Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Nga Kastriot MFYFTARAJ
Që nga koha kur Gjenerali Pinochet, pas grushtit të shtetit të suksesshëm në Kili, në 1973, pati idenë e çuditshme për ta shndërruar stadiumin e kryeqytetit Santiago në një burg të madh, të hapur, nuk ka ndodhur në ndonjë stadium ajo që ndodhi në stadiumin e Elbasanit në ndeshjen me Serbinë. Madje, ky i Elbasanit është rasti i parë që ndodh në një ndeshje futbolli. Rama madje e zhvilloi në mënyrë krijuese idenë e Pinochetit, duke krijuar në bulevard një vendkalim të improvizuar me skela metalike, që të kujtonte korridoret e burgjeve. Kjo u bë për t? ju krijuar tifozëve idenë se ishin duke hyrë në një burg dhe jo në një stadium. Këtë shpikje do ta kishte pasur zili edhe vetë Gjenerali Pinochet, i cili mban autorësinë e shndërrimit të stadiumeve në burgje. Me këtë shpikje të tij, rrugëkalimin si korridor burgu në bulevard, Rama iu krijoi idenë se po hynin në burg, jo vetëm tifozëve që kishin bileta për të hyrë në stadium, por edhe atyre që nuk kishin bileta dhe që thjesht donin të festonin në bulevard, ditën e ndeshjes.Një nga gjërat që nuk mund të mos i vinte re një vëzhgues sadopak i vëmendshëm ishte se numri i policëve të angazhuar për këtë ndeshje, në stadium dhe përreth tij, nuk ishte 1500 sa u tha njoftimi zyrtar, por dy-tre herë më i madh. Dukej qartë se 1500 policë me uniformë qenë vetëm brenda stadiumit, duke përjashtuar këtu policët civilë, të ulur në stadium si tifozë, domethënë të infiltruar midis tifozëve. Në stadiumin e Elbasanit, në ndeshjen e së enjtes kishte një publik institucional, si të thuash. Nga 12 mijë tifozë, 8000 qenë tifozë të rremë, si të thuash, tifozë zyrtarë. Në këtë numër bënin pjesë policë civilë, prokurorë, gjyqtarë, oficerë të shërbimit të fshehtë (SHISH), punonjës të Kryeministrisë dhe të ministrive, punonjës të institucioneve qendrore, truproje të ministrave dhe drejtuesve të institucioneve, gardistë, doganierë, zyrtarë të administratës tatimore, inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor, të gjithë të ulur ulur në stadium si tifozë. Ndeshja Shqipëri-Serbi në Elbasan ishte me siguri e vetmja ndeshje futbolli në botë në të cilën në stadium kishte më shumë policë të ulur në stadium si tifozë, se policë me uniformë të angazhuar për sigurinë e ndeshjes. Në stadium kishte rreth tre mijë policë civilë, të ulur si tifozë. Këta ishin nga Policia e Shtetit, Policia Ushtarake, Policitë Bashkiake dhe degëzimet e tjera policore shtetërore.
Sigurisht që edhe këta si qytetarë të Shqipërisë kanë të drejtë të jenë në stadium, por në këtë rast ata ishin me një rol të caktuar, duke aktruar si figurantë në teatrin politik të ideuar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama që tribuna qendrore e stadiumit. Të gjithë këta tifozë të rremë zyrtarë, të pranishëm në stadium qenë terrorizuar paraprakisht duke iu thënë se ai prej tyre që nuk do të çohej në këmbë kur të ekzekutohej Hymni Serb, dhe ai që nuk do të duartrokiste lojtarët serbë kur të vinte sinjali nga tribuan qendrore për këtë gjë, të nesërmen do të ndëshkohej duke humbur vendin e punës, ose do të hynte në listën e zezë të qeverisë, për shkarkim në momentin më të afërt të mundshëm, për ata të cilët, për shkak të statusit të tyre të posaçëm si zyrtarë nuk mund të shkarkoheshin menjëherë.
Kryeministri Rama u çua në këmbë kur u ekzekutua hymni i Serbisë dhe të tetë mijë kukullat e lidhur me fije me duart e tij u çuan në këmbë për të nderuar hymnin serb. Kryeministri Rama duartrokiti kur u largua nga ndeshja kapiteni serb Ivanoviç për shkak të një tërheqjeje muskulare të shkaktuar nga vrapimi i parreshtur i tij në fushën e lojës, nga zelli për të mundur Shqipërinë, dhe të tetë mijë figurantët duartrokitën bashkë me të. Dhe pastaj Rama, në deklaratën e tij pas ndeshjes u shpreh i mrekulluar që publiku në stadium duartrokiti kapitenin serb! Rama u shpreh i mrekulluar me inskenimin e vet!
