Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me tre vjet burg të shpifjes, nuk synon të dënojë shpifjen, synon të ndalojë njerëzit të ngrenë akuza për korrupsion. Bashkë me propozimin për dënimin me deri në tre vjet burg, qeveria ka dhënë edhe përkufizimin e asaj që ajo gjykon se përbën ?shpifje?. Ky përkufizim që mbartet në pjesën e dytë të fjalisë të nenit 238, shpifja konsiston në: atribuimin ndaj një zyrtari të lartë të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale.
Kjo do të thotë se, nëse shan një ministër me fjalë të pista, sa të duash e si të duash, kjo nuk përbën shpifje, nuk dënohet. Nëse i thua ?idiot?, kjo nuk përbën shpifje, sepse të qenit idiot nuk është vepër penale. Shpifja, sipas përkufizimit në fjalë është nëse i thua që ministri ?ka manipuluar tenderin?. Kjo përbën vepër penale sepse manipulimi i tenderit përbën vepër penale.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëpër qytetet e mjera të Shqipërisë, ku sakaq njerëzit e kanë frikën në bark, kur një qytetar të ngrihet për të thënë se kryebashkiaku bej ka bërë një vilë luksose që nuk përkon me të ardhurat e tij si kryebashkiak. Ose të thotë se mësuesit po pushohen nga puna për të punësuar militantë partiakë. Kjo përbën shpifje dhe dënohet me deri tre vjet burg. Ka pak rëndësi se sa e bazuar apo e pabazuar është akuza e ngritur. Siç e dimë shumë mirë ne dhe siç na e kujton shpesh kryeministri, prokuroria dhe gjykatat janë institucione të korruptuara deri në palcë. Ka shumë pak gjasa që një prokuror të hetojë mbi akuzat, e bazuara apo të pabazuara qofshin, të ngritura nga media apo nga individët. Rrjedhimisht ka shumë pak gjasa që akuzat për korrupsion të cerfitikohen si të vërteta nga gjykatat. Por e kundërta është shumë e lehtë. Për shkak se korrupsioni nuk dënohet, akuzat për korrupsion janë lehtësisht të identifikueshme si ?shpifje? sipas përkufizimit të qeverisë.
Propozimi i qeverisë nuk dënon shpifjen. Vetë përdorimi i fjalës shpifje në propozimin në fjalë është i pavend. Propozimi synon të dënojë akuzat ndaj zyrtarëve, të drejtën e qytetarëve për të ngritur dyshime se një tender u manipulua, se një qytetar u pushua pa të drejtë nga puna, se një punësim u bë mbi kritere politike.
Rrjedhimisht, propozimi i qeverisë është një projektligj që synon të kërcënojë çdo qytetar të mos e hapë gojën. Ai nuk synon asgjë tjetër veçse mbylljen e gojës së qytetarëve ndaj korrupsionit të pushtetarëve.
Vetë klasifikimi i shpifjes te kapitulli i ?krimeve kundër shtetit? është një çudi më vete. Sipas konceptit të qeverisë, pushtetari është vetë shteti. D.m.th, shteti nuk është ajo tërësi ligjesh dhe institucionesh që duhet të garantojë liritë dhe mirëqënien e nënshtetasve. Shteti është zyrtarët e lartë të emëruar apo të zgjedhur.
Në fund, duhet të theksojmë gjithashtu se propozimi vështirë se do të sjellë edhe guximin e këtyre pushtetarëve që i thonë vetes ?shtet? të dënojnë njerëz me këtë ligj. Thjeshtë ideja se dikush mund të hyjë në burg pse quajti një politikan ?hajdut? mjafton për ta çuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE pesëmbëdhjetë vjet pas.
Gazetarët, të cilët mund të bien pre e këtij ligji të parët, për shkak të detyrimit që kanë për të informuar publikun për tenderët e manipuluar të qeverisë, për inaktivitetin e prokurorisë dhe padrejtësitë e pafundme të sistemit të drejtësisë, nuk duken fare të shqetësuar nga ky propozim. Përkundrazi, gazetarët duken thjeshtë të neveritur. Ideja që disa politikanë i japin vetes të drejtën të mendojnë se kanë vetë shteti, se kanë të drejtë të vjedhin, kanë imunitet ndaj ndëshkimit dhe në fund, pretendojnë se duhet të kenë imunitet edhe ndaj akuzave se po vjedhin.
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Nga Mero BAZEUnë e njoh djalin e Valentina Leskaj, që përfol...
Nga Erget CENOLLIKorçë- Kryeministri i Shqipërisë ditën e sh...
Nga Kastriot ISLAMI Cfare po ndodh ne Rumani?Protestuesit ja...
Nga Artan FugaAi mbledh në një mejhane disa karagjoza estra...
Sot Arben Imami kishte dhene nje interviste per kushtetuten ...
Çështja azilkërkuesve ishte tema kryesore e bisedimeve sot ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...