Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
-Po iki t’i heq gruas lakun nga fyti.
-Thuaj që po ikën t’i dërgosh gruas ndonjë lek, dhe mos i bjer rretheqark me lak e fyt.
-Jo, tha, po iki vërtet t’ia heq gruas lakun nga fyti. Ajo tani e ka lidhur litarin në tra, ka vënë lakun në fyt, ka hipur mbi një stol, dhe po pret të vete unë t’ja rrëzoj stolin që të varet dhe të vdesi. I ka bërë këto përgatitje se e di që nuk do t’i çoj asnjë lek. Kam tetë kalamaj. Vetëm unë në punë. S’kemi asgjë. Në shtëpinë time bie miu thyen kokën.
-Pse gruaja të pret ty dhe nuk i bie stolit me këmbën e vet ?
-Eja me mua t’i hedhësh një sy fukarallëkut tim dhe të kuptosh gjithçka.
Tjetërkund isha nisur, vajta pas fukarallëkut të tij me stola, laqe, gurrmaze.
Asnjë centimetër tokë e pa mbjellë në fshatin e tij. Fusha pjellore, korie mahnitëse, dritë, diell, kamiona, traktora, pompa, serra, Benza, motoçikleta, fukara në këtë parajsë dukej e pabesueshme.
I dhashë të kuptonte se nuk duhej të më fliste për stola dhe laqe derisa unë t’i kqyrja mirë e mirë tërë ato mrekullira.
Fshat i vogël i pastër. Njerëz të veshur e të mbathur. Vajza të bukura me xhinsa të ngushta, kërthizë e kurriz përjashta duke kullotur lopët ose duke bërë punë të tjera. Djem të rinj me flokët me xhel dhe varëse floriri në qafa. Dy minimarkete dhe dy kafene, një servis për makina, një gomist, dhe plot shtëpi e vila të reja, me kopshte, kangjella, hardhia, të gjitha.
-Tani do futemi në shtëpinë time, tha, ku do gjejmë gruan time me lak në qafë dhe stol nën këmbë duke pritur që të vete unë t’i heq jo stolin nga këmbët por lakun nga fyti.
-Mos më gënje. Më the se gruaja po pret të shkosh t’i rrëzosh stolin që të vdesi, ndërsa tani po më thua që po shkon t’i heqësh lakun që të jetojë.
-Ke të drejtë. Por s’është kaq e thjeshtë. Gruaja vërtet i ka marrë të gjitha masat për të vdekur, por në fakt, nuk preferon të vdesë…
-Më çmende, s’po kuptoj asgjë.
-Duro dhe pak. Pra, ajo, ngaqë e di se unë në shtëpi nuk do t’i sjell asgjë, vërtet po më pret me lak në fyt dhe stol nën këmbë, por në fakt ajo nuk dëshiron të vdesë, ajo po bën gjasme sikur kërkon të vdesë. Madje, ndodh edhe e kundërta. Në rastet kur, jo unë por ajo, vjen në shtëpi duarbosh, jam unë që me litar, lak, stol, bëj gjasme sikur dua të vdes. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillim, secili nga ne që hynte në shtëpi dhe gjente tjetrin brenda të uritur me lak në fyt dhe kalamajtë rrotull duke bërë sehir të varur ose mua ose atë, edhe unë edhe ajo, pavarësisht se ndërronim mendje momentin e fundit, niseshim seriozisht t’i hiqnim njëri-tjetrit lakun. Por pak nga pak vumë re re se me përsëritjen e këtyre gjasmeve fukarenj se fukarenj mbeteshim, por gruaja, fëmijët dhe unë, sikur ndiheshim më mirë, gjumin e bënim më të rehatshëm, sëmureshim më rrallë, buzëqeshnim më shpesh. Këto gjasmet tona me laqe dhe stola, tashmë kanë marrë dhenë. Kur unë ose gruaja ime hyjmë në shtëpi duarthatë e xhepabosh, gra, burra, të vjetër, të rinj, të moshuar, ulokë, miopë, shurdha, gjithë na ndjekin me sy të zgurdulluar duke u kënaqur me këtë spektakël. Në fshat kemi gjithçka përveçse farmaci. Nuk na duhen farmacitë dhe ilaçet. Gjasmet tona spektakolare mbajnë gjallë jo vetëm ne por gjithë fshatin. Kasollen tonë të varfër që është më e bukur se vilat e tyre të mëdha, i gjithë fshati e sheh me zili. Janë munduar të na imitojnë por nuk munden.
-O Shekspir lokal, më lojte ment e kokës. Nuk do vij në shtëpi. Kam të qartë çdo gjë.
-Bëj si të duash. Për mua, bujrum. Buk e kryp e litar, stol, lak, spektakël. S’kam tjetër gjë. Po t?u mbush mendja të rrish për darkë, veç të ther ndonjë nga kalamajtë ta bëj tavë me mish.
-Jo, i thashë, nuk do vi.
Dhe ika nga ai fshat me lak në fyt.
*Nga Artan FUGAI dashur doktor, i dashur mik, i dashur Mondi...
Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa n...
Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që ...
Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pus...
fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimane 1./ Ne që e shohim...
Nga Ylli DylgjeriDje gjithë ditën, dhe sot me mëngjez, media...
Nga Adri NURELLARIKorrupsioni është një ndër pengesat kryeso...
Nga Kastriot ISLAMIShqiptare: JA PERSE jeni me te varfer ne ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 20 tetor 2015, djali i Remzi Hoxhës ...
Ne dy daljet e fundit Guvernatori po i thote qeverise me ze ...
Sjelljet politike, nën kostumin e arrogancës ose të injoran...
Nga Veton SurroiI nderuari zotni Kryeministër…Kështu disi be...
Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...
Nga BEN BLUSHIPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Enver BYTYÇIMediat kanë njoftuar se kryeministri i Serbi...
Ne Shqiperi mbreteron OLIGARKIA, BANDITIZMI DHE KRIMI1) Rama...
Nga Eduard ZALOSHNJAKur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë n...
Nga Dalina BuziNëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervis...
Shteti nervoz fyrëmpirë ndjeu nga mbrapa dorën e lozonjares ...
Nga Andi BushatiGoditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...