Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Sjelljet politike, nën kostumin e arrogancës ose të injorancës, çorodisin publikun dhe shkaktojnë një gjendje tepër pesimiste dhe humbje besimi në shoqëri. « Diagnoza » e kësaj « sëmundje» përcakton si epiqendër klasën politike dhe për mendimin tim ka nevojë urgjente për një « ilaç magjik », i cili egziston por nuk duhet abuzuar me të.
Duke u bazuar në aktualitetin shqiptar, ja disa shembuj të kohëve të fundit, nga të shumtë që egzistojnë, në lidhje me « sëmundjen politike » :
Së pari, jaguarët (zhaguarët) e zyrtarëve të lartë në një vend ku infrastruktura dhe ekonomia është blozë. Eshtë tepër e nevojshme të shikohet gjendja ekonomike e vendit tënd (arka e shtetit) para se të merren masa të tilla për të blerë apo për të marrë me qera këto lloj makinash luksoze. Kur jemi të « sëmurë » veprojmë dhe pa menduar thellë. Disa pyetje nënshtrohen para se të veprohet. A janë këto makina çështje primordiale për Shqipërinë ? A kemi nevojë urgjente për to ? A kemi rrugë për to ? A kanë arritur zyrtarët e lartë objektivat që u janë fiksuar ? A meritojnë ata/ato këtë « dhuratë » të popullit ? Nuk ju ofendon njeri në qoftë se ecni me një makinë më pak luksoze dhe as inteligjenca nuk u bie për tokë. Në të kundërt, ju ofendojnë dhe kundërshtojnë kur ju nuk mbani premtimet apo nuk plotësoni objektivat e fiksuara.
Së dyti, « debatet » brenda dhe jashtë partisë. Një nga personazhet politike që del shpesh hapur ndaj kolegëve të tij, edhe pse e paguan shtrenjtë, është deputeti i partisë socialiste, Ben Blushi. Si në parlament dhe jashtë tij, ai reagon ndaj veprimeve të kolegëve politikanë duke i arsyetuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai thotë : « Sot që flasim jemi përballë varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë, brutalitetit, pabarazisë, integrimit, emigracionit, injorancës. Dhe nëse ka një popull në Europë që ka arsye të mos i pëlqejnë shumë gjëra, jemi ne, sepse nuk vidhet asnjë popull siç vidhemi ne, është e provuar me fakte ». Opinioni i Blushit mund të jetë tepër besdisës për kolegët e tij politikanë « të ndershëm » sepse shtyp aty ku dhemb. Për tu kuruar pa « ilaç magjik » nga një « sëmundje politike dhe shpirtërore » është të pranosh që je i « sëmurë », dhe vetëm nga ai moment mund të fillosh të kurohesh dhe të shpresosh të bëhesh më mirë. Blushi ka arritur të « kurohet » nga kjo « sëmundje politike » (mbase edhe nuk ka qenë kurrë i « sëmurë ») dhe të distancohet nga politika perverse. A do e ndjekin të tjerët rrugën e tij ? A do të dëshirojnë të « kurohen » për të mirën e Shqipërisë ? Koha do e tregojë.
Së treti dhe së fundmi, opsionet politike ose politikë pa opsione. Politikanë, artistë, gazetarë dhe analistë të ndryshëm shprehin, në median televizive dhe të shkruar (me të drejtë ose jo sipas këndvështrimëve) pakënaqësinë ndaj formës së qeverisjes aktuale. Për mendimin tim ka diçka akoma edhe më shqetësuese. Duket mjaft qartë se qeveria aktuale nuk po arrin të mbajë premtimet elektorale, sidomos në lidhje me çështjen e punësisë dhe reformat që ndërmerr nuk janë të suksesshme. Nëse kjo qeveri nuk ka aftësi të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe sociale, lind pyetja nëse opozita është e aftë të bëjë një gjë të tillë ? A është e përgatitur opozita të qeverisë ? Mendoj se jo, përndryshe do të kishim patur një reagim më direkt lidhur me gjendjen në të cilën ndodhemi, si për shembull manifestime (paqësore dhe demokratike) në sheshet publike për ti ardhur në mbështetje popullit të pakënaqur dhe të zhgënjyer nga pozita. Problemi ynë është më i thellë sesa perceptohet në sipërfaqe, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një pozitë të « sëmurë », por edhe me një opozitë të pashëndetshme. Për momentin, popullit shqiptar nuk i ofrohet zgjidhje politike për të dalë nga kjo gjendje « depresioni ». Megjithatë, egziston një « ilaç magjik » që mund të lehtësojë ose të zbusë dhimbjet e shqiptarëve. Bëhet fjalë për reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi mund të shpëtojë shoqërinë shqiptare nga « depresioni » ekonomik dhe social duke luftuar në mënyrë të drejtprërdrejtë krimin dhe korrupsionin, duke vënë përpara ligjit në mënyrë të barabartë të gjithë shtresat sociale, nga zyrtari më i lartë deri te punëtori i thjeshtë. Kjo reformë do të jetë e suksesshme në qoftë se do të ketë angazhim të plotë dhe neutral të të gjitha palëve bashkëpunuese. Përndryshe do të ketë « fatin apo suksesin » e të gjitha reformava të tjera. Eshtë shansi ynë i fundit për një jetë më të mirë, prandaj nevojitet që kjo reformë të merret me një seriozitet dhe angazhim tepër të lartë me qëllim që të shërohemi nga « sëmundja politike ».
Aurenc Bebja
France
Burimi : ©DARS (KLOS), MAT ? ALBANIA ? OPINION
http://www.darsiani.com/mendim-opinion/
Nga Veton SurroiI nderuari zotni Kryeministër…Kështu disi be...
Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...
Nga BEN BLUSHIPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Enver BYTYÇIMediat kanë njoftuar se kryeministri i Serbi...
Ne Shqiperi mbreteron OLIGARKIA, BANDITIZMI DHE KRIMI1) Rama...
Nga Eduard ZALOSHNJAKur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë n...
Nga Dalina BuziNëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervis...
Shteti nervoz fyrëmpirë ndjeu nga mbrapa dorën e lozonjares ...
Nga Andi BushatiGoditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë...
Kur pashë Klodin që qëllonte me vezë kryeministrin me aq tri...
Ngjarja e sotme eshte eveniment ne kulturen politike shqipta...
Nga Ardit Rada Shqipëria është parajsë kur vjen puna për të ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nje nga vendet e pasur ne Mesdhe (ndryshe, Mesi i Dheut) me ...
Nga Erjon BraçeLajmet e mengjesit bejne me dije se; epiqendr...
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. P...
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimi...
Nga Blendi FevziuI dashur Bushat,Lexova dje intervistën tënd...
Përplasja mediatike e pronarëve dhe gazetarëve që jetojnë në...
Nga Ilir YzeiriPersonalisht kisha besuar që Edi Rama mund t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...