Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër shtypit në prani të ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, ndërsa kishin dal të dy para gazetarve për të prezantuar Progres Raportin për Shqipërinë. Sulmi ndaj shtypit u fokusua tk gfakti që ka përpjekje për ti vënë gjoba qeverisë, con mesazhe dhe pastaj bën kërkesa të paplotëseshme
Sulmi në thelb, ishte një përpjekje për të shpjeguar më shumë ankthet e veta se sa problemet e shtypit. Që shtypi shqiptar ka probleme, këtë nuk e diskuton njeri. Që pronarët e shtypit në Shqipëri, vënë gjoba dhe tentojnë të vënë gjoba ?duke bërë kërkesa të parealizueshme?, nuk e vë njeri në dyshim. Që shpesh ka artikuj dizinformues as për këtë nuk kundërshton njeri. Por që për të gjitha këto, të ankohet kryeminstri i vendit, kjo është një tallje e madhe.
Në tetë vitet e qeverisjes së Berishës, raporti i shtypit me politikën, krijoi modelet e veta të shpërblimit dhe ndëshkimit në raport me kryeministrin. Sali Berisha u kujdes personalisht vet për këtë model dhe e përsosi. Ai përsosi fillimisht modelin e shërëblimit, duke marr nën kontroll pronarë mediash që dikur i ka pas kundështarë, kur ishte në opozitë, sic është Tv Klan dhe i ktheu ata në simbole të shpërblimit. Mënyra se si Aleksandër Frangaj nga një aksioner me 30 për qind në grupin ?Klan?, arriti të zboj ortakët me kërcënime nën mbështetjen e Berishës dhe pastaj i vetëm të kthehet në një milioner, që zaptoi territore të tëra në Kinostudjo, toka dhe fshatra turistikë, dhe miliona nga ndërmjetësimi për tendera me paret publike, ishtë një filëm mbreslënës, për këdo që kishte hapur një media me qëllim që të fitonte para dhe pushtet. Ai u bë modeli i adhuruar për çdo lloj botuesi, apo pronari që i duhej media pikërisht për ato gjëra që sot foli Edi Rama. Ai u bë i adhuruar nga njerëz të pushtetit dhe njerëz që adhuronin pushtet, pasi filluan të ëndërrojnë se sa leht ishte të bëheshe milioner, nëse kishe një media propogandistike pro qeverisë dhe hyje në zyrën e kryeministrit sa herë të doje për cfardo halli që kishe.
Sali Berisha e promovoi me vetdije dhe kujdes këtë model, për të vënë në garë pronarët e shtypit, të rendnin pas atij modeli dhe të ishin në rradhë para derës së tij, t?u hidhte ndonjë kockë. Dhe i funksionoi. Shumica e shtypit shqiptar u vu në resht pas bythëve të Sandrit, i cili ishte i pari në rradhë tek dera e kryeministrit, duke fyrmëzuar cdo kënd që ëndërronte të bënte dicka si ai.
Por krahas modelit të të shpërblyerve, Berisha u kudjes po kaq shumë të prodhonte dhe modelin e ?të ndëshkuarve?, me qëllim që ta kuptonin çfarë i priste, po të ishin kundër tij. Kushdo që e refuzoi këtë rresht dhe doli kundër tij, kushdo që tregoi me gisht çfarë po bënte i i biri i tij në Gërdec, e bija e tij në studjon ligjore, gruaja e tij në ?fondacionet bamirëse? dhe vet ai, për të mbajtur shtetin peng, u kthye në model ndëshkimi. Gazeta Tema, Top Channel dhe gazetarë të njohur kritik me të, u sulmuan verbalisht, financiarisht, fizikisht dhe u tentua deri të eleminohen. Dhe në këtë betejë nuk ka qenë i vetëm, por ka përdoru dhe ushtrinë e të shpërblyerve.Ndaj gazetarëve kritik ka pasur jo vetëm dhunë gjba fianciare apo sme verbale por dhe rrethim mediatik, izolim, censurë për tu shfaqur në ekrane dhe luftë klasore.
Unë nuk do ta harroj, se ndërsa qetësoja fëmijët që shikonin të lebetitur, si u hodh në erë makina dhe i përfshi nga flakët para dritares së shtëpisë sime, deklarata e parë nuk erdhi nga policia, por nga TV Klani, i cili e ?caktoi? se makina ishte djegur nga një shkëndij elektrike.
Nuk mund ta harroj ndërsa rreth 2 mij gazeta dhe media të ndryshme në botë, u solidiarizuan me mua dhe dy kolegët e mij, pas një sulmi fizik nga një biznesmen, që ishte dora e zgjatur e Familjes Berisha (sidomos gruas dhe vajzës) në Armo, Tv Klan dhe gazetart e tij ?kanë firmosur? një deklaratë publike, që u lexua në Tv dhe u botua në gazetat e qeverisë, ku dënohesha unë dhe dy kolegët e mij që meritonim dhunën.
