Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që nga koha e ardhjes në krye të opozitës. I çliruar nga pesha e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nga përgjegjësia e çdo lloj pushteti ekzekutiv dhe mbi të gjitha në mes të një klime të rënduar skandalesh e denoncimesh, ai renditi një seri problemesh, që sipas tij, justifikojnë jo vetëm ikjen e kësaj mazhorance, por edhe mosbindjen civile të qytetarëve ndaj saj!
Mosbindja civile ka qenë kryefjala e shefit të opozitës në një tur intesiv takimesh dhe jo vetëm kaq. Ish lideri i PD dhe njeriu që shihet si frymëzuesi kryesor i politikave të saj, Sali Berisha, po ashtu ka artikuluar të njëjtën ide dhe ka dhënë argumentat e tij. Të dy bashkë nuk kanë folur për zgjedhje, por për një protestë popullore që do synojë frenimin e këtij pushteti që sipas tyre po krijon probleme madhore për shqiptarët.
Por duket se zëri i trashur dhe tonet e ngritura të Lulzim Bashës nuk janë në harmoni me qëndrimin e një pjese të grupit parlamentar të PD. Sot paradite, në kulm të tensioneve që Basha po artikulon dhe ndërkohë që përpara parlamentit mbaheshin 3 protesta, deputetëtë të opozitës përshëndesnin ose diskutonin ligjin për shoqërinë civile. Thuajse ishin duke folur në parlamentin e Danimarkës apo Norvegjisë dhe jo të Shqipërisë. Thua se ky është problemi më i madh i Shqiptarëve, edhe pse, Qeveria realisht mund të ketë bërë një ligj vërtet europian. Pra pyetja shtrohet a duhet që opozita të ndjekë qëndrimin dhe filozofinë e Bashës sipas së cilës politika e opozitës duhet të mbështet vetëm tek denoncimi i skandaleve të qeverië apo duhet të përfshihet në një debat normal për qeverisjen e vendit. Nëse mbështetet tek kjo e dyta, që është e llogjikshme, atëherë nuk bëhet më fjalë për mosbindje civile, por thjeshtë për argumentim që PD dhe opozita di ta bëjë më mirë se sa mazhoranca. Dhe kjo mbetet të vërtetohet në zgjedhjet e ardhshme.
Së dyti, përmirësimi i imazhit prej lideri të Bashës, nuk po shoqërohet me imazhe të reja dhe bindëse në PD. Padyshim që PD ka përfshirë në zyrat dhe rradhët e saj shumë të rinj, por këtu nuk flitet për staf, por për njerëz që mbajnë peshë në debatin publik dhe artikulojnë ballë për ballë argumentat e opozitës. Njerëz që nuk janë detyrimisht të rinj në moshë, por të rinj në angazhmin e tyre. Më 2005, Rama që nuk kishte qasje të mirë në grupin parlamentar, thirri në ndihmë, Tahirin, Beqen, Shalsin etj me të cilët krijoi një pararojë politike. Pa dyshim që në fillim kjo pararojë nuk ka as eksperiencën dhe as aftësinë e atyre që kanë vite në politike. Edhe të rinjtë e PD mund të jenë dukshëm inferiorë krahasuar me njerëz që kanë kaluar një dekadë si ministra apo një dekadë ne Parlament. Problemi është që këta të rinj, si gjithë të rinjtë, do ta shohin përballjen me PS si një betejë që duhet fituar, si një ndeshje ideologjike. Njerëzit përballë janë kundërshtarët që duhet të sfidojnë dhe duhet ta bëjnë këtë patjetër. Ndërkohë që një pjesë e madhe e atyre që janë në sallë, edhe nga eksperienca, e shohin këtë si një lloj loje, Një lojë ku shorti sot i ka rënë PS e nesër do t?ju bjerë sërish atyre. Ndaj shpesh, debatet dhe toni i ashpër në podium zbehet nga flirtimet në sallë apo batutat në kafen e parlamentit. Në fakt kjo nuk është një lojë, por një betejë. Dhe një betejë e vërtetë nga një betejë fallco dallohet që në krye nga besimi! A besojnë këtë që janë sot ekipi i PD që mund të fitojnë? Vështirë ta thuash këtë! A ka sot PD të rinj që ngjallin besim në publik? Vështirë ta thuash edhe këtë! Ende kuotat më të larta i kanë ata që kanë krijuar dikur PD në vitin 1990 apo ata që e mbajtën mbi supet në vitet e opozitës. Dhe i kanë sepse i kanë investuar në vite. Por midis eksperiencës së tyre dhe fitores ka ende një hapesirë bosh që duhet mbushur me besimin dhe bindjen e të rinjve. Pa të, PD e ka vështirë fitoren. Dhe turi i Bashës do duket gjithnjë e më i distancuar nga partia reale që ai ka në Parlament!/Opinion
Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pus...
fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimane 1./ Ne që e shohim...
Nga Ylli DylgjeriDje gjithë ditën, dhe sot me mëngjez, media...
Nga Adri NURELLARIKorrupsioni është një ndër pengesat kryeso...
Nga Kastriot ISLAMIShqiptare: JA PERSE jeni me te varfer ne ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 20 tetor 2015, djali i Remzi Hoxhës ...
Ne dy daljet e fundit Guvernatori po i thote qeverise me ze ...
Sjelljet politike, nën kostumin e arrogancës ose të injoran...
Nga Veton SurroiI nderuari zotni Kryeministër…Kështu disi be...
Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...
Nga BEN BLUSHIPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Enver BYTYÇIMediat kanë njoftuar se kryeministri i Serbi...
Ne Shqiperi mbreteron OLIGARKIA, BANDITIZMI DHE KRIMI1) Rama...
Nga Eduard ZALOSHNJAKur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë n...
Nga Dalina BuziNëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervis...
Shteti nervoz fyrëmpirë ndjeu nga mbrapa dorën e lozonjares ...
Nga Andi BushatiGoditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë...
Kur pashë Klodin që qëllonte me vezë kryeministrin me aq tri...
Ngjarja e sotme eshte eveniment ne kulturen politike shqipta...
Nga Ardit Rada Shqipëria është parajsë kur vjen puna për të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...