Mbeti me gisht në gojë/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja lëvizja kundër Ramës
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Nga Andi BUSHATI
Pas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, Ilir Meta me gjasë ka ndryshuar strategji duke u hedhur nga mbrojtja në sulm. Synimi i tij i ri nuk është të hiqet si i papërlyer, por të tregojë se të gjithë janë njësoj pis. Deklaratat e djeshme se qeverisja kërkon impulse të reja, kërkesa për ndryshime ministrash, çudia se si gazetarët nuk e kuptonin nevojën e një faqeje të re dhe lënja e përgjegjësisë mbi kryeministrin Rama për moskuptimin e kësaj situate, e kanë shpalosur hapur qëllimin e Metës.
Pa vënë gishtin drejtpërdrejt tek Rama Ilir Meta ka lënë edhe njëherë të kuptohet se së paku një pjesë e qeverisjes së tij ka dështuar. Dhe e ka bërë këtë vetëm disa orë pasi kryeministri (sipas mediave të majta) u tha deputetëve socialiste se nuk do të ketë ndryshime në kabinet.
Por çfarë ka ndryshuar tek Ilir Meta? Ç’ ka ndodhur që ai nuk luan më pjesën e politikanit të frikësuar nga dëshmia e Kastriot Ismailajt në burg? Ç’ka ngjarë që ai nuk po bën më rolin e viktimës ndaj të cilit po luhej një komplot me shumë aktorë (Rama, Basha, Lu, Prifti, Doshi të mbështetur nga TV Klan, analistë dhe oigarkë) që kërkonin kokën e tij? Ç’ka ndryshuar në pak ditë, aq sa edhe Spartak Braho të deklaronte se rreziku i destabilizimit të shtetit ka rënë?
Në fakt në pamje të parë asgjë nuk ka ndryshuar. Ilir Meta është po i njëjti që ka lobuar pro Ismailajt, njeriut që kërcënon ti marë shtetit shqiptar 130 milionë euro. Dhe deri këtu “krimi” i tij është vetëm moral. Pa dalë gjë më tepër nga dëshmitë e ish shefit të DIA-s te prangosur nga Saimir Tahiri dhe pa pasur te reja nga avokatët ndërkombëtarë që ka mbikqyrur Damian Gjiknuri, Meta mund ta bëjë gjumin të qetë. Një njollë më shumë, një njollë më pak, as nuk ngre as nuk ul në të ardhmen e tij politike.
Por ajo që është tjetërsuar ka të bëjë me ndryshimin radikal të palëve të tjera të përfshira në këtë lojë. Pas frikës se hapja e dosjes CEZ prekte edhe Berishën, zyrtarët e tij të lartë dhe klientët e qeverisë së tij, PD-ja i ka ulur ndjeshëm tonet. Opozita e kaloi thuajse në heshtje mungesën e votave të ish kryeministrit dhe të tre prej ministrave të tij (Pollo, Mediu, Tafaj) për të kaluar hetimin ndërkombëtar. Ajo ka frikë se njerzit e saj rezultojnë gjithëashtu të kapur nga skandali i CEZ, prandaj po tërhiqet kokëulur prej tij.
Edhe socialistët e kanë braktisur rolin e atij që fërkon duart dhe bën sehir kur linçohet vëllai i tij armik. Rama u vu në alarm nga shtimi i sulmeve të Metës, ai kërkoi ta qetësojë nga Nev Yorku, shpalli mosvotimin e hetimit ndërkombëtar dhe përsëriti edhe njëherë se nuk e kish shitur aleatin e tij tek mediat dhe ndërkombëtarët. I frikësuar nga kërcënimi i prishjes që koalicionit, Rama zgjodhi rrugën e zvarrisjes pavarësisht nga çmimi.
Natyrisht si një kafshë e vërtetë politike Meta i nuhati lëvizjet e aktorëve të tjerë, ngërçin e tyre dhe ndryshoi strategji. Pasi mbaroi punë shpejt me një opozitë të kapur nga e shkuara e saj (të cilën idiotësisht në PD vazhdojnë ta ruajnë si thesar) ai u hodh në fazën e dytë: shantazhimin e Ramës. Lëvizja e re u bë papritmas përmirësimi i qeverisjes dhe ndryshimi i disa ministrave. Po të shihen emrat e anëtarëve të kabinetit që pretendohet se Meta kërkon të lëvizë, janë “rastësisht” po të njëjtit që kanë kaluar nëpër duar dosien e CEZ.
Pikërisht ata sipas kreut të LSI-së nuk injektojnë dot më impulse të reja. Dhe me këtë gur të ri, Ilir Meta vret dy zogj. Së pari ai kërcënon hapur çdo ministër që imagjinon të prekë patatet e nxehta të qeverisjeve të tij të djeshme dhe të sotme. Së dyti duke kritikuar kabinetin Rama, mosarritjet e tij, nevojën për ndryshim (nuk është madje çudi që ai të ketë edhe dokumenta për mëkatet e rilindasve të rij) Meta kërkon të mbrojë idenë se në arenën tonë politike nuk ka të bardhë dhe të zij. Me deklaratat e fundit ai po bërtet: “Lërmëni në paqe, jemi të gjithë njësoj”. Dhe ç’është e vërteta, ka të drejtë ta bëjë këtë përsa kohë që të gjithë të tjerët do tuten nga ky kërcënim. (LAPSI.AL)
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Nga Mitro CelaNë vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 3...
Nga Artan FUGA Për mua as muri i madh kinez hungarez, as për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...