISLAMINë një email të nxjerrë me rrjedhje para ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...