web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Edison Ypi/This is a Miracle of Doktori

28 Shtator 2015, 15:07, Opinione CNA

Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllëk që duhet hequr. Mënyra më e sigurtë për ta hequr nga vetja baltën e neveritëshme, është të shkosh diku në Shqipëri që është e gjitha a Miracle of Doktori. Diku, po ku ? Fillimi i Rrugës së Arbërit, Kthesa e Kamzës drejt veriut, Gjiri i Lalzit, Kepi i Rodonit, Sukthi, Shijaku, Durrësi, Kalaja e Bashtovës, me rrugë të asfaltuara, shtëpi dhe vila të reja, janë të gjitha Miracles of Doktori, por nuk mund të vizitohen gjithë këto mrekullira brenda një dite.
Më mirë po kthehem nga Pajova demokratike mbi urën e Shkumbinit ku nis Dumreja magjike.
Çfarë të sheh syri matanë lumit është një incanto e pafundme. Fshatrat plot me ara të mbjella, blerimi marramendës i korijeve, e të tjera e të tjera. Ndonjëri që nuk e ka parë me sy Dumrenë dhe lexon këto rradhë thotë, Hë mo se ky i bën shumë idilike këto gjëra, mirpo gabon, se këto pamje janë një mijë herë më idilike se arrin pena ime modeste ta shprehi. Nuk i nxij dot këto ylbere. Nuk i bëj dot me pahir prozaike këto magjira.
-E mban mënt kooperativën e kurvit ti ? pyes njërin që vjen përballë me një NISAN sa një vagon treni.
-Mos ma kujto se më dridhet mishi, thotë banori i katundit Shez të Dumresë.
Karburante, servise, vila, ara të mbjella, kodra të buta, baxha, dhe natyrisht të kudondodhurat fuoristrada.
Ky vend është i tëri një makth i bukur që s?ka të mbaruar. Një makth, ku mund të jetë e mërkurë, por të duket e martë. Ku pas së premtes vjen një tjetër e premte. E hëna zgjat tre javë. Jo rrallë e shtuna dhe e djela nuk ekzistojnë. Kodrat i bien flautit. Liqeret luajnë në Harpë. Qielli në violinë. Interneti nuk është shpikur. Për email s?bëhet fjalë. Peshqit e liqereve kullosin bar nëpër korije. Skrapari ndodhet prapa kodrës. Lushnja krahaqafë me Elbasanin bëjnë dashuri mbi një varkë nën një hënë të zbehtë në mes të ditës. Dy kthesa më tutje shtrihet Gjermania. Italinë mund ta prekësh me dorë. Amerika po bën muhabet me ca çuna në një kafene. Shkodra topless ta bën me dorë ta marrësh deri në Çërragë. Lezha po lan Benzin me ujë pusi. Puka ka ndalur në mes të rrugës se i është çpuar goma. Larg në horizont kullosin dele me përmasa kilometrike që i ruan një bari me gunë dhe kërrabën që i nis në Rroskovec kalon mbi Shpirag dhe mbaron në majë të Tomorrit. Po të hysh në një rrugë që të çon në mbretërinë e serave Hysgjokaj, kur të kthehesh sheh me habi se në qiell po ndrijnë dy diej, ndonjëherë edhe tre, madje edhe pesë. Pas një vizite që mund t?i bësh fshatit Matjan, që është fshati i Dëshmorit të parë të NATO-s Hamit Matjani, kur kthehesh liqeret i gjen plot me raki.
Belshi, liqeret parajsore, rruga e asfaltuar, korijet e blerta, arat e mbjella, i njëjti makth që ta mbush trurin me gjak, dhe natyrisht t?i shkrin baltrat.
Njëri më i hatashëm se tjetri, me rradhë, fshatrat; Seferan, Çepë, Hardhi?, Fjerëz, Çërragë, Kosovë e Madhe, Kosovë e Vogël.
-Si keni jetuar në kohën e kurvit ?
-Më keq se qeni, më pis se morri, më të heshtur se krimbi, më të uritur se çakalli, më të etur se Sahara.
Grua e re që shkul qepë në kopësht thotë se burrin e ka në çmendinë në Elbasan. E rrahu policia greke duke kaluar kufirin pa pasaportë, dhe e zuri ajo sëmundja, si quhet dreqi se e harrova, ah po, mu kujtua, depresion, dhe u çmend.
Tjetër Zonjë fshati. Rreth të pesëdhjetave. Unë, thotë Zonja, isha në arë, mora spinaq. Tani po kthehem. Do bëj një byrek. Jam e lumtur.
Zonjë o Zonjë kij mëshirë, mos më luaj nga fiqiri. Arë, spinaq, byrek për drekë për burrin dhe kalamajtë ! Lumturi të tillë, kaq të vërtetë, kaq të plotë, s?e kam hasur as imagjinuar kurrë. Të kam zili o Zonjë e Madhe rrethuar me Liqere.
Dumreja ka qënë plot me pyje të dendur. I preu kurvi që j?u djegtë varri. Të mos fshiheshin heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, diversantat. Duhet pyetur për këto elbasanlliu Shefqet Deliallisi.
Në ?Kosova e Vogël? duket sikur këtij makthi të bukur i vjen fundi.
Jo-jo, prit edhe pak.
Diku dikush po lan çizmet nga balta. Jo nga balta propagandistike, nga balta e arave.
Baltë për baltë, thashë me vete, unë baltë bolshevike ky baltë Dumreje, po i flas;
-Ti mor Zotni, a hyre nga asfalti për të vajtur tek serat ? i them.
-Po, tha.
-Pra je duke vajtur nga pastërtia tek balta. Po të veje nga balta tek pastërtia duke pastruar paraprakisht çizmet po, por ti po pastron baltën para se të hysh në baltë, dhe unë s’po kuptoj.
-E paske në terezi ti. Ore unë jam Kryetari i Partisë Demokratike i fshatit ?Kosovë e Vogël? po të them. Më quajnë Bektash Nezha. Çfarë çizmesh e çfarë pastërtish thua ti. Ne kemi qënë 70 shtëpi kulakësh në fshat. Për të ardhur këtu duhej leje e posaçme nga Dega e Brendëshme e kurvit. Mos më pyet më për baltra dhe çizme.
-Pse mos të pyes ?
-Sepse tani jam?
-Si je tani ?
-I lumtur.
Faleminderit Bektash Nezha.
Me të dalë nga ?Kosova e Vogël? makthi i bukur bashkë me baltën kurviste më janë shplarë nga trupi dhe truri.
Më tutje ka bukurira të tjera. Por jo si të Dumresë ku sapo isha, hoqa baltën, e nga fiqiri desh? lojta.
Në të dalë të Lushnjes Suzuki bën ca ickla. Hec, japonez i them, dhe e çpoj me yzengji, domethënë i jap gaz, hec, mos bëj naze, këto që pamë dhe e gjithë Shqipëria janë Miracles of Doktori, dhe ky është vendi im, që e dua pafund.





20:55 Opinione

Endërr turistike

Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...

Lajmet e fundit nga