Të 8000 tifozët e rremë zyrtarë nuk kishin veshë për të dëgjuar brohorimat e serbëve të pranishëm në stadium, në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar midis dy federatave të futbollit dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje skuadra udhëtuese, jo vetëm që nuk do të kishte tifozë në stadium, pra as tifozë shqiptarë në Beograd, dhe as tifozë serbë në Elbasan, por ishte i ndaluar dhe çdo veprim prej tifozi i kryer prej anëtarëve të delegacionit zyrtar përkatës, në tribunë. Me këtë arsyetim serbët kontrolluan që në aeroportin e Beogradit anëtarët e delegacionit zyrtar shqiptar të FSHF, për simbole kombëtare shqiptare, pastaj që me gjestin e parë prej tifozi të këtyre shqiptarëve në stadium, si reagim ndaj një rasti për gol të përfaqësueses shqiptare, i larguan nga tribuna, kinse për arsye sigurie.
Studentët serbë të ftuar nga Edi Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes së vjetshme, me t? u ulur në stadium u shndërruan në tifozë të zjarrtë serbë, të cilët shpaluan flamujt serbë, brohoritën për Serbinë, dhe i përshëndetën me tre gishta lojtarët serbë, të cilët vrapuan drejt tyre për të festuar, në të dy golat e Serbisë. Lojtari serb Nenad Tomoviç, në një intervistë të tij pas ndeshjes, e talli rëndshëm publikun shqiptar në stadium, duke thënë se 200 tifozët serbë në stadium ishin më të gjallë dhe më të zhurmshëm se krejt tifozët shqiptarë. Në fakt, katër mijë tifozët e vërtetë shqiptarë ishin në stadium me statusin e të burgosurit,
Për çdonjërin nga të katër mijë tifozët e vërtetë që gjendeshin në stadium, kishte një polic me uniformë, apo civil. Me siguri ky është raporti më i lartë tifoz-polic në historinë e futbollit. Për çdo dhjetë tifozë të vërtetë kishte një oficer të shërbimeve të fshehta (SHISH dhe SHIU), gjithsej 400, të pranishëm në stadium, të infiltruar si tifozë. Për çdo njëzet tifozë të vërtetë, kishte një prokuror të ulur në stadium si tifoz i rremë zyrtar. Për çdo njëzet tifozë të vërtetë kishte një stadium një gjykatës, si tifoz të rremë zyrtar. Të katër mijë tifozët e vërtetë u terrorizuan paraprakisht nga policia, duke u detyruar të kalonin në mënyrë poshtëruese në një rrugëkalim të sajuar në bulevard, të ngjashëm me korridoret e burgjeve, dhe më tutje policët i paralajmëronin se do të arrestoheshin dhe do të dënoheshin me 15 vite burg nëse i fyenin serbët.
Tifozët nga Kosova që u lejuan në stadium, u lejuan vetëm sepse ishin llogaritur si figurantë, pa dijeninë e tyre, në teatrin makiavelik politik të organizuar nga Edi Rama. Domethënë, që Edi Rama të tregonte se janë kosovarët ata që e fërshëllejnë dhe e përçmojnë me ?uuuuuuuu? Hymnin Serb, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë e respektojnë atë. Por tifozët e vërtetë nga Shqipëria kishin mbetur në rrugë, jashtë stadiumit.
Ndonëse Kryeministri Rama kërkoi t? i bindte shqiptarët se me sjelljen e publikut në stadiumin e Elbasanit në këtë ndeshje, shqiptarët i dhanë botës një provë qytetërimi, këtë nuk e beson askush përveç skribëve zyrtarë të paguar nga Edi Rama. Bota pa në stadiumin e Elbasanit demonstrimin e një shteti policor, të angazhuar për të inskenuar një farsë masive, me ambicje pinochetiane, në skenën e madhe të një stadiumi. Nëse ky është qytetërim, atëherë është një lloj i veçantë qytetërimi për të cilin Kryeministri Rama ka të drejtën e autorësisë, një qytetërim që meriton të quhet ?qytetërim policor?. Mënyra e organizimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan është tregues i ndikimit që ka Serbia mbi Qeverinë e Shqipërisë.
Nga Artan FUGAKëtu ka tre probleme të mëdha që kërkojnë një ...
Nga Enver BYTYÇIPrej mbrëmë e sot gjithë ditën nuk kanë push...
Nga Andi BUSHATIPrej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndesh...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama po vazhdon të shma...
Sanxhakasi Adem Ljaiç, i cili ishte lojtari më i mirë në fus...
Të rrahur, por krenarë,ore ajo që unë nuk po kuptoj dot ësht...
Nga Mero BAZE Mendoni pak 11 lojtarët e ekipit kombëtar që ...
Enver BytyçiBallist Morina, i cili ka marrë autorësinë e ngr...
As turp, as frikë, as përçarje, as dyzim por vetëm presion ...
Nga Andi BUSHATIPas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, ...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nj...
Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe...
Nga Kastriot MYFTARAJPërfaqësuesja serbe e futbollit, tifozë...
Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta pol...
Pas një propozimi që më duket se erdhi nga opozita, para nja...
1. Shqiptaret do masturbohen me videot e Tan Priftit. Lubonj...
*Nga Andi BUSHATILufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur so...
Ideja e Bashkisë të Tiranës për t’u dhënë nga një kafe mëng...
Te pathenat e CEZ Ne terma financiare, Cez eshte afera me e ...
Nga Bujar Nepravishta*Kohet e fundit nepermjet organeve te m...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...