web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e Merkel për rrezikun e luftës në Ballkan dhe pse Shqipëria është vendi më i rrezikuar

9 Nëntor 2015, 20:57, Opinione CNA

myftarajNga Kastriot MYFTARAJ

Merkel, e ballafaquar me reagime të fuqishme kundërshtuese deri edhe brenda partisë së saj, për shkak të politikës së saj të re, të dyerve të hapura për refugjatët e luftës nga Siria dhe vende të tjera islamike që janë në gjendje lufte, tha në 3 nëntor se, nëse Gjermania mbyll kufijtë, atëherë në Ballkan do të nisë lufta. Nënkuptimi i deklaratës së Merkel ishte se, nëse Gjermania nuk pranonte disa milionë refugjatë nga Lindja e Mesme, do të ballafaqohej me një dyndje disafish më të madhe të refugjatëve të luftës nga vendet e Ballkanit, për shkak se kjo dyndje do të shkaktonte luftëra në Ballkan. Deklarata e Merkel erdhi një javë pasi kryeministrat e vendeve të Ballkanit, në një takim në Bruksel me drejtuesit e Bashkimit Europian dhe krerët e qeverive të Gjermanisë dhe Austrisë, pranuan që të strehojnë në vendet e tyre refugjatë lufte sirianë, përveç atyre që do të kalojnë tranzit nëpër Ballkan për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian.
Merkel nuk e shpjegoi se përse në Ballkan do të ndodhnin luftëra, për shkak të dyndjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme. Por kuptohet se Merkel me këtë donte të thoshte se në vendet ballkanase do të nisnin luftëra civile si reagim ndaj qeverive përkatëse të cilat kishin hapur dyert për refugjatët nga Lindja e Mesme, duke besuar se vendet e tyre do të shërbenin kryesisht si një rrugëkalim i refugjatëve për në Gjermani. Nëse Gjermania do të mbyllte dyert, tha praktikisht Merkel, vendet ballkanase do të gjendeshin në një situatë të pakontrollueshme dhe atje do të ndodhnin kryengritje ndaj qeverive që do të fajësoheshin për këtë situatë.
Por, skenari i mësipërm i nënkuptuar nga thënia e Merkel vlente për vendet ballkanase me popullsi më së shumti të krishterë. Në të vërtetë ka edhe një skenar tjetër, i cili kuptohet nëse kqyret lista e vendeve ballkanase të cilëve iu kërkohet të strehojnë refugjatë, shihet se nga vendet e Ballkanit mungojnë vetëm Bosnjë-Herzegovina dhe Kosova. Kuptohet se këto dy vende janë përjashtuar për shkak se kanë popullsi të madhe muslimane. Bosnjë-Herzegovina ka rreth gjysmën e popullsisë muslimane, ndëërsa Kosova ka pjesën më të madhe të popullsisë muslimane. Ardhja në këto vende e muslimanëve të tjerë do shërbente si një katalizator për destabilizimin e këtyre vendeve. Shqipëria është një vend ku 57% e popullsisë është deklaruar si muslimane, sipas censusit të fundit, të vitit 2011. Me një popullsi të tillë Shqipëria duhet të kishte një Islam të zhvilluar politik, pra partia më e madhe në vend duhet të ishte partia islamike. Por kjo gjë nuk ndodh sepse pjesa më e madhe e atyre që janë deklaruar si muslimanë në Shqipëri, nuk janë praktikues të fesë islame. Në të vërtetë ata e kanë keqkuptuar pyetjen e censusit, duke menduar se kërkohej të dihej nëse iu përkisnin familjeve muslimane, domethënë atyre që në kohën e pushtimit osman janë kthyer me dhunë shtetërore në fenë islame. Nëse pyetësori do të ishte më i detajuar, çfarë ishte e domosdoshme për shkak të veçanësisë historike të ardhjes së Islamit në Shqipëri, numri i muslimanëve të deklaruar do të ishte disa herë më i ulët.
