Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me zgjimin. Trimi flinte pasi lodhej, zgjohej pasi çlodhej. Dilemat e para lidhur me gjumin dhe zgjimin Trimit nisën t’ja bënë çorap trurin fill pasi nisi të mendojë të ikte a të mos ikte në kurbet kur gjumi dhe zgjimi nisën t’i nakatoseshin me njëritjetrin duke j’u dukur gjumi zgjim dhe zgjimi gjumë, ëndërrat realitet dhe realiteti ëndërr. Mes këtyre ngatërresave i lindi dhe pyetja nëse përveç gjumit dhe zgjimit a ekziston vallë dhe ndonjë gjëndje tjetër e ndërmjetme, ndonjë gjumëzgjim apo zgjimgjumë, e nëse po, cili ishte ndryshimi mes të dyjave. Por dyshimet nuk e mposhtën. Nuk jam kot Trim, tha, do iki në kurbet, dhe iku.
Në kurbet Trimi bëri gjithë kohën punë krahu. Ngatërresat me gjumin dhe zgjimin për një farë kohe i harroi. Por më vonë krimbi i gjumit dhe larva e zgjimit nisën përsëri ta gërryenin. Sepse atje, pra në kurbet, Trimi vuri re diçka të çuditëshme, sa më tepër punonte aq më i zgjuar ndjehej. Vazhdoi kështu derisa një ditë ndjeu se zgjimi ja kishte mposhtur plotësisht gjumin, gjumi i ishte zhdukur krejt, i kishte mbetur vetëm zgjimi. Ky zbulim e tronditi. Kjo që po më ndodh, tha me vete Trimi, është e frikëshme. Njeriu ndoshta mundet të flejë gjithë kohën, por nuk mundet të rrijë gjithë kohën zgjuar si po më ndodh mua. Puna e lodhëshme nuk ja mundësonnte të mendohej gjatë për gjumë, zgjim, dhe enigmat përkatëse, prandaj problemin e gjithzgjimit dhe zerogjumit për një kohë e la pezull.
Ndejti në kurbet disa vjet sa grumbulloi një sasi paresh të mjaftueshme për të ngritur një shtëpi të re si dhe për të marrë nuse në katundin e vet.
Pastaj Trimi i zerogjumit dhe gjithzgjimit të kurbetit, u kthye në katund ku me gaz të madh e pritën prindërit, motrat, vëllezërit, farefisi, miqtë.
Me tu kthyer në katund, nuk foli asnjë fjalë, nuk u takua me askënd, iku u përmbys drejt e në shtrat për të fjetur.
Ra Trimi për të fjetur, mirpo prit e prit e s’po zgjohej. U bënë merak. Megjithatë nuk e ngacmuan, e lanë të flerë. Le të flejë Trimi i lodhur nga kurbeti, thanë, së shpejti do çohet nga gjumi dhe do nisi punët, do punojë arat, do nisi ndërtimin e shtëpisë, do martohet, do bëjë dasëm.
Trimi fjeti tre ditë e tre netë si i vdekur.
Gjumi i gjatë i Trimit bëri përshtypje. Disa nga të afërmit sugjeruan që dikush ta shkundëte Trimin nga supet, a makar ta prekte me një fije bari në qafë për tu siguruar se nuk kishte vdekur, por askush nuk guxoi ta merrte iniciativën me fije bari te qafa ose shkop te veshi.
Kur më së fundi Trimi u zgjua, të gjithë morën frymë lirisht. Por Trimi s’foli asnjë fjalë. U çua nga shtrati. Doli në oborr, bëri një shurrë të të bollshme si shurrë kali në formë rrëkeje gjarpëruese që përfundoi në përrua, vajti në banjë ku ndejti gati një orë, u kthue nga banja, hëngri, piu, iku u rras prap në shtrat.
Epo do flerë edhe pak dhe do zgjohet, thanë.
Trimi u zgjua pas pesë ditësh e pesë netësh. Bëri të njëjtat veprime si herën e parë, dhe ja rrasi prap gjumit.
