Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Nga Dritan Hila.
Në mandatin e tij të parë, Berisha ndërmori një iniciativë sa populiste aq dhe bigote. Konsistonte në heqjen e shoferëve për zyrtarët e lartë dhe privatizimin e makinave që këta kishin në dispozicion. E gjitha ishte gjellë për dhëmbët e propagandës. Në fakt ishte korrupsion i pastër shtetëror. Pasi spastroi administratën dhe vendosi njerëzit e tij në postet kyçe, i doroviti edhe me makina. Autovetura dhe fuoristrada me pak mijë kilometra u shitën për një copë buke. Ndërkohë zyrtarët pasi futen makinat në garazhet e tyre, morën makina të tjera nga parqet e dikastereve me po ata shoferë që kishin. Qeveria miratoi edhe një vendim që i kompensonte me qindra mijëra lekë zyrtarët për të përballuar lëvizjet me makinat e tyre ose taksi! Tjetër shpërblim ky. E gjithë kjo ndodhte në kohën kur djali i Berishës lobonte për Gërdecin, ndërsa Berisha vete kishte veshur mantelin antikorrupsion te Robespierit dhe sokellinte kundër vaskave prej floriri të opozitës.
Me ardhjen e qeverisë Rama në kuadër të programit ?Shfaqja vazhdon?, kryeministri ju hoqi zyrtarëve kompensimin financiar. Një lloj poshtërimi tipik prej sundimtari oriental nga kryeministri i cili hidhte në gojën e turmave bashkëpunëtorët e vet dhe e sadizmit të këtyre të fundit për qeverisësit e tyre, sa nuk është e vështirë të kuptohet pse ky vend ka këtë klimë pabesie totale. Por këtë rradhë vartësit e Ramës lëviznin ose me makinat e tyre ose me ato të superamortizuara që kishin mbetur nëpër parqe. Komentet, shkrimet, ku gazetarë dhe anonimë kënaqeshin që shikonin në hall zyrtarët e shtetit të tyre gëlonin, a thua se i detyronte kush ti votonin. Qëmtoheshin shembuj nga shtete të zhvilluara si Norvegjia apo Suedia, dhe kërkohej paralelizëm më pocaqillëkun e Tiranës ku nuk ke ku parkon.
Një shtet serioz, nuk lë zyrtarët e vet të telendisen rrugëve. Edhe një vend si Shqipëria, duke pasur parasysh nivelin e rrogave, trafikun publik mizerabël, sistemin rrugor sklerotik dhe mungesën e pakingjeve qytetës, nuk mund të marrë shembujt nordikë apo britanikë. Si mund të mendohet që një zyrtar të shkojë në takime apo mbledhje me makinën e tij, dhe nuk ka ku parkon. Apo të udhëtojë me sistemin publik që nuk ka as kushte, as orare. Si mundet komandanti i Forcave Tokësore, Ajrore apo Detare, një njeri që lëviz qindra trupa e mjete, të udhëtojë me autobuzat e linjës?! Pasi sipas ligjit, kështu është.
Në një vit e gjysëm eksperiencë qeverisëse, kam përjetuar situatë tragjikomike. Tre herë kam mbetur në mes të rrugës duke shkuar në takime pune me të huaj, nga difektet e SEAT-it që kisha në përdorim nga parku i ushtrisë, një biçim bidoni me katër rrota. Në pritjen e ministrit kroat të mbrojtjes u prish në mes të rrugës nga Rinasi makina ku udhëtonte kabineti i tij. Ndërsa kur erdhi ministrja italiane e mbrojtjes, për fat që ajo udhëtonte me ambasadorin e saj, pasi makina e planifikuar, një LANCIA e superamortizuar, ju dogj motorri në mes të rrugës.
Shteti serioz nuk mund t?ia lejojë vetes një situatë post ?revolucioni kulturor? kinez. Sjellja e qeverisë së shkuar, është në vazhdën e papërgjegjshmërisë së saj në qasjen ndaj shtetit. Do të ishte dinjitoze që qeveria aktuale të pajiste zyrtarët e saj me makina dhe ndryshonte ligjin pugaçovian të Berishës. Sa i takon markës dhe çmimit, mund të blejë 3 ose 4 makina me çmimin e një Jaguari. Dhe kryeministri mund të jetë i qetë se bën një qasje dinjitoze në ndërtimin e shtetit, por dhe mos të merakoset se ku do të shkojnë paratë. Vaji do të bjerë gjithmonë në lakra. Por të paktën, funksionarët e shtetit do të kenë mundësinë e një prezantimi dinjitoz.
Nga Kastriot MYFTARAJFamilja e terroristit Remzi Hoxha ka pr...
Nga Mero BAZENë korrupsionin me paratë publike, ligji shqipt...
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)Në zgjedhjet parlame...
Nga Kastriot MYFTARAJDeklarata e Kryeministrit izraelit Neta...
Kostoja e mirembajtjes se nje makine qe mbajne zyrtaret e la...
Nga Mentor KikiaNjë studim i fondacionit gjerman Friedrich E...
Enver BytyçiAjo që po ndodh në Prishtinë këto kohë është i n...
Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të s...
“Para se të vinte për biznes ai vinte për veprimtarinë e tij...
Përplasja e fundit mes Fatmir Toçit dhe Koço Kokëdhimës në m...
Nga Lufti DervishiËshtë bërë një traditë që muajt e parë të ...
Nuk e kuptoj pse duhet qe Ministria e Financave ti shperndaj...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Tirana është bërë qyteti i segregacionit social më keq se në...
Prova : e kemi lënë rrugëve në aksin Rinas – Laç në vend t’i...
Nga Andi BushatiAjo që po ndodh me Giani de Biasin mund të s...
Pas nderit te madh, qe iu be kohet e fundit trajnerit Giani ...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare ka hapur një faqe të re në i...
Sot lexova nje interviste te Lindita Theodhorit, ku me te dr...
Qeveria gojëkyçur më në fund foli për CEZ. Me lakun në fyt e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...