Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Nga Artan FUGA
Këtu ka tre probleme të mëdha që kërkojnë një përgjigje strategjike.
E para, a ka shanse të eci kjo politikë që kemi me sportet?
Unë them jo, prej vitesh e dekadash është e dështuar, nuk bën hajër. Ajo mbështetet në tharjen pothuajse të gjithë mbështetjes publike të të gjitha sporteve me përjashtim të atyre të topit, sidomos të futbollit. Por, edhe këtu vëmendja përqendrohet ku të gjenden 11 çuna që luajnë jashtë dhe me bë një skuadër, si politikë marketingu politik, duke e shitur si emblemën e zhvillimit të vendit, çka nuk është e vërtetë.
Sporti shndërrohet në politikë marketingu e pushtetit. Futet edhe pak nacionalizëm i projektuar atje dhe me këtë shpresohet se do të harxhohen energjitë shërthyese të një publiku të ri që vetëidentifikohet me futbollin. Lojtarë që luajnë jashtë dhe sidomos kur periudha e verës mbaron dhe tregu i futbollit mbyllet, nuk kanë më arsye ta konsiederojnë kombëtaren si trampolinë sepse lodhen në klubet jashtë e nuk kanë motivin e mëparshëm. Ekipet vendase thahen dhe sportistët nuk kanë motiv të ngrenë cilësinë e futbollit vendas.
Cdo politikë nuk ka kohë të investojë në sportin vendas sepse do rezultat menjëherë, brenda katërvjeçarit të mandatit elektoral, dhe e ka më të lehtë të marrë nga jashtë.
Rezultati, asnjë hap përpara nuk bëjmë në rankim pavarësisht shkojmë ose jo në Francë, sepse atje rëndësi ka të japësh imazh cilësor, jo vetëm sa të futesh sepse kush nuk futet…
A nuk jemi përsëri në nivelin e skuadrave të nivelit të katërt në Europë si dyqind vjet më parë si me futbollistë marrë nga jashtë ashtu si me ata që luanin brenda??? Si me trajner të huaj ashtu edhe me vendas???
Portugalia e nivelit të dytë na mundi në shtëpi. Serbia si skuadër e nivelit të tretë a nuk na mundi dje? A nuk do të diskutohemi me Armeninë si skuadër e nivelit tê katërt??? Ky është pra niveli i arritur si me trajner të huaj ashtu edhe me vendas.
Modeli është i dështuar si politikë për sportet, sepse kështu bën edhe harxhin e madh meqë pengon, nuk e nxit rininë, të përfshijë edukimin dhe motivimin sportiv.
Problemi i dytë, pas politikave të sportit, të dështuara, sporti që bëhet sport politik. Futbolli bêhet sport politik.
Pushteti ndodhet në një kontradiktë. Të fitojë ekipi kombëtar përdoret si propagandë brenda vendit duke forcuar pozitat në elektorat. Por ka nevojë sigurisht që edhe të tregojë aktorëve të mëdhenj ndërkombêtarë dy gjëra : E para që e zotëron dhe e komandon shoqërinë, është në gjendje ta mbajë zap, e dyta se në rajon anën shqiptare të një nacionalizmi agresiv të supozuar e administron duke u bërë garant për shuarjen e tensioneve regjionale.
Dhe nuk mendoj se mungesa e tifozerisë ishte shkaku i humbjes si thonë disa. As që djemtë tanë u ndodhën nën presionin e politizuar të medias. Këta që thonë këtë kujtojnë se futbollistës lexojnë gazetat e Tiranês mbushur me analiza politike. Ku lexon rinia gazeta! Jo më futbollistët! Jo më të jashtmit! Asnjë presion politik nuk pati mbi ta. Sa për mbështetjen e tifozave, pse serbët që fituan kush i mbështeti! T’i lemë marrëzitë!
Kështu midis fitores në fushë dhe fitores në ruajtjen e rendit, nëse këto një ditë do të quheshin kontradiktore, që në fakt nuk janë, pushteti do të donte të fitonte pikët e ruajtjes të rendit sepse siguron imazhin jashtë vendit si pushtet i fortë.
Por me cfarë çmimi amà ?
Me çmim të rëndë afatgjatë.
E para me imazhin që nëpërmjet medias krijon duke e përfytyruar Shqipërinë në opinionin e jashtëm si një vend ku poqese nuk është pushteti, bëhet nami, gati për skandale, dhunë dhe raprezalje horizontale. E kush të do, e kush vjen për investim, e kush të pranon kështu??? Nuk ka arsye të krijohet ky imazh iluzor që pastaj në vend të menaxhohet realiteti duket se menaxhohet më kollaj imazhi iluzor.
E dyta, sepse sporti politizohet dhe mbi të vendoset politika, rendi, policia, dhuna e shtetit, dhe krijohet përshtypja se administrata është edhe trajnere e futbollit. Politizimi i jetës sportive, sikurse universitare, artistike është me pasoja aspak të mira për një shoqëri që tashmë ka të politizuar ekonominë, drejtësinë, mediat, etj.
E treta, duke e kthyer sportin si një logo marketingu tê brendshëm dhe të jashtëm politik zhvillon një model politikash sportive që dështon dhe gjithçka e nisur si marketing kundërshton vetveten.
Ja përse ne kemi një model politikash sportive prej vitesh që nuk është efikas, pra është i dështuar në thelb, dhe pastaj sporti i politikës, pra sporti jo si qëllim në vetvete por për të treguar se çfarë jemi politikisht, humbet kuptimin, politizohet dhe e pëson si shoqëria ashtu edhe vetë politika.
Pra nuk duhet bërë politikë me sportin, as sport me politikën, por duhen ndërtuar politika publike për sportin dhe sporti në vetvete të depolitizohet. Duhen hequr duart e politikës nga sporti.
Por, si problem i tretë madhor, këtu ndërhyjnë disa media, jo të gjitha, aspak, që e duan këtë binom reversibël të sportit politik dhe të politikës sport, sepse ngjyrosja e evenimenteve sportive me nacionalizëm, dhunë, frikë, etj, shton lexuesin, për të mos thënë që si një media (jo të gjitha) e varur krejtësisht nga strategjitë e marrëdhënieve publike të zyrave politike, duke pasqyruar deklarat e politikës, humbet pavarësinë editoriale dhe të përmbajtjes duke u bërë gjeneruese e politikës për sport dhe e sportit për politikë.
Nga Enver BYTYÇIPrej mbrëmë e sot gjithë ditën nuk kanë push...
Nga Andi BUSHATIPrej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndesh...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama po vazhdon të shma...
Sanxhakasi Adem Ljaiç, i cili ishte lojtari më i mirë në fus...
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Nga Mero BAZE Mendoni pak 11 lojtarët e ekipit kombëtar që ...
Enver BytyçiBallist Morina, i cili ka marrë autorësinë e ngr...
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Nga Andi BUSHATIPas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, ...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...