Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Iniciativa është befasuese, pasi po ndërmerret në kulmin e një fjalori represiv, mbushur me paralajmërime për biznesin e vogël që tenton të jetë informal, dënime që shkojnë deri në burgosje. Heqja fare e taksës për xhirot deri në 50 milionë lekë të vjetra, është realisht një masë e fortë dhe një ndihmë reale për çdo biznes të vogël në vend. Është praktikisht liria për të bërë biznes pa taksa, pasi asnjë biznes i vogël shqiptar nuk ka ndonjë xhiro që e kalon këtë shifër. Edhe pjesa nga 50 milionë deri në 80 milionë të vjetra, që do të paguaj 5 për qind, është dy herë më e fituar se nga taksat në kohën e Berishës, që ishte dhjetë për qind, dhe një zgjerim i dukshëm i lehtësimit fiskal për biznesin familjar.
Kryeministri Rama e justifikoi nismën me një arritje të luftës kundër informalitetit, pra me faktin që aksioni ka bërë të rritet formalizimi i biznesit, dhe kjo u jep shanse të lehtësojnë bizneset që do paguajnë. Nëse është arritur vërtet ky rezultat dhe nëse kjo ulje është bërë për këtë shkak, është një lajm i mirë. Por, dhe nëse nuk është tamam kështu, është një vendim i fortë, i cili do të ketë ndikimin e vet mbi riformulimin e buxhetit të shtetit që qeveria ka nëpër duar dhe që ka pas një shtysë të forte, që dëshmon për ndjeshmërinë e qeverisë ndaj realitetit të biznesit të vogël.
Tani vendimi u mor dhe për biznesin nuk ka shumë rëndësi, nëse kryeministri e bëri këtë nder ngaqë ka vërtet arritje në fushën e taksave nga lufta kundër informalitetit, apo ka parë që nuk i funksionon skema e taksave të larta dhe kërkon t?i tërheqë në sistemin e formalizimit të gjithë, duke u ulur, ose hequr taksat, siç ka bërë praktikisht. Për biznesin është thjesht festë.
Por, për vëzhguesit e ekonomisë dhe ata që duan të kuptojnë se çfarë është duke bërë vërtet kryeministri dhe a po i rakordon shifrat me njerëzit e financave në vend, është e rëndësishme të dihet shkaku përse u mor ky vendim. Për mua, cilido që të jetë shkaku, është lajm i mirë.
Nëse vendimi është marrë për atë që thotë kryeministri, pra për faktin se janë rritur të ardhurat nga formalizimi dhe ja vlen të ulen taksat, atëhere jemi para një hapi serioz të qeverisë, në raport me biznesin.
Por, edhe nëse nuk është kjo arsyeja reale, por një mënyrë elegante për t?u tërhequr nga represioni dhe taksat e larta, është përsëri shumë mirë. Një mënyrë për t?i kërkuar ndjesë biznesit dhe për të prodhuar një klimë pozitive për të, nuk është kurrë e vonuar. Në këtë rast, Edi Rama është në limitet e një rekordi historik, që do të thotë praktikisht pa taksa gjithë biznesi i vogël. Kjo justifikon çdo betejë edhe represive ndaj atyre që nuk duan tashmë as të formalizohen, edhe pse e kanë taksën zero. Po t?i shtosh kësaj dhe premtimin tjetër, që vetëm një nga familjarët është e nevojshme të sigurohet, kur biznesi është familjar, lehtësirat shtohen dhe më shumë dhe e kthejnë këtë nisëm, në një nga platformat më të rëndësishme fiskale të qeverisë, e cila në vend që të ishte boshti i reformave, është për fat të keq, amendamenti i tyre.
Deri në kalimin e buxhetit në Kuvend ka ende kohë dhe paketa e re fiskale që do të integrojë këtë inciativë, natyrisht do të ketë nevojë për ndërhyrje në ligjin e taksave vendore, ku duhet të mbushen plot vrima dhe të rishkruhen dispozita të reja për të siguruar ekuilibrin fiskal.
Por, vendimi i kryeministrit ka jo vetëm një peshë fiskale të rëndësishme në buxhet, pasi e prek drejtpërdrejtë atë, por ka dhe një peshë në psikologjinë e biznesit të vogël, i cili është ndjerë i terrorizuar së fundmi nga masat e forta kundër informalitetit dhe sidomos nga përmendja e fjalës burg për shkak të taksave. Tani u është hequr shkaku (që ka qenë mospagimi i taksave), kështu që nuk kanë pse i tremben burgut. Thjesht duhet të formalizohen. Pra, Edi Rama ka gjetur dhe një mënyrë të tërhiqet nga kërcënimi për burg, duke eleminuar arsyen përse duhet të shkoje në burg, kur kishe një biznes të vogël.
Në këtë pike, e shikoj më shumë si një vendim që do të rrisë dhe më tej formalizimin e biznesit pa e trembur atë, se sa një vendim që është marrë për shkak të arritjeve kundër informalitetit. Por, në të dyja rastet, është një vendim i mirë për biznesin. Nuk jam i sigurtë sa i lumtur është ministri i Financave, por njerëzit ndjehen më të sigurtë kur i kanë lekët në duart e tyre, se sa në xhepat e shtetit.
Nga Kastriot MYFTARAJNë Histori ka ngjarje që zbulojnë të vë...
Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vi...
Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryeta...
Bota trondit te Premten e zeze te 13 Nentorit, kur Parisi u ...
Të parët i çoi atje suksesi, ambicja, formimi i tyre kultur...
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashi...
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush park...
Në vitin 2010, unë kam botuar në shtyp, brenda pak ditëve tr...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspek...
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...