Pikërisht numri i ulët i praktikuesve të fesë islame në Shqipëri, në raport me popullsinë e pasardhësve të atyre të cilët u konvertuan me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman, është arsyeja që në Shqipëri nuk ka triumfuar Islami politik, pra që nuk kanë ardhur në pushtet regjime islamike, qoftë me vota, qoftë me luftë. Përjashtim bën sigurisht rebelimi islamik i vitit 1914. Por edhe ky ka të veçantën e vet. Forcën kryesore të rebelimit e përbënin refugjatët boshnjakë të luftës të ardhur në Shqipëri pas pushtimit të Bosnjë-Herzegovinës nga Austro-Hungaria në 1878. Ata që luftuan kundër Ushtrisë Austro-Hungareze, u larguan dhe u vendosën nga autoritetet osmane më së shumti në territorin e Shqipërisë së sotme dhe të Kosovës së sotme. Në 1914 këta përbënë bërthamën e Ushtrisë Islamike të Haxhi Qamilit në Shqipëri. Në atë kohë në Shqipërinë e Mesme kishte rreth 30 mijë boshnjakë. Këta ishin të gjithë fanatikë të tërbuar islamikë, militantë të gatshëm për Xhihad në çdo moment.
Ishte një fat i madh për Shqipërinë që pas ardhjes së Ushtrisë Austro-Hungareze në Shqipëri, në fillim të vitit 1916, me rastin e Luftës së Parë Botërore, pjesa më e madhe e boshnjakëve të Shqipërisë u larguan për në Turqi, e cila ishte aleate e Fuqive Qendrore (Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë). Ndryshe Shqipëria do t? ua kishte parë gjithmonë sherrin këtyre boshnjakëve. Largimi i boshnjakëve është arsyeja kryesore që në Shqipëri nuk ndodhën më rebelime islamike pas vitit 1914.
Kuptohet se në rastin e Shqipërisë ardhja sot e refugjatëve nga vendet islamike, krijon një problem krejt të veçantë në krahasim me vendet e tjerë të Ballkanit që pritet të strehojnë refugjatë të luftës nga Lindja e Mesme. Shqipëria është një vend që pritet të strehojë së shpejti një numër të madh të refugjatëvë të luftës nga Siria. Në fakt, ?Siria? është bërë një fjalë-kod, se refugjatët po vinë që nga Afganistani, Pakistani, Indonezia, Bangladeshi, Iraku, Palestina e vende të tjera islamike të Bririt të Afrikës, të cilët paraqiten si refugjatë lufte irakianë. Identifikimi i tyre është një proces i ndërlikuar burokratik, që edhe kur arrin kryhet me sukses duke zbuluar se cilët janë mashtrues, krijon problemin e ndërlikuar të riatdhesimit të këtyre të fundit, që është një proces me kosto të lartë, krejt të papërballueshme për një vend si Shqipëria.
Në të gjithë këtë historinë e strehimit të refugjatëve të luftës në Ballkan dhe posaçërisht në Shqipëri, ka shumë prapaskena të cilat do të zbulohen njëra-pas tjetrës. Në takimin e 25 tetorit në Bruksel të përmendur më lart, u tha se vendet e Ballkanit do të strehojnë së bashku 100 mijë refugjatë lufte. Por shifrat për të cilat janë dakorduar qeveritë e secilit vend, me marrëveshje konfidenciale, janë shumëfish më të mëdha se çfarë do t? u takonte të strehonin nëse gjithsej në Ballkan do të strehoheshin 100 mijë refugjatë. Këto shifra nuk shpallen që të mos shkaktohet një reagim i menjëhershëm në këto vende. Përdoret metoda e dhënies së dozës së helmit shkallë-shkallë. Kështu, Shqipëria, që para takimit të Brukselit ishte dakorduar për të strehuar 75 mijë refugjatë lufte, në tre faza. Kjo është një gjë e njohur tashmë.
Shumëkush mund të thotë se Shqipëria nuk është tërheqëse për këta refugjatë, pasi ata do të kërkojnë të shkojnë në vendet e pasura të Europës. Sigurisht që ky është synimi i tyre, por Qeveria Shqiptare do të vihet nën presion të madh nga Bashkimi Europian që të kontrollojë veçanërisht rrugëkalimet detare tradicionale të trafikut të qenieve njerëzore, me Italinë. Tashmë Bashkimi Europian e di se ka një precedent të Qeverisë ?Berisha?, që ndaloi trafikun e qënieve njerëzore në Adriatik, me anë të atij që u quajt moratoriumi për skafet, mjetet motorike detare që përdornin trafikantët e qënieve njerëzore. Kështu që do t? i kërkojë qeverisë së sotme të zbatojë të njëjtën gjë.