Të mësuar nga hera e parë kur fjeti gjatë dhe nuk vdiq, pra meqënëse precedenti fatlum, këtë herë gjumi i gjatë i Trimit nuk u bëri fort përshtypje.
Të tretën herë fjeti 8 ditë e 8 netë rrjesht.
Të katërtën herë 12 ditë e 12 netë.
Të pestën herë, kur pasi kishte fjetur plot 20 ditë e 20 netë rresht, nuk u ngrit fare nga shtrati. U tha,
-M’i sillni çdo gjë këtu në shtrat, të ngrënat, të pirat, dhe një oturak të madh me kapak hermetik. Jam mësuar në perëndim ku ka pak llafe dhe shumë punë, shumë zgjim dhe aspak gjumë. Pyetmëni shkurt, do tu përgjigjem edhe më shkurt.
E para e pyeti nëna;
-Të mori malli për mua ?
-Disi.
E pyeti motra;
-Do fillosh t’i punosh arat, do nisësh ta ndërtosh shtëpinë ?
-Po.
E pyeti vëllai;
-A do marësh nuse ?
-Ndoshta.
E pyeti Fisniku;
-A të mungoi Atdheu ?
-Aspak.
E pyeti Bujari;
-A ishte i lodhshëm kurbeti ?
-Ik provoje.
Kur pyetjet dhe përgjigjet shterrën, Trimi nisi të mendojë më kthjellët. Atje sa më tepër lodhej aq më pak flinte. Këtu sa më tepër çlodhej aq më tepër i flihej. Atje gjithë kohën zgjim. Këtu gjithë kohën gjumë. Zerogjumi dhe gjithzgjimi i kurbetit ja kishin zënë vendin zerozgjimit dhe gjithgjumit të katundit.
Duke e parë në atë gjendje të çakërrdisur disa miq i dhanë këshilla si të dilte nga gjendja e gjithgjumit dhe zerozgjimit të katundit;
-Ik në Gjermani ku po të panë duke fjetur të mbyllin në çmendinë.
-Ik në Amerikë ku gjumi është i ndaluar me ligj.
-Ik në Angli ku po fjete të shkojnë në hell.
-Ik në Australi ku po të flesh të burgosin.
Trimi i dëgjoi sa i dëgjoi dhe iku përsëri të flerë me ditë e me net.
Por tashmë nisi të shohi nga pak televizor për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur gjatë viteve të mungesës. Doli dhe disa herë në verandë për të parë fushat, kodrat, luginat, kopështet, arat, të cilat i kishte harruar fare, por tani j’u dukën të bukura dhe të dashura.
Megjithatë nuk merrte dot një vendim të rrinte këndej gjithë kohën i fjetur pa bërë asnjë punë, apo të ikte andej për të ndejtur gjithë kohën zgjuar duke punuar. Vazhdoi me këto hezitime derisa një mik i vjetër i tha;
-Dëgjo o Trim. Vetëm zgjim është çmenduri. Vetëm gjumë është vdekje. Edhe gjumë edhe zgjim është jetë. Zgjidh e merr.
Me të dëgjuar këto fjalë, Trimi i dha drejtim. Tha me vete; Do rri në katund. Do kombinoj gjumin me zgjimin. Do marr nuse. Do bëj 8 kalamaj në përputhje me kërkesat e kohës për një jetë edhe me gjumë edhe me zgjim; Dy bastarda prej atyre që as vetë nuk do ta dinë sa zgjuar e sa fjetur do ta kalojnë jetën. Dy hajduta me më tepër zgjim se gjumë. Dy bythpambuka me shkollë nga ata me laptop mbi sup me më tepër gjumë se zgjim. Dy për së mbari që do flenë kur do lodhen dhe do zgjohen kur do çlodhen. Pastaj do kem kohë të fle rehat atë gjumin e pafundëm pa zgjim.
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Sot Arben Imami kishte dhene nje interviste per kushtetuten ...
Çështja azilkërkuesve ishte tema kryesore e bisedimeve sot ...
Sali Berishen dhe Lulzim Bashen, vec shume e shume te tjerav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...