Vodhën rreth 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Përplasja e fundit mes Fatmir Toçit dhe Koço Kokëdhimës në mbledhjen e zhvilluar të shtunën, është cipa e fermentimit që po ndodh në PS në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Fatmir Toçi është ndër botuesit e mëdhenj dhe seriozë të tregut shqiptar. Nuk njihet për egzibicionist dhe mban profil të ulët publik. Është promovues i traditës së majtë dhe i impenjuar për zonën ku është zgjedhur, e cila përveçse një bastion i Partisë Socialiste, është nga krahinat më të varfëra dhe izoluara të vendit. Nuk shquhet për ambicje të mëtejshme politike dhe as për protagonizëm, në kundërshtim nga debatuesi i tij Kokëdhima. Ky i fundit, në ndryshim nga Toçi, ka qenë gjithmonë sponsor i Edi Ramës dhe alteregoja e tij. Kokëdhima hyn në rradhën e atyre biznesmenëve të cilët politikën e shohin si mundësi për promovimin e interesave të tyre financiare. I rreshtuar në krah të Ramës qysh kur Rama kishte dilema se në cilën parti do të shkonte, Kokëdhima tani është shndërruar në një Rasputin të kryeministrit. Êshtë këshilltar dhe njëkohësisht thotë në publik ato të cilat Rama nuk mundet. Ndërkohë është laboranti i eksperimentit të ri për shndërrimin përfundimtar të PS në parti të Ramës. Ndër gjashtë prokonsujt që Rama ka emëruar në gjithë vendin, Kokëdhima është më i rëndësishmi jo vetëm për faktin se mbulon zonën nga e majta ka origjinën e saj luftarake, por edhe si hapësirë me perspektivë në investimet ekonomike. Nëse politikisht Kokëdhima ja del të shtrojë socialistët duke spastruar figurat e vjetra dhe emëruar dishepujt e tij, do të jetë një eksperiment funksional që do të aplikohet edhe në pesë njësitë që mbesin. Pas dhjetë vjetësh në drejtimin e PS-së, Edi Rama ende nuk ja ka dalë të bëhet pjesë organike e saj. Pavarësisht ndërrimit të kupolës apo memecëzimit të saj, nuk ja ka dalë të bëhet njësh me bazën. Nëse Kokëdhima ja del të fusë frymën e re, atëhere kjo parti bëhet përfundimisht ajo çka kryetari i saj ka kohë që do. Ndërkohë kërkesa e Kokëdhimës për shtyrjen e kongresit, tregon se operacioni nuk është aq i lehtë në terren. Toçi përfaqëson ndoshta pa vetëdije frymën tradicionale të PS-së, ku ndjesia e grupit, lidhja politike dhe njerëzore me elektoratin, përkatësia militante, janë motorri që e ka lëvizur këtë formacion politik. Fryma e debatit të lirë të trashëguar në këtë parti e ka çuar në përplasje me njeriun më të afërt të Ramës. Pas kësaj, Kutia e Pandorës është hapur. Njeriu i Ramës në Vlorë nuk ka ndërmend të tërhiqet jo vetëm për shkaqe politike, por edhe ekonomike. Së shpejti pritet të fillojë lëvrimi i kredisë së Bankës Botërote prej 1,2 miliardë dollarësh që do të shkojnë kryesisht për turizmin. Rama dhe Kokëdhima, jo më kot në bashkitë që mbulojnë rrypin bregdetar kanë pozicionuar njerëz të panjohur që thjesht do të firmosin letrat që ju çohen. Këto fonde do të komandohen nga Kokëdhima i cili është mësuar të mbijetojë në bizneset e tij vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes në tenderat shtetërorë apo bashkiakë. Dhe ky është një argument i fortë për të nxjerrë nga skena frymën tradicionale të PS. Kokëdhimës nuk i duhen njerëz nëpër këmbë në prag të gostisë që pritet. Është nga ata që do ta hajë gjithë tepsinë i vetëm. Ndërkohë, mbetet të bëhet një llogari e fundit. Ajo me Vlorën. Qyteti të cilit ende nuk i është bërë Lungomarja, një copë rrugë prej dy kilometrash, por që është më e pakta në një krahinë ku punësimi nuk egziston dhe hapësira të tëra të kësaj zone janë njolla të errëta përsa i takon rrjetit rrugor. Dhe në një krahinë ku plagët e spastrimit të Arben Malajt dhe Shpëtim Gjikës ende nuk janë mbylluar, ti dhurosh vetes një përçarje të re, është një bast i madh i Edi Ramës. Por mesa duket ka ardhur koha të zgjedhë ndërmjet rrugës për shndërrimin përfundimtar të PS në distributor fondesh për bizneset e mëdha të afërta me të dhe sipërmarrje fitimprurëse apo përfaqësuese politike e fashës së popullsisë që tradicionalisht kanë votuar këtë parti dhe të cilët po kapin vitin e dhjetë të pritshmërisë. Tertium non datur (rrugë të tretë nuk ka) – thoshin latinët.
Nga Lufti DervishiËshtë bërë një traditë që muajt e parë të ...
Nuk e kuptoj pse duhet qe Ministria e Financave ti shperndaj...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Tirana është bërë qyteti i segregacionit social më keq se në...
Prova : e kemi lënë rrugëve në aksin Rinas – Laç në vend t’i...
Nga Andi BushatiAjo që po ndodh me Giani de Biasin mund të s...
Pas nderit te madh, qe iu be kohet e fundit trajnerit Giani ...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare ka hapur një faqe të re në i...
Sot lexova nje interviste te Lindita Theodhorit, ku me te dr...
Qeveria gojëkyçur më në fund foli për CEZ. Me lakun në fyt e...
Këtë mesjavë ndodhi “diçka e vogël”, por nga ato gjëra të v...
Duken shumë qesharakë takimet e ditëve të fundit të përfaqës...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)Të përkufizosh « ter...
Familjarë të terroristit Remzi Hoxha ka bërë të ditur se në ...
Historia eshte nje fushe qe mesohet jo vetem ne shkolle. Por...
Nga Mero BAZEKa pasur një degradim ekstrem të debatit në emi...
Nëse do të kishte dënim për keqpërdorim të fjalës reformë- j...
Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike. Po ...
Nga Sokol BallaQë të mërkurën, jemi zyrtarisht në luftë. Kon...
Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...