Nuk mund ta harroj se si policët që rrethuan redaksinë e gazetës dhe shtypshkronjën duke shkatërruar biznesin, udhëhiqeshin nga Aleksandër Frangaj dhe mbështeteshin publikisht nga media e ti. Nuk mund ta harroj se ndërsa gazeta gjobitej financiarisht, inspektorët raportonin tek ?Kunati? i një biznesmeni që priste rezulatet e gjobës në kafe me Frangaj dhe i raportinin Berishës që të merrnin shpërblimin.
Nuk mund të harroj se si Aleksandër Frangaj për të futur poshtë këmbve të tij, Top Chanelin, bindte cdo ditë Sali Berishën, ta shantazhonte atë me gjoba dhe ta përndiqte, me qëllim që ata të bënin ashtu sic bën, marrëvshje biznesesh me të, dhe ai pastaj t?u kushtëzonte dhe kë të ftonin dhe kë jo në Tv. Ky ishte modeli i lirisë së shtypit të Sali Berishës, ku pasi prodhoi polin e të shpërblyerve, i mori ata dhe i përdori edhe kundër pjesës tjetër të shtypit, për ti kapur ose për ti flakur ata.
Pra Sali Berisha bëri gjtihcka që ta kapte shtypin me kulaç dhe kërbaç, i qart se duke i ndarë në dy kampe, do të kishte dy të vërteta dhe ai do ishte gjithmonë me njërën palë, me ata që i lëpiheshin.
Edi Rama nuk është Sali Berisha. Është e vërtet që ky nuk vret, nuk përdhunon gazetarë, nuk ndërmerr fushata hakmarrëse, nuk burgos gazetarë dhe nuk hedh në erë biznese të tyre. Ky ndryshe nga Sali Berisha që e kapi shtypin me dhunë dhe modele joshje, është i nervozuar përse e ka kapur shtypi dhe pse nuk ua plotëson dot të gjithëve orekset. Ai ankohet publikisht si një kalama qaraman, duke shpjeguar, jo atë cfarë realisht i bën shtypi atij, por atë cfarë ai nuk i bën dot shtypit.
Ai flet për një shtyp që i vë gjoba, dhe i bën kërkesa të papranueshme, por nuk thotë emra, ndërkohë që vetëm një javë më parë, ne kemi parë me fakte të hidhura, se si media më sahanlëpirse e Shqipërsë, jo vetëm që e kishte kapur kryeministrin, por e detyroi të dilte publikisht të mbronte pikërisht gjëra të pambrojtëshme, dhe biles të thoshte se Aleksndër Frangaj ishte njëqind për qind legal në zaptimin e tokës në bregdet, ndërkohë që dokumentat që u botuan tregonin se ishe 100 për 100 fallsifikator. Biles Rama shkoi dhe më tej duke u treguar dhe gjykatave si të silleshin me të nëse paditej, pra të quanin të rregullt. Nëse ka një rast flagarant, ku Edi Rama mund të tregonte se ishte i vendosur ti tregonte vendin shtypit gjobvënës, ai ishte një rast i art, që ai e humbi me shumë dëshirë dhe pasion, dhe me një vetkënaqësi prej shërbëtori ndaj atij lloj shtypi që ai kritkon me llafe para ambasadores Vlahutin.
Unë nuk di nëse do ketë ndonjë rast tjetër në botë ku një kryemisnitër të mbroj një krim shteëror të një botuesi servil me të, siç qe rasti i Edi Ramës për Frangaj, por di që Rama nuk do ketë asnjë shans më, të bëhet i besueshëm si kryeministër që ka distancën e duhur me shtypin, për të mos u kapur nga qeveria dhe për të mos e kapur qeverinë.
Ajo cfarë ai rrëfeu sot për shtypin, para ambasadores Vlahutin, nuk janë problemet e shtypit, por makthet e tij në raport me shtypin. Ai është më i gëzuar që i ka marr Berishës Tv Klanin, se sa i mërzitur që është kapur nga një media e pistë. Ai është më i mërzitur që të gjithë nuk duan të bëhen si Frangaj, se sa i gëzuar që mund të ketë dhe gazetarë që nuk duan të kenë punë me të.
Problemi i tij i madh ndryshe nga Berisha, është se Berisha e kapi median me dhunë, kurse këtë e ka kapur media me dëshirën e tij dhe ky qeverisë nervoz ose i qetë, në varësi të orekseve të atyre ?pronarëve? që atë e bezdisin. Ndaj duhet besuar kur bëhet nervoz me ta. Ata janë populli i tij, elektorati i itj, dhe pasioni i tij. Dhe është tamam sic e përshkoi ai, një kënetë në të cilën ai ngjan si një buf të hutuar dhe panikosur, nga zhurmat që ushqen vet.
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Sot Arben Imami kishte dhene nje interviste per kushtetuten ...
Çështja azilkërkuesve ishte tema kryesore e bisedimeve sot ...
Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, vec shume e shume te tjerav...
Nga Kastriot MYFTARAJPresidenti rus Putin e ka kuptuar se, p...
Nga Kastriot ISLAMIGjithcka kam parashikuar prej 10 vjetesh,...
-Po iki t’i heq gruas lakun nga fyti. -Thuaj që po ikën t’i ...
*Nga Artan FUGAI dashur doktor, i dashur mik, i dashur Mondi...
Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa n...
Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...