Qeveria u lodh, rifreskoje qeverinë!
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Enver Bytyçi
Ballist Morina, i cili ka marrë autorësinë e ngritjes së Dronit mbi stadiumin e Beogradit në14 tetorin e vitit të kaluar, është arrestuar. Ai e mbaroi misionin e tij, u përdor dhe keqpërdor për interesat personale të kryeministrit shqiptar. Edi Rama me Ballist Morinën nga Shikaj të Kukësit mori atë që deshi, pra manipuloi me ndjenjat e shqiptarëve për të fituar në moshën 50 vjeç disa kredenciale patriotizmi dhe kaq. Tashmë atij nuk i duhet nacionalisti Morina, i duhet bashkëpunimi me kryeministrin serb Alesandër Vuçiç. Miqësia dhe bashkëpunimi me Vuçiç nuk kufizohet në korrnizat e asaj që ata e quajnë ?pajtimi historik shqiptaro-serb?, sepse në Shqipëri jeton më pak se gjysma e shqiptarëve dhe prej këtyre që jetojnë këtu shumica nuk e duan një pajtim për ta shndërruar Ramën në De Gold he Vuçiçin në Adenauer të Ballkanit. Mbi të gjitha shqiptarët, viktimë e terrorit serb, nuk jetojnë në Shqipëri.
Prandaj zoti Rama për hatër te Vuçiç ishte i gatshem te hedh pas gardhit dhe mikun e aleatin e tij të çmuar sidomos në fushata elektorale, Hashim Thaçin, të cilit do ia ndalonte pjesmarrjen në ndeshjen e nesërme Shqipëri-Serbi në Elbasan, nese do vinte ne Shqiperi Vuçiç. Sipas Ramës Thaçi dhe Vuçiç mund të takohen në Bruksel, por jo në Tiranë dhe Elbasan. Ai nuk i ze besë ish-liderit të UÇK-së, sepse ka vendosur marrëdhënie paternalizmi e varësie politike të Prishtinës ndaj Tiranës zyrtare. Shkurt, në emër të delirit të madhështisë në formatin e De Golit, Edi Rama po ha bashkëpunëtorët e tij, të cilët në rrethanat e sotme i prishin punë. Dhe këtë ai e bën pa ndonjë brengë, sepse ka jo pak shqiptarë që kryeministrin e ndjekin si delet ujkun edhe kur ky i kërcënon, i ndëshkon, i përçudnon, i rëndon dhe i shpërfill.
Rasti i Ballist Morinës më nxiti memorien e më çoi te rasti i Gafurr Mazrrekut, të cilin paraardhësi i Ramës e përdori dhe e keqpërdori deri në kryerjen e aktit mizor të atentatit të tij kundër figurës emblematike të demokracisë shqiptare, Azem Hajdarit. Nuk duhej që dikush nga Vlora, Tepelena ose nga Skrapari të zbrazte plumba mbi deputetin demokrat, edhe kur Azem Hajdari në kulmin e terrorit kundër shtetit të demokratëve shkonte në Vlorë e Gjirokastër dhe zhvillonte mitingje shpresëdhënëse. Duheshin gjendur bashkëvendasit e Azemit që ta kryenin këtë akt makabër dhe për këtë asokohe u kujdes deri në detaje ish-kreu i SHISH, Fatso Klosi. I shfrytëzuan miqtë e Ramës Gafurrin, Mulosmanin, Haklajn, Haxhinë dhe të tjerë malësorë për vrasjen e një malësori, që u solli shqiptarëve lirinë e ëndërruar. Numri i të keqpërdorurve është i pafund. Dhe të gjithë këta të keqpërdorur e të ndëshkuar nga udhëheqësit e tyre shpirtëror ende dhe sot urrejnë pjesën më vitale të bashkëvendasve të tyre dhe ushqehen me mashtrimet e politikës në Tiranë.
Lista e keqpërdorimit nga ana e Ramës nuk ndalet me kaq. Shikoni një fakt: Ministrja e Mbrojtjes është nga Lezha, ai i financave nga Dibra, ministrja e arsimit nga Mirdita. Të tre këta ministra kanë paditur paraardhësit e tyre në prokurori, gjoja për korrupsion e shkelje të ligjit. Nuk marr përsipër rolin e prokurorit për të hetuar nëse ato kanë ose nuk kanë të drejtë. Po si nuk ndodhi që një ministër jo verior të denoncojë në prokurori paraardhësit e tyre?! Pse duhet që vetëm ministrat nga veriu të fluturojnë si era e të përdoren e keqpërdoren deri në ekstrem nga shefi I tyre?! A mos këta janë më shumë idealistë se të tjerët dhe vërtetë besojnë në ato që thotë Rama?! Apo janë servilë dhe e shohin Ramën si idhullin e tyre?! Nuk i di shkaqet, por më tërheq vëmendjen një fenomen si ky, deri diku i turpshëm dhe i qortueshëm.
Ballist Morina është i fundit në radhën e atyre që keqpërdoren nga qeveritë socialiste. Por i funmi i derisotëm. Me siguri do të ketë të tjerë shqiptarë idealistë që mallëngjehen nga Rama dhe socialistë të tjerë, kur këta i thërrasin në shërbimin e radhës.
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Nga Andi BUSHATIPas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, ...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Unë nuk e mbaj mend telefonatën e parë që më ka bërë Rudina ...
Balta kurviste e Tiranës është vuajtje e madhe, është pisllë...
Nga Dritan HilaËshtë e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga ...
Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...
Media klienteliste e Rames e sponsorizuar me parate e “Oliga...
10 batutat e javes....
Nga Artan FUGANuk është edhe aq kollaj që transparenca qytet...
Nga Artan FUGAGazetarin Mustafa Nano e admiroj. Muçi, sikurs...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...