Nga Dritan Prifti/ A jemi gati për luftë?
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashi...
Të parët i çoi atje suksesi, ambicja, formimi i tyre kulturor dhe shanset për karrierë brenda një perandorie, kurse të dytët, dështimi ynë, varfëria, injoranca dhe mungesa e perspektivës. Të parët, në rastin më të parë që ju dha, erdhën e formuan shtetin shqiptar, ndërsa këtyre, rasti i parë që do t?iu jepet, sipas kërcënimeve të tyre, do të shkatërrojnë shtetin shqiptar.
Edhe pse krahasimi nuk është fort i këndshëm, ai është një vizatim i shpejtë i dështimit të lirisë sonë. Ky fillim shekulli është periudha e lirisë së shqiptarëve kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por janë dhe vitet që u kanë hequr alibinë shqiptarve, për të gjetur një armik tjetër që t?i pengojë në rrugën e tyre të lirisë. Reaksioni i këtyre shqiptarëve që kanë marrë rrugët e terrorizmit, nuk është i njëjtë me ndonjë anglez, francez, gjerman apo Italian, që i bashkohet ISIS. Ata mund të shkojnë individualisht, por nuk kanë asnjë simpati nga askush që lënë pas. Shqipëria dhe Kosova, por sidomos shqiptarët e Maqedonisë, duhet ta marrin seriozisht simpatinë që ekziston në trojet tona, për këtë përbindësh të ri që po rritet edhe me ndihmën tonë.
Disa dogma etike duhet t?i lëmë përfundimisht mënjanë dhe duhet ta shikojmë të vërtetën në sy. E vërteta e parë e hidhur është që vala e simpatisë ndaj tyre, është çështje fetare dhe ushqehet nga feja myslimane. Klishetë e përsëritura që feja islame nuk ka punë me terrorizmin, apo që Kurani nuk i lejon ata të veprojnë kështu apo ashtu, janë një çështje që ha shumë diskutim. Problemi ka nisur se ky islam politik radikal, ka filluar të ngrihet në këmbë duke ri-interpretuar Kuranin, duke ndryshuar në thelb dogmën e fesë myslimane, dhe kjo i ka dhënë liri të flasë çfarë të dojë në emër të Kuranit. Myslimanët nuk e kanë kundërshtuar këtë, ose së paku nuk i kanë shpallur luftë kësaj shkolle të re islame. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, tashmë ata që i ndjekin nga afër zhvillimet brenda komunitetit mysliman, e dallojnë qartë islamin tradicional nga mjekërgjatët e rinj, që janë gati të të tregojnë se çfarë ka thënë Profeti Muhamet edhe për mesazhet në telefonin celular të gruas, edhe pse celulari është shpikur shekuj pas tij.
Feja islame ka një problem të madh, mosreformimin e saj, dhe një problem edhe më serioz, regresin e saj dhe mungesën e debatit publik. Shoqëri të tilla si kjo e jona, që vijnë nga një traditë e gjatë dikatature dhe nënshtrimi ideologjik, gjenden papritur të zbrazta dhe në kushtet kur dështojnë apo nuk ja arrijnë dot të ndjehen të realizuara në realitetin e ri, i dorëzohen me shumicë një idelogjie të re, çfarë as më shuëm e as më pak, por islami politik që po përqafojnë qindra shqiptarë që kanë shkuar si qytetarë të rinj të Shtetit Islamik dhe mijëra të tjerë këtu që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen, kur flasin këto ditë për ?Francën antishqiptare? të Versajës duke harruar Francën e Rambujes pro Kosovës, që flasin për Evropën kurvë dhe jo për Evropën që na çliroi nga komunizmi dhe Serbia, që flasin për konspiracione rreth ISIS dhe jo për djemtë tanë që kanë shkuar aty, edhe për fajin tonë. Në këtë pike, ne ISIS nuk na rrezikon si një shtet që do na pushtojë, pasi jemi vend anëtar i NATO dhe nuk kemi asnjë rrezik real, por na rrezikon si një vend tek i cili ne po shkojmë duke çuar djemtë tanë ushtarë të tij. ISIS dhe zhvillimi i islamit politik, është nga ato pika të mëdha kthese në historinë e kombit tonë, që po nuk i qëndruam fort dhe me një vizion të qartë pro perëndimor, ne rrezikojmë ta bëjmë relative ekzistencën e kombit shqiptar.
Ata nuk kanë për të ardhur kurrë në kufijtë tanë me ushtri, por kanë ardhur ndërkohë me hoxhallarë dhe misione bamirëse, me celula terrorisite dhe njerëz që janë jashtë kontrollit të shteteve tona. Shqipëria dhe Kosova duhet të ndalin me forcën e ligjeve të reja nëse duhet, këtë invazion tinzar dhe duhet të aplikojnë dhe nxjerrjen jashtë ligjit të partive politike, organizatave politike, apo shoqatave që përdorin politikisht këto rryma. Pa pikën e mëshirës duhet të ndalohet çdo akses i tyre në jetën politike parlamentare dhe publike në emër të laicitetit të shteteve tona dhe orientimit perëndimor si pjesë e sigurisë kombëtare. Turqia i mbijetoi laicititetit për gati një shekull, duke nxjerrë disa here jashtë ligjit parti apo politikanë që tentonin të preknin laicitetin e shtetit.
Shqiptarët nuk duhet të kenë asnjë mëdyshje në këtë histori. Ata janë një shumicë myslimanësh pro perëndimorë dhe laikë, dhe ky identitet i tyre është detyrim kombëtar për t?u mbrojtur nga të dy shtetet shqiptare, qoftë dhe me forcë. Ne jemi nga kombet e pakta në botë, për të cilat Perëndimi është investuar për të krijuar një shtet në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, siç është Kosova, dhe ne e kemi detyrë që ashtu si bota largoi me bombardime errësirën e një diktature mbi gjysmën e kombit tonë, ne të mbajmë larg qoftë dhe me forcën e ligjit të ashpër, një errësirë të re që mund ta zhdukë kombin shqiptar. Kuisjet e ndokujt në Tiranë dhe frika se mos bëhet politikë me luftën kundër islamit radikal, janë në të vërtetë shenjat e para të atyre që tentojnë të përdorin politikisht islamin radikal për ta çuar atë drejt pushtetit. Kësaj nuk i duhet dhënë asnjë shans.
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashi...
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush park...
Në vitin 2010, unë kam botuar në shtyp, brenda pak ditëve tr...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspek...
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Rikthimi i shpifjes si vepër penale, po mbledh një shtrëngat...
Kryeministri Edi Rama lëshoi dje një deklaratë të fortë kur ...
*Nga Lorenc VangjeliTani pyetja nuk është kur, por si? Çfarë...
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakont kundër ...
Nga Bledi ManeKam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura n...
Nga Kastriot MYFTARAJMerkel, e ballafaquar me reagime të fuq...
Prej më shumë se një muaj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ...
Në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre q...
Nuk ka dyshime se dorëheqja e papritur e ministrit të Drejtë...
Nga Artan FugaKatastrofa e ndotjes me naftë a zift në gjirin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...