Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Nga BEN BLUSHI
Përjetimi se po sheh njerëz të sillen si personazhet që ke krijuar është unik. Dhe meqë po me ndodh për herë të parë, dua ta ndaj.
Para dhjetë ditësh kam botuar një roman që quhet ?Kandidati?. Ky libër tenton të tregojë se çfarë ndodh në një qytet, pasi njëri nga dy kandidatët për bashkinë e tij, vdes. Kandidati i vdekur i fiton zgjedhjet, kundër çdo parashikimi, pasi njeriu që merr përsipër të bëjë fushatën e tij, rindërton një histori të vërtetë, të Luftës së Dytë Botërore dhe duke e kthyer në një çështje politike, dëmton kandidatin tjetër. Historia që përdoret për të dëmtuar kandidatin e gjallë, është historia e Lef Nosit. Ky ka qenë njëri nga katër regjentët e Shqipërisë gjatë pushtimit nazist të vendit dhe kjo nuk është trillim. Megjithatë, unë nuk dua të tregoj fabulën e librit dhe as të rrëfej historinë e Lef Nosit.
Dua të them se qysh se është botuar, po përpiqen të më sulmojnë me të njëjtin stil dhe çuditërisht, me të njëjtën histori: me Lef Nosin. Të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë skeç, të cilin modestisht e kam krijuar vetë, duhet ta dinë se nuk ka asgjë që më argëton më shumë. I simpatizoj kur shoh se me çfarë zelli dhe konkurrence po sillen si personazhet e mi. Argëtim më të madh për një njeri që shkruan nuk ka.
Me pak fjalë, ajo që po ndodh këto ditë është kjo: Nga pluhuri u nxor një letër që Mitrush Kuteli ia ka nisur një mikut të tij, në të cilën mes të tjerash i thotë se Dhimitër Shuteriqi,im gjysh,i paska pranuar atij se ka përvetësuar disa dorëshkrime të Lef Nosit. Unë nuk dua të merrem as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Nëse letra është e vërtetë, kjo është një shpifje shumë e lehtë për t?u provuar se është shpifje. Shkrimtarët kanë pasur dhe do kenë zilitë dhe cmirat e tyre, të cilat i nxjerrin me letra apo me letërsi. Dua të merrem me ata që i besojnë këto shpifje dhe meqë i besojnë, i përdorin kundër meje.
Sigurisht më vjen keq që im gjysh po përgojohet për shkakun tim dhe meqë ai nuk është më, nuk kam mundësi t?i kërkoj ndjesë.
Por le të besojmë se letra e Mitrush Kutelit është e vërtetë. Pra që Dhimitër Shuteriqi ka përvetësuar dorëshkrime të Lef Nosit dhe këto i ka botuar si të tijat. Për këdo që e njeh, Lef Nosi nuk ka qenë shkrimtar. Nuk ka botuar poezi, tregime apo romane, por vetëm disa artikuj dhe korrespondenca. Dhimitër Shuteriqi ka qenë poet, tregimtar, romancier dhe studiues. Nga viti 1945 kur Lef Nosi u pushkatua e deri në vitin 2003 kur Dhimitër Shuteriqi u nda nga ne,ai ka botuar afërsisht 100 libra. A ka njeri që mund të bindet se këto ia ka përvetësuar Lef Nosit? Unë them se kjo është e pamundur. Imagjinoni një njeri që për 60 vjet boton librat e dikujt që ka vdekur dhe shumica e të cilëve bëjnë fjalë për kohë, të cilat njeriu i vdekur nuk i ka jetuar.
Por, siç e thashë, nuk dua të merrem as me Dhimitër Shuteriqin, as me Mitrush Kutelin dhe as me Lef Nosin. Unë kam mendimet e mia për të tre. Është e natyrshme që për njërin prej tyre, të jem subjektiv për shkak se e kam dashur shumë si njeri. Nuk kam për të krahasuar kurrë se kush ishte më patriot ndër të tre dhe kush ishte më i talentuar ndër të tre. Edhe në këtë rast do të isha subjektiv dhe prandaj edhe i pabesueshëm. E vetmja gjë që mund të them, sepse është një fakt historik është kjo: në vitin 1944, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazistët, Lef Nosi ishte kolaboracionist ndërsa Dhimitër Shuteriqi ishte partizan.
