Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur tha se: ?Ta harrojë çdo pronar medieje në Shqipëri se do të marrë një gjë të paligjshme se ka në dorë një top me të cilin gjuan me baltë mbi qeverinë?. Kushdo që i dëgjoi këto deklarata të Ramës, mund të mendojë me të drejtë se kryeministri i vendit po shantazhohet, po pengohet të bëjë detyrën e tij kushtetuese, më keq akoma, po sulmohet me pa të drejtë në raportin që ai ka me të vërtetën e mënyrës se si qeveris. E thënë kjo, deklarata e mësipërme mund të konsiderohet, pse jo, edhe si një ?Coup de Etat? në proces kundër interesave të vendit, dhe e mira do që institucionet përkatëse ta hetojnë këtë deklaratë. Por le ta marrim për të mirëqenë këtë deklaratë të kryeministrit dhe ta pyesim.
Cilat janë këto media, zoti Kryeministër, që po vënë në rrezik stabilitetin e Shqipërisë? Cilat janë këto mediat që të kanë bërë presion për të marrë një gjë të paligjshme? Cilët janë ata që e përdorin median për interesin e tyre? Cilët janë ata që e përdorin median edhe për të të bërë shantazh, për të të vënë gjoba apo për të çuar mesazhe, pasi bëjnë kërkesa, të cilat janë të paplotësueshme?? Me pak fjalë, kush të kërcënon aq sa ti të qahesh përpara Romana Vlahutinit ditën që ajo të dorëzon raportin ku hapje negociatash për Shqipërinë nuk ka? Të gjitha këto pyetje, në fakt e kanë përgjigjen po aty. Që në mënyrën se si kryeministri po sillet me mediat që ditën kur vuri këmbë në Kryeministri. Me të njëjtin model që përdori 9 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me të njëjtën dëshirë për t?u mbyllur gojën, ku me para e ku me leje ndërtimi, atyre që duan, e duke anatemuar ata që e refuzojnë ta gëlltisin këtë ?lugë çorbë?.
Modeli s?ka ndryshuar as dje e as sot. Qasja në raport me misionin e medias është e njëjta përbuzje që shpërfaqet në çdo rast ndaj misionit të gazetarit, si dje, si sot. Arroganca përballë pyetjeve të patransmetuara më parë nga celulari i ?kodoshit? të medias tek aksh gazetar, nuk ka ndryshuar as dje, e madje sot është ?institucion?!? Për të mos folur për risinë më të re, ku një kryeministër urdhëron hapjen e një portali përgënjeshtrimi kundër medias, që në vetvete mishëron një model që do ta zilepste edhe vetë Gëbelsin. Por le të kthehemi tek ajo që thotë Rama për mënyrën se si, sipas tij, media e kënetës operon në Shqipëri. Ndër të paktat raste që reklamon më së miri përshkrimin e djeshëm të kryeministrit, është vetëm ?media-kënetë?, që i vuri rruspat një ?Lagune??. Dhe nëse kryeministri përmend kënetën dhe në mendje ka ?Lagunën??, atëherë ai ka të drejtë. Po, ai është i vetmi rast kur një media prej kohësh përdoret si kamxhik ndaj çdo qeverie për interesat e pronarit të ?medias-kënetë? për të marrë edhe ?Lagunën?? dhe jo vetëm. Ai është i vetmi rast i një medieje-kënete që dje merrte me shpoti në çdo konferencë ?të falat? nga Edi në opozitë, sot bujt çdo ditë në paradhomën e Ramës, kryeministër. Dhe, nëse ky është rasti, atëherë vetë kryeministri ka pranuar të shantazhohet, dhe kjo duket se nuk e shqetëson aspak. E ka bërë këtë, madje edhe duke e mbrojtur aksionin e medias-kënetë me fuqinë e ?transparencës.al?, që po vetë e sponsorizon.
Në këtë pikë, Edi Rama nuk mund të ndihet i shantazhuar nga mediat që raportojnë të vërtetën pa i kërkuar asgjë, dhe të mbrojë mediat që e shantazhojnë gjithë ditën duke i kërkuar çdo gjë. Edi Rama nuk mund ta quajë shantazh atë që në fakt e përdor si avantazh. Kryeministri nuk mund ta konsiderojë baltën e medias-lagunë, pambuk?, dhe të vërtetën e medias-kënetë, baltë. Shfajësimi i sotëm i Edi Ramës për qeverisjen duke fajësuar median për pasqyrimin e së vërtetës, duket thjesht si derivati i modelit të djeshëm, ?fajin e ka Saliu?.
Nëse ky është modeli i kryeministrit për të qenë ?korrekt? me të vërtetën e tij, atëherë ai po tregohet i pavërtetë me të vërtetën që dimë të gjithë. Dhe këtu kryeministri kishte të drejtë dje kur tha që ?këtu jemi bashkëvuajtës, por jo bashkëfajtorë?. Po, ne jemi bashkëvuajtës, por për kënetën mediatike që ti e cilëson të tillë, por ne nuk jemi bashkëfajtorë!? Fajtori i vetëm për modelin ende efikas të medias së kënetës-?Lagunë?? je vetëm ti.
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Sot Arben Imami kishte dhene nje interviste per kushtetuten ...
Çështja azilkërkuesve ishte tema kryesore e bisedimeve sot ...
Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, vec shume e shume te tjerav...
Nga Kastriot MYFTARAJPresidenti rus Putin e ka kuptuar se, p...
Nga Kastriot ISLAMIGjithcka kam parashikuar prej 10 vjetesh,...
-Po iki t’i heq gruas lakun nga fyti. -Thuaj që po ikën t’i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...