Nëse refugjatët e luftës nuk shkojnë dot në Itali nga Shqipëria, nuk kanë se ku të shkojnë përveçse në Mal të Zi dhe në Kosovë. Mali i Zi e ka shumë të lehtë për shkak të terrenit ta bllokojë kalimin e refugjatëve. Në Kosovë janë KFOR-i dhe EULEX që nuk do të lejojnë që autostrada Shqipëri-Kosovë të bëhet një rrugëkalim i trafikut të refugjatëve, të cilët për më tepër nga Kosova nuk kanë se ku të shkojnë përveçse në Serbi. Por Serbia sigurisht që do ta kontrollojë me shumë rreptësi kufirin me Kosovën, duke i kthyer refugjatët pas në mënyrë të bujshme, ashtu që të gjejë shkak për të fajësuar ndërkombëtarisht Qeverinë e Kosovës. Kështu që refugjatët e luftës që do të vinë në Shqipëri, duan s? duan do të mbeten në Shqipëri.
Ardhja e refugjatëve islamikë të luftës në Shqipëri mund të ketë të njëjtën pasojë si ardhja dikur e refugjatëve boshnjakë të luftës. Refugjatët sirianë të luftës janë suni, praktikues të fesë islame, militantë, të prirur për Xhihad në Europë. Në Shqipërinë me rreth një milion banorë të vitit 1914, mjaftoi një popullsi boshnjake prej 30 mijë vetash, nga e cila dolën 5-6 mijë muxhahidinë të cilët iu bashkuan Ushtrisë Islamike të Haxhi Qamilit, dhe në bashkëveprim me ekstremistët islamikë vendas, shkatërruan shtetin shqiptar dhe instaluan një regjim islamik. Sot në Shqipërinë me më pak se tre milion banorë, do të mjaftonin 75 mijë refugjatë lufte nga vendet islame, që në bashkëpunim me radikalët islamikë vendas, të ndërmerrnin një kryengritje islamike në Shqipëri, si ajo e vitit 1914. Nga 75 mijë refugjatë lufte islamikë mund të dalin rreth 15 mijë luftëtarë. Nuk duhet harruar që edhe femrat rekrutohen si luftëtare të Xhihadit.
Dy ditë pas deklaratës së Merkel për luftën në Ballkan, një gazetë serioze amerikane, sa iu përket burimeve të saj pranë shërbimeve inteligjente në SHBA dhe në botë, Washington Times, citonte një burim nga shërbimet inteligjente kroate që thotë se ISIS ka një plan për destabilizimin e Ballkanit. Kuptohet se skenari më i mirë për ISIS do të ishte një kryengritje islamike. E ku më mirë se në Shqipëri do të bëhet një kryengritje e tillë, kur vendi me një popullsi të konsiderueshme muslimane po i hap dyert për refugjatët islamikë të luftës, me të cilët do të infiltrojnë shumë operatorë të ISIS.
Prandaj Qeveria Shqiptare duhet të kishte kërkuar përjashtimin e Shqipërisë nga lista e vendeve ballkanase që do të strehojnë refugjatë lufte, për të njëjtat arsye për të cilat janë përjashtuar Bosnjë-Herzegovina dhe Kosova. Qeveria Shqiptare nuk e bëri këtë, se Rama dëshiron të jetë i pëlqyeshëm për Bashkimin Europian. Në këto rrethana, shërbimet inteligjente në vend, do të japin analiza qetësuese sipas dëshirës së Ramës. Kështu që iu del detyrë shqiptarëve të përgjegjshëm që të monitorojnë me shumë kujdes situatën për të qenë të gatshëm me të gjithë kapacitetet, që nëse konstatohen shenja të krijimit të një situate si ajo e vitit 1914 (precedenti historik është aq serioz dhe i rëndë sa nuk mund të tolerohen përvecse pak shenja), të ndërmarrin asgjësimin e menjëhershëm fizik me një aksion antiterrorist të krejt elitës së sotme shtetërore, si përgjegjëse për krijimin e lehtësive për përsëritjen e një rebelimi islamik. Viti 1914 nuk duhet lejuar të përsëritet.

 





07:13 Opinione

Gërdurrs!

Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...

Lajmet e fundit nga