Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspektiva e të jetuarit në një vend ku mund të dënohesh me tre vjet burg për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë! Jo! Koha kur mund të dënoheshe për diçka të tillë ka ikur në Shqipëri. Rënia e Murit të Berlinit ia ka vënë kapakun asaj pune.
Jam i alarmuar për faktin se qeveria ka hartuar një nismë të tillë ligjore pa pasur aftësinë e nevojshme për të kuptuar se çfarë po bën, për të arsyetuar mbi atë që po bën, për të parashikuar pasojat që krijon ajo që po bën. Për të kuptuar se Shqipëria, si pjesë e arenës ndërkombëtare, ka detyrime ndërkombëtare, nga të cilat nuk mund të fshihet dot; nuk ka bombat atomike të Rusisë për të injoruar detyrimet ndërkombëtare pa u ndëshkuar, nuk ka fuqinë gjeostrategjike të Erdoganit, nuk është ?jashtë planetit? si Koreja e Veriut.
Por, të pasurit të një qeverie të papërgjegjshme për çfarë bën është vetëm një pjesë e vockël e këtij alarmimi. Me këtë qeveri mund të merremi lehtë. Imagjino! Mjaftuan 12 orë, nga pasdreka e 11 nëntorit, kur u publikua fillimisht lajmi për propozimin, deri në mëngjesin e 12 nëntorit, kur qeveria u detyrua të kapërdijë turpin e paaftësisë së vet për të gjykuar dhe problemi u zgjidh. Mjaftuan, mes këtyre 12 orëve, disa statuse në Facebook, disa editoriale, një emision televiziv dhe disa informacione të shpërndara nëpër përfaqësitë diplomatike dhe organizma ndërkombëtare për të detyruar qeverinë të bëjë një tërheqje të pazakontë, në një vend ku reflektimi dhe pranimi i gabimit interpretohen si dobësi të padurueshme.
Jam i alarmuar për shumë gjëra të tjera përveç kësaj.
Jam i alarmuar për shkak se propozimi në fjalë u dërgua në parlament më 14 tetor 2015, pasi qe diskutuar në qeveri. Jam i alarmuar se, megjithëse Këshilli i Ministrave ka disa juristë, asnjëri prej tyre nuk qe i gatshëm të reflektonte mjaftueshëm për të sqaruar kryeministrin se propozime të tilla janë të papranueshme. Bën pak punë dokumenti i rrjedhur në media nga ish-ministri i drejtësisë për kundërshtimet e kësaj ministrie për projektligjin. Por ndoshta, këtë paaftësi të asaj dyzine burrash dhe grash që ulen në tryezën më të lartë të shtetit, duhet ta shqyrtojnë në kuadër të Kodit të Etikës kryeministrore, një dokument që arsyetohet se duhet të tregojë unitetin e qeverisë për vendimet që merr, por që ka gjasa që është kthyer në një instrument që ka dëmtuar rëndë aftësinë e këtij grupi burrash dhe grash për të gjykuar.
Dhe pasi ky propozim u miratua në qeveri, ma ha mendja se mes 140 deputetëve të parlamentit, ndokush prej tyre, do të duhej ta kishte hasur diku sa për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Dukshëm, mes të 140 deputetëve, kemi plot të paaftë! Kemi biznesmenë që kuptojnë vetëm interesin si sistem vlerash, kemi gangsterë që përdorin mjete të tjera komunikimi përpos gjuhës së folur dhe të shkruar. Por kemi dhe një numër të konsiderueshëm deputetësh që kanë njëfarë lidhje me gazetarinë dhe publicistikën apo propagandën. Ma hante mendja se ndonjëri prej tyre, përgjatë asaj periudhe të gjatë kohe nga 14 tetori deri më 11 nëntor, do të kishte pasur aftësinë për të gjykuar se çfarë po ndodhte. Ndoshta do të kishte pasur guximin që të informonte kryeministrin se propozimi nuk ishte i përshtatshëm. Do të mund t?i kishte kursyer atij turpin e damkës së një kryeministri që dëshiron të burgosë kritikët e tij. Do t?i kishte kursyer vendit reklamën negative të të pasurit të një problemi të rëndë me lirinë.
Jo! Në fakt, nga të 140 deputetët (minus atë që për shkaqe jokushtetuese nuk merr pjesë në procedurën ligjvënëse), nuk paskemi askënd të aftë të japë një gjykim në kohën e duhur për një problem kaq të qartë. Plot 27 ditë qarkulloi projektligji nëpër korridoret e parlamentit. Ndokush do të duhej ta kishte parë. Por jo. Dukshëm, deputetët tanë, përfshirë edhe ata që nxituan të distancohen nga propozimi, apo ta denoncojnë atë publikisht pas debatit të ngritur në media, nuk qenë të aftë të shihnin të pashmangshmen.
Jam i alarmuar për shkak se, pavarësisht se Shqipëria ka një numër të stërmadh televizionesh dhe gazetash, rrjedhimisht gazetarësh, projektligji qëndroi 27 ditë në kuvend pa u dalluar nga askush. Nuk jam i sigurtë nëse kjo ndodhi si pasojë e paaftësisë së gazetarëve dhe medias për të kuptuar se çfarë ndodhi, apo si pasojë e aftësisë së qeverisë për të kaluar gjëra të tilla kaq të rëndësishme në heshtje të plotë, larg vëmendjes së publikut. E megjithatë, pavarësisht akuzave të përsëritura të publikut dhe politikanëve ndaj gazetarëve si jo profesionistë, ishin pikërisht këta të fundit që dhe një herë treguan nevojën e shpalosjes së rolit të tyre si gardianë të interesit publik.
Në fund, jam i neveritur nga ata burra dhe gra, të cilët dhe pas njohjes me propozimin u përpoqën ta trajtonin temën dhe revoltën si frikë të gazetarëve dhe jo si shkelje të një prej të drejtave themelore të çdo qytetari, asaj të lirisë së shprehjes.
E gjithë kjo histori duhet të shërbejë si reflektim për qeverinë, (nëse ka mësuar ndonjë gjë nga kjo që i ndodhi) se opinioni publik dhe diskutimi paraprak i çështjeve, shoqëruar me nivelin e duhur të transparencës, janë faktorë pozitivë, jo vetëm për vendin dhe demokracinë, por edhe për vetë qeverinë. E kundërta, mungesa e transparencës, dëshira për të kontrolluar ?lajmet? që transmetohen dhe fshehja e projektligjeve apo vendimeve që mund të shkaktojnë reklamë negative për qeverinë, është një bumerang që pengon para së gjithash vetë qeverinë të gjykojë siç duhet atë që po bën.
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...