I bindur se Europa ka përcaktuar një standard moral me të cilin gjykon kolaboracionistët, pra ata të cilët i shërbyen pushtimit gjerman, kam thënë se Lef Nosi duhet gjykuar si i tillë dhe i duhet hequr busti që ka në qendër të qytetit të Elbasanit. Këtë bindje e mbroj dhe do ta mbroj gjithë jetën. Kolaboracionistët nuk mund të jenë nderi i një qyteti. Kjo është e gjitha.
Megjithatë, kur kam folur për Lef Nosin, në të vërtetë nuk kam folur për Lef Nosin. Kam folur për më shumë se kaq. Për shoqërinë e ditëve tona. Për Shqipërinë që njoh.
Çështja nuk është nëse Lef Nosi ishte apo jo një burrë i mirë. Unë them se ishte, por kjo nuk ka rëndësi. Çështja është, nëse shoqëria do të vazhdojë të nderojë ata, që megjithëse ishin burra të mirë, një ditë të keqe e tradhtuan atë dhe u bënë me pushtuesit. Pavarësisht nga rrethanat. Dikush mund të thotë se edhe kjo nuk ka rëndësi.
Unë besoj se ka rëndësi për dinjitetin tonë dhe për moralin që ne u trashëgojmë brezave. Një shoqëri nuk çlirohet dot kollaj nga varfëria, por nga mashtrimi mund dhe duhet të çlirohet. E vërteta në këtë rast është e thjeshtë: Lef Nosi ishte kolaboracionist. Nëse Europa u ngre buste kolaboracionistëve, atëherë të gjithë mund të kenë një ngushëllim, por kjo nuk është e vërtetë. Europa i ka dënuar të gjithë kolaboracionistët dhe me këtë standard moral nuk negocion më për të paktën gjysmë shekulli. Për fat të keq, ne negociojmë dhe këtë jemi duke bërë. I shkëmbejmë standardet tona morale për një grusht votash.
Por për t?u kthyer te debati, sipas të cilit unë e kam ndëshkuar Lef Nosin për shkak të inateve të gjyshit tim, Dhimitër Shuteriqit. Në të vërtetë nuk është kështu dhe nuk kam nevojë të mbrohem, sepse këto gjëra s?kanë lidhje. Nëse kanë një lidhje ajo është artistike dhe jo historike. Unë e kam përdorur Lef Nosin si personazh historik, duke e vendosur në qendër të një konflikti të trilluar që ndez një qytet në funksion të zgjedhjeve. Kandidati që kishte ngritur bustin e Lef Nosit i fiton zgjedhjet, megjithëse ishte i vdekur. Ndërsa kandidati tjetër, megjithëse ishte nipi i Lef Nosit dhe ishte i gjallë, i humb zgjedhjet. Pra libri tregon se çfarë fuqie ka një manipulim elektoral mbi zgjedhësit. A ndodh kjo përditë me ne? Unë e di që ndodh. Dhe jam pjesë e tij.
Por në fund të fundit, libri është letërsi. Dhe unë nuk mërzitem. Përkundrazi, argëtohem duke parë që personazhet që kam krijuar shëtisin çdo ditë nëpër faqe gazetash duke u marrë me mua. Sigurisht që nuk është etike që një shkrimtar të sulmojë personazhet e tij. Ai duhet t?i mbrojë ato, dhe unë këtë po bëj.
Nga Enver BYTYÇIMediat kanë njoftuar se kryeministri i Serbi...
Ne Shqiperi mbreteron OLIGARKIA, BANDITIZMI DHE KRIMI1) Rama...
Nga Eduard ZALOSHNJAKur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë n...
Nga Dalina BuziNëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervis...
Shteti nervoz fyrëmpirë ndjeu nga mbrapa dorën e lozonjares ...
Nga Andi BushatiGoditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë...
Kur pashë Klodin që qëllonte me vezë kryeministrin me aq tri...
Ngjarja e sotme eshte eveniment ne kulturen politike shqipta...
Nga Ardit Rada Shqipëria është parajsë kur vjen puna për të ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Nje nga vendet e pasur ne Mesdhe (ndryshe, Mesi i Dheut) me ...
Nga Erjon BraçeLajmet e mengjesit bejne me dije se; epiqendr...
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. P...
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimi...
Nga Blendi FevziuI dashur Bushat,Lexova dje intervistën tënd...
Përplasja mediatike e pronarëve dhe gazetarëve që jetojnë në...
Nga Ilir YzeiriPersonalisht kisha besuar që Edi Rama mund t...
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. P...
Ka njerëz që mendojnë se këta që kemi në krye janë banditë! ...
Njoftohen kriminelet, vrasesit, gjakpirësit, gjakderdhësit q...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...